Marrëveshje a një copë letër
Kohëve të fundit, gjithnjë në fjalorin e kryeministrit – por edhe atë medial – përmendet termi “marrëveshje”, pa specifikuar llojin e kësaj “marrëveshjeje”. Disa përmendin fjalën “traktat”, e në realitet as ata nuk e din se a me qëllim e thonë kështu, apo se çka do të thonë me këtë emërtim!
Një pjesë e tyre mendon se Serbia tashmë ka bërë hapa drejtë njohjes së Kosovës, përderisa Serbia në vazhdimësi e refuzon këtë e nuk përmend emërtime të tilla “marrëveshje”. Ata gjithë kohën flasin për një lloj dokumenti të mundshëm, që s’ka të bëjë fare më marrëveshje ndërkombëtare apo tipave të traktateve, që automatikisht kishte quar drejtë njohjes së Kosovës. Kjo duket pakëz si vështirë të ndodhë në politiken nacionaliste serbe, kur ata janë duke bërë përpjekje për të hapur ndonjë derë të kantonizimit të Kosovës apo të formave tjera, apo për ta lënë gatshëm portën drejt ndonjë etniteti serb brenda shtetit të Kosovës.
Shumë përdorën terma që kanë të bëjnë me tipin e marrëveshjeve ndërkombëtare, por jo edhe aq bindshëm për opinionin tonë, sepse gjërat qëndrojnë realisht krejt ndryshe: Serbia tenton që të ketë një letër të pavlerë të nënshkruar me Kosovën, që nuk tregon as formë e as përmbajtje juridike ndërkombëtare, përderisa për këtë apo ndonjë lloj të marrëveshjes ndërkombëtare nuk pretendon të nënshkruhet nga BE dhe SHBA ne mes të dy shteteve. Kjo më tepër ka të bëjë me akte formale të ndërtuara me një gjuhë politike, duke kërkuar me çdo kusht normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës e Serbisë, pa prejudikuar llojin e dokumentit të mundshëm që do të nënshkruhet.
S’ka ndonjë terminologji adekuate juridiko-ndërkombëtare që do të mund të përmendej në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kështu qëndron ky pozicion i BE-së dhe SHBA-ve: dokumenti mund të jetë i tipit të formuluar me kërkesa dhe konkluzione që qojnë drejtë zgjidhjeve, por jo duke ua vënë emrin dhe adresën e llojit të dokumentit, që përndryshe do të paragjykonte edhe në një variant njohjen e Kosovës.
Një dokument në formë të konkluzave pritet të nënshkruhet. Përveç kësaj, pala e Beogradit bën përpjekje që deklarativisht të pajtohet me konkluzionet, pa dhënë ndonjë garancion të fuqishëm që do të respektohet nga serbët e veriut. Ndërsa, as deklaratat ndërkombëtare nuk janë aq decidive që Serbia duhet të nënshkruaj diçka. Kjo tentohet të minimizohet. Me rëndësi është që të arrihet qëllimi, pra që shtetet të normalizojnë raportet: as më shumë e as më pak.
Kjo lojë është duke u luajtur që një kohë të gjatë dhe efekti është më rëndësi. Këtë e kërkon BE. Pala jonë duket e trimëruar dhe kjo është mirë për neve përballë presioneve. BE nganjëherë jep edhe deklarata impresionuese për Serbinë, se kanë bërë përparime në reforma në Serbi, por shpesh duke lavdëruar edhe liderët serbë se janë për kompromise. Në anën tjetër, funksionaret e lartë serbë luajnë me fjalë të mëdha, gjoja se ata dinë shumëçka, se e kanë të qartë që Kosova tash më është ndryshe etj.
Pak për të besuar në këtë lojë fjalësh. Asgjë më tepër. Kosova edhe një kohë të gjatë do të mbetet në “konflikt të ngrirë”, si rezultat i mosgatishmërisë serbe për të njohur Kosovën si shtet. Të gjithë e dimë se një lloj letre pritet të nënshkruhet, por nuk duhet të themi se kjo është marrëveshje, sepse nuk do të korrespondonte me realitetin. Andaj, pritet një leëer konfirmimi se palët pranojnë kushtet për normalizim, pa emer dhe adresë të ndonjë dokumenti ndërkombëtar.
Kjo letër-konfirmim do të thotë hapje e derës së Serbisë për në BE. Serbia duhet të falënderojë Kosovën, fqinjin e saj, për një punë të mirë dhe lojë të mirë, përderisa Kosova nuk dihet çka fiton. Por, mund të thuhet se Kosova po ngjason gjithnjë e më shumë në një shtet paqeje e prosperiteti regjional!
Tash, Serbia do të vazhdojë lojën e saj edhe më tutje me Kosovën dhe me serbët e veriut ne modalitete tjera. Ndërsa, Kosova do të duhej në vazhdimësi të punojë që të ruaj integritetin territorial.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike
![LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albin-kurtilogo-780x439.jpg)
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/3-14-780x439.jpg)
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe