Llajk e ki z. Ambasador!
Lexova në shtyp se britaniku Aurielen Heyman ka kujtesë fantastike. Ai për shembull e mban mend se dita e 1 tetorit 2006 kishte qenë e diele dhe me shi, se e kishte dëgjuar këngën ”When you were young” dhe se e kishte ftuar një vajzë për të dalë, por ajo e kishte refuzuar. Sipas asaj që dihet, njerëz me aftësi të tilla janë vetëm 30 veta në krejt rruzullin.
Në Kosovë, e as në Shqiptari nuk është regjistruar dikush me aftësi të tilla. Madje, ka ide se ne jemi një popull me kujtesë krejtësisht të shkurtër. Për këtë dallohen sidomos politikanët! Dikush më tha se kjo nuk është aspak për të u çuditur. Përkundrazi, harresa ndër ne konsiderohet vlerë. Për të përsëritur historinë duhet harruar atë! Këtë po përpiqen me e arritur të gjithë: vendorë dhe ndërkombëtarë! Harroni! Sa më shpejt! Sepse kështu do të përsëritet… më shpejtë! Sepse…! Ndoshta!
Madje, njëri po thoshte, jo pa humor, se edhe ai krejt qartë e kujton se si ka qenë e diela e 1 tetorit ë vitit 2006. Në vitin 2006, thotë ai, unë i kam pasur të veshura një palë farmerka krejt si këto, madje thotë, kanë qenë pikërisht këto. E kam dëgjuar të njëjtën këngë. Nuk e ndërroj, kurrë! Ajo i përmban të gjitha vlerat që na duhen. Titulli i këngës është: “O moj e mira, mori nëpër thera”. E mira është Qeveria, e therat jemi ne! As mos dyshoni!
Garant, atë ditë nuk e kam ftuar asnjërën për me dalë. S’ke ku del me këto rroga tona!
Pastaj, krejt natyrshëm mu kujtua refreni i famshëm i “Minatorit”: “Atë ditë kërkuj s’ja paskam q… at’ nanë”!
Se mos e ka vështirë të kujtoj, mendova, duke marr në konsideratë ditët identike të jetës së tij pa ngjarje, sikur ditë burgu!
Pra, dikush lavdërohet me kujtesë të fortë, e kujtesa e fortë mundet me qenë edhe problem, sidomos kur kujton çapkënllëqet e rinisë! Ato të ngjallin shumë emocione dhe të përmallojnë.
Për shembull, si lajmëron portali i gazetës beogradase “Kurir”, këto ditë, tepër i përmalluar, ”separatisti” i dikurshëm z. Vllasi, e kishte kaluar për mrekulli në Skadarli, në Beograd. Me muzikë, me këngë dhe raki “shlivovicë” të njohur me emrin “Zhuta Osa” ai kishte ra në sy të paparacëve të atjeshëm. Mysafirët e restorantit “Tri sheshira” në Skadarli, net më parë u kënaqën me ish-funksionarin e lartë të rinisë në ish-Jugosllavi, i cili po këndonte nën përcjelljen e orkestrës së kafenesë! Sipas thashethemeve të gazetës, orkestra e kishte rrethuar atë dhe po merrte prej tij bakshishe të majme prej disa qindra eurosh. Ndoshta edhe rren është, por si raporton “Kurir”, Azemi në qejf e sipër kishte kënduar edhe këngë si ajo e ”Vidovdanit”, megjithëse kryesisht kishte kënduar “sevdalinka”.
Derisa – nëse i besojmë gazetës, e cila sjell edhe fotografi – po shihet se Azemi e ka kaluar për shtat palë qejfe në Skadarli, plot nostalgji, duket se krejt kjo nuk është veç sevda, por edhe pak politikë. Serbët nuk po duan të bisedojnë me çdokënd. Kështu që pretendentët për bisedime po rreshtohen njëri pas tjetrit, kadale por sigurt, qoftë përmes deklarimeve në televizion, qoftë nëpër kafene, qoftë me deklarata të forta, qoftë me sevdalinka!
Edhe ambasadorët po na thonë se jemi vonë me bisedimet. E dinë ambasadorët. Ata e kanë shkruar historinë tonë gjithnjë!
Duke qenë se politika jonë kryesisht zhvillohet në oda dhe kafene dhe se qeveria nuk ka idenë se kur është koha për çka, mesazhi është krejtësisht i qartë. Qoftë për popullin, qoftë për qeverinë. Ambasadorët po thonë – po! Edhe pretendentët për me i udhëheqë bisedimet tashmë kanë ra në sy, si në Prishtinë apo edhe në Beograd.
Kur jemi te kujtesa, po përpiqesha të kujtoja në të kaluarën tonë ndonjë bisedë të suksesshme me serbët dhe nuk po arrija të gjeja diçka për të qenë! Pastaj, po na sugjerojnë të mos e kujtojmë të kaluarën, edhe pse në Serbi e kaluara është sërish në pushtet. E kaluara e cila ende nuk është marrë me vetveten seriozisht.
Me gjasë, sa u përket rezultateve të bisedimeve, edhe plani tashmë ekziston, vetëm se duhet dikush me u fotografua dhe krejt në fund dikush edhe me e vu nënshkrimin në marrëveshje. E kush do të vejë nënshkrim mbi vendimin për të cilin në Evropë thonë se do të jetë i dhimbshëm për të dyja palët dhe njëkohësisht historik? E kush do të këndohet nga reperët lokalë, në çiftelia, sharkia, apo në lahuta këto njëqind vjetët e ardhshme… kjo mbetet të shihet.
Sidoqoftë, ambasadorët preferojnë të mos të i ndërrojnë “kuajt” nga karroca të cilët po tregojnë se ende kanë vullnet dhe dëgjueshmëri për me e tërheqë karrocën postare deri ”te veni”. Ambasadorët duan që bisedimet të zhvillohen para zgjedhjeve. Ambasadorët duan…! Kur duan ambasadorët, duam edhe ne!
Edhe ndokush që do të donte të ruante krenarinë dhe të kundërshtojë sadopak, sapo e kujton se si kishte rrëshqitur në baltën e Bllacës, e ulë kokën e thotë: Le krejt, ma zi nuk bëhet!
Sa për popull, pra, pa merak! Ata që kanë punë e kanë ulë kokën e po punojnë. Të tjerët, të papunë, ngushëllohen ne facebook! S’ka kohë kërkush për protesta , përpos nëse nuk zhvillohen edhe ato në facebook!
Llajk e ki z. Ambasador! Po ja bëjmë kështu: ne po rrimë në kafene, e ju bisedoni me Serbinë. Në fund, kur të kryhet, na tregoni edhe neve qysh e latë këtë punë. Jo për tjetër, po me na dalë përpara kamera e “hajt pak” me ditë se çka me thanë! Mos me ja futë kot! Edhe mos me gabua najsend!
Sa për nënshkrim, mos u bëni merak! Gjithnjë gjendet dikush që e qet, vetëm lëreni vendin e zbrazët, aty ku duhet me u nënshkrua këta! Ja me dhënë gisht!
Pse mos me dhanë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
Gjesti lë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania
Zjarr në një fabrikë në Bibaj të Ferizajt, zjarrfikësit dhe policia intervenojnë me urgjencë
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos