Fabul politike
Serbët thanë jo. Lanë edhe mundësinë për me reflektua ende. Kjo në dukje të parë duket si fitore! Ata që mendojnë se kur ngordhë lopa e fqinjit ne jemi në fitim, po përpiqen me zhurmë me e shitë për fitore. Ia hodhëm jo vetëm Serbisë, por edhe Evropës. Edhe Amerikës! Udhëheqësit tonë të fortë dhe dinak!
Lopa e fqinjit vërtetë duket me shumë telashe, e madje mund edhe të ngordhë! Por, me gjasë nuk do ta lënë të ngordhë: së pari disa nga fuqitë e konfrontuara , e pastaj edhe vetë serbët. Por, edhe nëse u ngordhë lopa fqinjëve, a përfitojmë ne nga kjo? A është kjo formula jonë, evropiane, e suksesit ?
A po e fitojmë një fqinj të rehatuar në kufi? A po e rehatojmë Kosovën përbrenda? A është e mundur “stuhia” kosovare? Hmmm…! Nuk po duket ashtu. Së paku kryeministri ynë fitoi edhe një rast të mbulojë brishtësinë e vet me fjalë të forta, në përkrahje të qëndrimeve të SHBA-së dhe BE-së rreth Kosovës! Se si duket, qeveria nuk ka qëndrime të vetat. Por, qeveria duhet të ketë qëndrime edhe duhet të ketë një vizion. Ka mbetur edhe opsioni që me serbët duhet biseduar pa hile, në një lojë pa fitues, për të hapur rrugën drejt Evropës.
Hapja e rrugës për Evropë e shkëputë edhe Serbinë, edhe Kosovën nga e kaluara, nga mitet dhe idhujt mesjetarë! Kjo vështirë se arrihet duke bërë rolin e lepurushit azgan. Kjo nuk arrihet me lojën e pasinqertë të rikthimit në përqafim të një perandorie që po rilindë, për të shpëtuar nga një tjetër mini perandori që po bie. Kështu veç ndërrohen padronët e vjetër me ata edhe më të vjetër. Film i shikuar tashmë, pavarësisht aktorëve të rinj. Loja gjeopolitike mbetet ajo e vjetra. Kështu, konflikti mbetet latent edhe serbët i kthen në viktima dhe rrjedhimisht mbetet hapësirë për të futur duart çdokush. Kështu nuk krijohet identitet! Së paku jo evropian!
Kur e përmendëm lepurushin, të mos e lëmë lexuesin të pres. Tregohet pra një barsoletë për lepurushin azgan dhe të fortë, i cili u bë tmerr në tërë pyllin. Ky nuk është ai pylli i famshëm me Robin Hoodin dhe banditët e arratisur, të hurit e konopit, të cilët pastaj bëhen të mirë dhe luajal ndaj mbretit. Ky është pylli jonë i famshëm ballkanik ku të mirët bëhen të këqinj sapo bien buritë nacionaliste. Bëhen kriminelë.
Kështu, sipas barsoletës, mbreti i përkohshëm i xhunglës ballkanike, lepurushi veshgjatë, futet në mes të shtazëve më të egra të pyllit të cilat po pinin në një lokal. “Kush do të matet me mua”, paska sfiduar lepurushi i bërë tapë. Natyrisht, pasi qeshën të gjithë sa ishin aty, i pari ishte ngritur në këmbë tigri i rrezikshëm dhe të dy paskan dalë përjashta për t’u rrahur. Pas pak minutash në lokal përsëri ka hyrë lepuri dhe e paska hedhur lëkurën e tigrit mbi tavolinë. “Kush tjetër do të provojë veten”, paska pyetur ai me një zë të çjerrë nga sforcimi. Pas tigrit qenka lajmëruar vet ujku i frikshëm, dhe pas pak minutash edhe lëkura e ujkut paska përfunduar mbi atë të tigrit…!
Kush tjetër, qenka krekosur lepurushi? Kush e ka radhën? Shtazët e egra filluan të dridhen. Heshtje varri! Por, aty ishte edhe luani, mbreti i xhunglës…! Por, ta lëmë për një çast luanin mbret, i cili dorën në zemër, jo pa shqetësim po bëhej gati të dilte në mejdan! Ta kthejmë kokën për pak çaste nga xhungla jonë politike, ku krekosen si “zoon politikon” oligarkët tanë të rinj! Për ata që nuk e njohin këtë lloj të “shtazëve” të rikujtojmë Aristotelin i cili njerëzit dikur i quante “shtazë politike” dhe këtë nuk e thoshte në kontekst aspak negativ.
Si e dini edhe vet, në skenën tonë publike mbizotërojnë disa “zoon politikon” për të cilët nuk ka ligj, të cilët munden me bë çka të duan brenda vendit, derisa jashtë vendit ata janë kooperues deri në përulje. Madje, për jashtë as që kanë ndonjë qëndrim. Nuk u intereson. As të fortëve nuk u intereson se çka bëhet brenda. Jemi në karantinë!
Sidoqoftë, z. Vuçiç duhet ta ketë kuptuar definitivisht se përse kryeministri jonë e ka ngritur zërin në takim dhe përse ka pasë kurajo ta flas atë fjalinë e “mençur” të cilën e kishte përdorë edhe në Parlamentin e Kosovës kur po i drejtohej opozitës tonë të zhurmshme, por joefektive. “Nëse nuk ju rrihet, qe derën ku e keni”, kjo pak a shumë ishte fjalia e famshme, apo diçka ngjashëm, sepse prej përdorimit të tepruar nëpër media ka mundur të arrijë deri te ne edhe e deformuar. E, në Parlament nuk kemi qenë. Dëshmitarëve, po aq sa mediave të (pa)varura është vështirë t’u besohet në Kosovë.
Por, serbët tani për tani e refuzuan projektin e baroneshës. Ata e cilësuan projekt-idenë evropiane si ultimatum. Kjo në kujtesën e tyre historike ndjell refuzim. Një ultimatum e kishin marrë qysh në kohën e Luftës së Parë Botërore dhe kishin humbur një betejë të madhe. Pastaj me gjithë shtet ishin tërhequr nëpër Shqipëri. Pastaj ishin kthyer me ndihmën e fuqive perëndimore me gjithë shtet, si fitimtarë. Ultimatumi i bënë të ndihen të rrezikuar, por jo të mundur përfundimisht.
Historia dhe historianët e mbajnë gjallë ëndrrën e tyre imperiale. Shkopi dhe karota si duket nuk po funksionojnë te serbët sikur te oligarkët tonë. Egoja serbe si duket i kalon përmasat e zakonshme.
Pra, kryeministri ynë e ka pasë të qartë se çfarë po bënë kur e ka ngritur zërin para opozitës në Parlament, por edhe në bisedimet në Bruksel. E ka kuptuar tashmë se ai është veç një zëdhënës për politikë të jashtme, e për tjerat pastaj i ka duart e lira.
Kryeministri i “humbi nervat” dhe e rrahu tavolinën, thonë analistët ndërkombëtarë. Dhe ky lepurushi ynë i inatosur, solli deri te teposhta e negociatave. Mbase edhe presioni me datat ndikoi keq!
Tash jo se ka bërë kushedi sa keq, se z. Vuçiçit duhej treguar se ku e ka vendin, por tashmë edhe ai e edhe shefi i tij Daçiç e kanë kuptuar se nuk po negociojnë me kosovarët, por me SHBA dhe BE. Në mënyrë tragjikomike kjo u bë e qartë me “shpërthimin” e kryeministrit tonë. Vija e kuqe si duket po trashet dhe bashkësia ndërkombëtare nuk e ka ndërmend të rihapë “Kutinë e Pandorës”, duke privilegjuar serbët pakicë në Kosovë, ashtu siç i kishte privilegjuar Jugosllavia dikur. Parimet e njëjta që vlejnë për të tjerët në Serbi duhet të vlejnë edhe për serbët në Kosovë. Në fakt, askush nuk mund të ofrojë më shumë se barazi para ligjit.
Por, të kthehemi te barsoleta jonë dhe lepurushi veshgjatë, në pyllin real.
Derisa luani, që po e shihte se i ka ardhur radha, po dridhej para lepurushit, papritmas hyn në lokal një arushë e madhe. Të gjithë heshtën. “Atëherë”, tha arusha, “unë po shkoj në tualet dhe mos të guxojë kush të ma ngucë lepurushin derisa të kthehem”. Kështu u zbulua fuqia e papërmbajtur e lepurushit dhe shtazët e frikësuara e kuptuan se me kë kanë të bëjnë. Serbët, sidomos z. Vuçiç , mbiemri i të cilit në përkthim do të thotë ujk i vogël, tashmë e kanë kuptuar këtë! Opozita po ashtu! Apo, nuk e kanë kuptuar?
Morali i përrallës është se lepurushi mund të luajë rolin e mbretit të xhunglës derisa arusha nuk duket në skenë. Nëse arusha del në skenë, për çfarë duhet lepurushi?
Merreni krejt këtë veç si një fabul politike. Do të thosha moderne, por nuk ka asgjë moderne në grindjet për territore dhe pushtime. Por, fabulat gjithnjë kanë një moral, për dallim prej politikës!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
Gjesti lë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania
Zjarr në një fabrikë në Bibaj të Ferizajt, zjarrfikësit dhe policia intervenojnë me urgjencë
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos