“Paqja” akademike
U pa puna! Këtu e tutje, doktoraturat do të aprovohen drejtpërdrejtë në mbledhje të prindërve, ku studentë e prindër do të japin fjalën e fundit. Nuk është e domosdoshme që studentët të jenë të rregullt e as prindërit të dinë shkrim-lexim. Votohet me ngritje dore. Kush e ka shumicën, ai e bënë shkencën!
Dikur thuhej se “jeta shkruan romane”, e unë them se edhe “Politika po shkruan kolumne”! Kolumnet e mija në të vërtetë po i shkruan (para)politika! Unë veç po i përshkruaj!
E, kur jemi te unë, u bënë disa vjet që e kam paraqitur një temë magjistrature me titull që lidhet me identitetin kosovar. Reale apo e shpifur, kjo është një temë po rrotullohet mediave tona e rrjedhimisht edhe nëpër kokat tona. Derisa personalisht e kam të qartë se si ndihem lidhur me këtë, kur është në pyetje prononcimi shkencor kam disa dilema. Jam i prirë me pritë se si po zhvillohet ky proces i formësimit të identitetar, i cili po ndodhë para syve të tonë! Në fund të fundit, tema shkencore nuk është kolumne.
Por, përderisa jeta po shkruan romane, e politika kolumne, punimet shkencore dhe temat akademike po i shkruajnë vetë personalitetet akademike. Disa i shkruajnë edhe me para, por ata nuk janë pjesë e diskutimit tonë të sotëm publik. Ruana Zot, nuk kam dilema për akademikët e sotëm, sepse edhe në kohën e partisë së kuqe, akademikët vinin nga politika. Por, kam pritur që në këtë kohë të “liberalizmit” të krijohet një hendek sado formal në mes të tyre.
Parimisht, politika nuk është argument në shkencë e as shkenca në politikë. Apo, e kam gabim?! Gabim e kam! Edhe pse udhëhiqen nga parime të ndryshme, në kohën e partisë-shtet ka ardhur deri te një simbiozë në mes të tyre. Bashkëjetojnë! Kreu i partisë-shtet vjen nga universitetet, e universitetet janë mbushur me ligjërues politik. Vdesin për të bashkëjetuar!
Por, të kthehemi te tema. Tema pra ka ngecur. Në ndërkohë kam shkruar disa vëllime! Por, letërsia nuk është shkencë. Është diçka subjektive. Por… derisa këto ditë po e fajësoja veten përse nuk kam vepruar si shumë të tjerë të cilët i kanë hedhur disa teza dhe kanë cituar disa autorë “poshtë e përpjetë”, ndodhi diçka që më këndelli dhe më largoi nga dëshpërimi. Po i kontrollojnë temat. Komiteti i paqes! Studentë paqësorë dhe militantë të partisë-shtet! Shpëtova, klitha pa arritur të përmbahem nga gëzimi!
Komitetet revolucionare do të vlerësojnë të gjitha tezat shkencore. Askush nuk mund të shpëtojë! Nejse, ndoshta në këto komitete mund të ketë edhe “personalitete” të fuqishme politike, të cilat në shkencë nuk arrijnë të dallojnë tezat prej tezeve, por gjithsesi edhe tezet janë faktorë në politikë, e shpesh edhe në shkencë. Tezet edhe dajtë!
Në rregull, plagjiaturat janë të dënueshme edhe në “ekonominë” e shkencës së lirë, por në këtë plan jemi të hendikepuar si shoqëri. Pjesa më e madhe e doktoraturave janë në letër dhe janë shkruar me makinë shkrimi e jo me kompjuter dhe nuk bëjnë punë softuerët për të gjurmuar vjedhjet akademike. Prandaj, doktorë, qitni tezat në diell! Por, komitetet nuk interesohen për plagjiaturat. Por, për tezet, se nuk mjaftojnë veç tezat.
Kështu, komiteti paqësor i studentëve dhe i partisë e ka gjetur idenë se si me e shti popullin me lexu. Për dënim kanë me i lexu krejt doktoraturat e të gjithë personave publikë, dhe nëse mbijetojnë – dhe ruana Zot – gjejnë diçka subjektive në to, atëherë fajtorët do të dënohen me djegie në turrë të druve ose me prerje gishtash. Qysh kanë guxu me shkru diçka subjektive. Pa e pyet askënd. Sidomos askënd nga (para)politika.
Rrethanë lehtësuese është se nëpër gjykata të kompletuara me konsensus vendor dhe ndërkombëtar, tashmë ka mjaftë gjykatës të cilët kanë përvojë, sepse kanë dënuar njerëz me vite burg, në emër të popullit, edhe për më pak. E kanë shpallur armik edhe ndonjë fëmijë që e ka shkruar në borë sloganin “Kosova republikë”. Për qarqet e atëhershme politiko-akademike kjo ishte një kërkesë krejtësisht e papranueshme. Ata i kishin të gjitha argumentet e botës se ky slogan ishte kundër interesave të qytetarëve të Kosovës, e madje edhe të kombeve dhe kombësive të Jugosllavisë.
Por, këta fëmijë u rritën e armiqtë u shtuan si farë e keqe dhe vërtetë e bënë Kosovën Republikë. Qy republikë, shtet e bënë! Kontinent e bëjnë! Edhe kjo gjithsesi është në interes të qytetarëve të Kosovës. Kështu rezonojnë të njëjtit akademikë. Edhe atëherë e edhe tash e nxjerrin të njëjtin argument. Atë të forcës. E kishin forcën pas vetes. Shkenca ishte në shërbim të partisë. Edhe gjykatat! Krejt ishin në shërbim të partisë-shtet. Nëse nuk pajtoheshin tezat shkencore dhe tezat e partisë, shkenca lëshonte udhë. Kështu dolën temat tragjikomike të doktoraturës me kooperativa dhe me rolin e udhëheqësit të pagabuar në ethjen e dhive baloshe.
Nejse, kooperativat janë harruar, e edhe lufta po harrohet dalëngadalë! Edhe plagët e viktimave po mbyllen po ashtu, sa nuk ka mbetur vend më për kurrfarë ekzaminimi. Deputetët militantë ja futën kot kësaj radhe! Plagët shpirtërore natyrisht janë subjektive dhe rrjedhimisht nuk janë shkencore. Kështu, për të mos u harruar lufta, kanë mbirë si kërpudhat pas shiut edhe temat e doktoraturës me këtë subjekt. Por, nuk ka asgjë të keqe këtu. Tema si temë vetvetiu nuk është as e mirë as e keqe. Por qasja, kurrqysh nuk guxon të jetë subjektive, se këtu ndërhyn komiteti paqësor, studentor dhe partiak, i cili për të shëruar komplekset synon me dhanë fjalën e fundit edhe në fushën e shkencës. Në fund të fundit profesorët vlerësojnë me notë, ndërkaq komitetet janë gjykata morale. Nëse studentët thonë se profesorët e kanë gabim, ata kanë të drejtë!
Rrjedhimisht, nga sa u parashtrua më lart, po e kuptoni përse unë jam shumë i lumtur që ende nuk e kam mbrojtur temën time, dhe kjo jo falë dilemave shkencore apo dembelisë time akademike, por sepse paskam qenë vizionarë! E paskam paraparë që herët apo vonë do të shfaqen komitetet.
Kështu, kandidatë, nëse komiteti nuk i kanë aprovuar paraprakisht tezat e doktoraturës, kujdes se del dikush e t’i konteston tezet edhe dajtë. Kështu, tash e tutje pa aprovimin e shumicës së studentëve asnjë temë doktorature nuk do të jetë valide. Komiteti mundet me qenë edhe më kreativ dhe me lëshu vendimmarrjen edhe një hallkë më tutje, me i përfshi edhe prindërit. Kështu, nëpër mbledhje të prindërve mund të jepet fjala përfundimtare për punimet shkencore të doktorantëve të ardhshëm.
Demokracia te ne, gjithnjë e më tepër po bëhet më e drejtpërdrejtë! Në fund fare, tezat shkencore kanë me u aprovu edhe nga xhemati nëpër xhami apo nga besimtarët nëpër kisha! Natyrisht, edhe minoritetet do të thonë fjalën e tyre. Nëse ata nuk pajtohen, nuk ka shkencë!
Do të zgjidhen kështu, me të njëjtin princip edhe dilemat më të rënda akademike! Nëpër tubime oratorët kanë me i pyet prindërit dhe studentët: “A jeni njerëz apo majmunë?” Natyrisht, ata kanë me qeshë dhe të gjithë njëzëri kanë me u përgjigjë: “Njerëz, jemi”! Po pra, Darvini e kishte gabim.
Është mendim i imi, gjithsesi subjektiv, se ne nuk jemi më shtet laik. Por, kjo tashmë nuk është aq tragjike, meqë krejt kjo po ndodhë me përkrahjen ndërkombëtare. E ne kemi besim!
E, kur jemi te ndërkombëtarët, falë Zotit, spektri është i gjerë. Prej njerëzve të virtytshëm e deri te të hurit e të konopit. Falë Zotit, ata kanë veto në vendimet e komiteteve revolucionare! Kështu sigurohet paqja! “Paqja” akademike!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
Gjesti lë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania
Zjarr në një fabrikë në Bibaj të Ferizajt, zjarrfikësit dhe policia intervenojnë me urgjencë
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos