Qytetërimet dhe rrethi i mbyllur i historisë
Njëqind vjet më parë, Turqia po largohej nga Ballkani. Perandoria e madhe po rrënohej, po shpërbëhej, dhe kishte rrezik të na zinte nën vete. Të na merrte me vete në humnerë.
Popujt e Ballkanit po e rimerrnin veten pas një robërie të gjatë dhe po krijonin shtetet e tyre nacionale. Por, një shtet tjetër në fqinjësi po (ri)shfaqej me ambicie për dominim. Serbia mbretërore, nën flamurin e antiosmanizmit, dhe me përkrahjen ruse, i pushtoi më shumë se gjysmën e territoreve të banuara me shqiptarë, dhe gati një shekull ideologët e tyre, këtë robëri të re e legjitimonin me gjoja “faktin” se ata na kishin çliruar nga Turqia.
Ndërkohë, Perandoria iku në humnerë, por Turqia mbijetoi me identitet të ri, me një frymë të re që synonte civilizimin evropian. Ataturku krijoi një komb i cili u bë sërish i fuqishëm në përmasat reale dhe rrethana moderne!
Derisa një perandori po binte, ne nuk arritëm të konsolidojmë një lëvizje shtetformuese të fuqishme për të vënë themelet e një shteti nacional të shqiptarëve në Ballkan. Fuqitë e mëdha të kohës e pranuan një gjysmështet, i cili edhe pas 100 vjet ekzistence mbetet i tillë e i pastabilizuar! Gjysmën tjetër e “çliruan” serbët, dhe e mbajtën të tillë, përmes formave të ndryshme shtetërore! Fillimisht nëpër mbretërinë serbe, pastaj duke kaluar nëpër dy Jugosllavi, ata, ”çlirimtarët”, me aprovimin e heshtur të fuqive, zhvilluan spastrime masive etnike të shqiptarëve, në marrëveshje ndërshtetërore me pushtuesit e deridjeshëm nga të cilët dikur, po ashtu na “kishin çliruar”! Kështu vazhdoi kjo lojë mes fuqive deri më 1999!
Tash, njëqind vjet më pas , nga largimi i perandorisë, në Kosovë nën patronatin zyrtar të shtetit turk mbahen simpoziume shkencore e tubime të ndryshme për të kujtuar e nderuar sulltanët e perandorisë. Kërkohet zyrtarisht rishqyrtimi i historisë, ku në mes tjerave kontestohen cilësimet si pushtues! Kontestohen edhe heronjtë e luftës për pavarësi dhe çlirim nga perandoria. Atakohen figura e simbole të kësaj lufte! Madje, joformalisht quhen edhe tradhtarë! Shpesh akuzohen se kishin punuar për interesa serbe!
Njëqind vjet më vonë, pra , rrota e historisë përsëri ka ndërruar drejtim. Turqia e re është një shtet i i fuqishëm, cili në kuadër të NATO-s dha kontribut serioz për largimin e policisë dhe ushtrisë serbe nga Kosova. Ish-pushtuesit na ndihmuan të largojmë pushtuesit e rinj të cilët na mbajtën nën sundim “vetëm” njëqind vitet e kaluara. Me ta, përpos ndihmës së fundit na lidhë edhe një numër prej disa milionë shqiptarësh, të cilët sot natyrisht atje nuk e kultivojnë identitetin e tyre kombëtarë, sepse Turqia e re e njeh vetëm kombin turk (ndërsa si pakica grekët, hebrenjtë dhe armenët). Kjo, nuk besoj se është as arsyeja përse zyrtarët e lartë turq, na quajnë vëllezër!
Pra, po mbyllet rrethi historik, do të thoshte dikush.
Por, a është krejt veç një rreth i mbyllur, a ka ndonjë vizion që hapë shpresë për diçka më tepër, apo është veç një rrethrrotullim, ku kalojmë prej dore në dorë, duke ndërruar pushtuesit?
“Kjo nuk është luftë për territor! Është luftë për njerëzimin! Propozoj pushtimin tokësorë të Kosovës për të zgjidhur këtë krizë përgjithmonë. Po lindë një doktrinë e re! Ky është pushtim i një vendi për qëllime humanitare! Kjo është një fitore e qytetërimit ndaj…! Ne nuk do të ju zhgënjejmë”!
Nëse vetëm gjysma e këtyre fjalive, janë të vërteta, atëherë njeriu që i ka shqiptuar meriton një përmendore edhe për së paku dy pëllëmbë më të madhe se ajo ekzistuesja, në një shesh në Prishtinë i cili mbase do të duhej të mbante edhe emrin e tij! Sheshi Anthony Charles Lynton Blair.
Apo shkurt, Tony Blair!
”Kjo është një fitore e qytetërimit”, pat thënë ai në parlamentin britanik, kur falanga serbe po tërhiqej nga Kosova nën presionin e bombardimeve dhe kërcënimeve me intervenim ushtarak të aleancës më të fuqishme ushtarake të globit të kryesuar nga SHBA dhe Britania e Madhe, por edhe me përkrahjen e fuqishme të vendeve të mëdha perëndimore si Gjermania, Franca, Italia etj!
Kur jemi te qytetërimi, apo thënë më saktë te qytetërimet dhe liria, edhe një (zv)kryeministër tjetër këto ditë, në Kosovë e shpalosi një tezë interesante për origjinën e qytetërimit tonë! Zëvendëskryeministri i Turqisë foli për burimin e përbashkët qytetërues në mes nesh.
“Popullin turk dhe të Kosovës nuk e lidh vetëm feja, na lidh kultura, aspektet e historisë së përbashkët dhe burimi i përbashkët i qytetërimit”, tha ai këto ditë në Vushtrri. Ndoshta, pa qëllim harroi se ne si popull kemi tri fe dhe origjina e civilizimit shqiptar është po aq antike sa ajo greke që paraqet bazën e civilizimit evropian.
Natyrisht, ne e kemi një ide se çka nënkupton zëvendëskryeministri turk me “aspektet e historisë së përbashkët”, por ideja për “burimin e përbashkët qytetërues” duket e mjegullt shumë. Mjegull për ujq, mbase? ! Ujq të hirtë! Çka d.m.th., kjo?
A është kjo Turqia me synime evropiane e Ataturkut apo një formë e re perandorake dhe neokoloniale? A po hapet a po mbyllet rrethi historik? A po na çlirojnë a po na robërojnë? A po na blejnë a po na shesin? A po na falin apo po na grabisin ditën me diell?
Personalisht mendoj se angazhimi qytetarë dhe intelektualë do të thotë të shtrosh pyetje e jo të ofrosh përgjigje të njëanshme! Të shqetësohesh për të mirën dhe idetë publike! Publikisht! Përgjigjet duhet të i japin ata që e krijojnë historinë. Me fjalët apo dhe veprimet e tyre! Duke ndërtuar identitet, duke ndërtuar dhe zhvilluar institucionet dhe shoqërinë e lirë! Qytetarin e lirë! Qytetrimin autokton! Duke ruajtur substancën. Duke ruajtur pasuritë dhe vlerat nacionale!
Dikur mësonim për luftërat tona heroike dhe tash kjo duket sheshit se ishte e ekzagjeruar! Tash mësojmë për një rreth të mbyllur obligimesh morale e historike ndaj atyre që na kishin çliruar vazhdimisht, duke filluar nga perandoria romake e deri te këto të sotmet. Ose të pushtuar, ose në borxh deri në fyt! Përjetësisht në borxh! Është ky fati ynë, rrethi ynë i mbyllur historik?
Një popull nuk i ka borxh askujt që i ka ndihmua për çlirimin e tij! Shtetet, popujt, individët, në raport me lirinë ose janë për ose kundër saj! Por, a ekziston procesi historik i cili krijon mundësi edhe për popujt joluftarak si i yni, apo duhet përkëdhelur e joshur vazhdimisht një pushtues për të na çliruar nga tjetri?
Kështu, vetëm vazhdon rrethi i mbyllur i historisë!
Krejt kjo shpresë që lidhet me ndërhyrjen e NATO-s dukej si një ide e re e cila mundëson daljen prej rrethit të mbyllur historik, ku ne shëtisnim prej dore në dorë, si peng, apo si plaçkë lufte. Ngjante në ide qytetëruese, ku ne me autoktoninë tonë do të shpalosmi si opsion real civilizues , së paku në hapësirat ku jetojmë. Por, personalitetet që morën përsipër të drejtojnë këtë vend, pozitë dhe opozitë, qartë e kanë frikë nga liria! Kanë frikë nga përgjegjësia! Në procesin e (dëm)shpërblimeve të çliruesve të vjetër e të rinj, po e humbin substancën mbi të cilën do të ndërtonim të ardhmen e vendit. Po i falin pasuritë kombëtare dhe kapacitetet që krijojnë të ardhura. Po e dorëzojnë edhe vetë lirinë të cilën nuk po arrijnë të e menaxhojnë! Arsyet i din Zoti edhe ata vet!
Tash ciklet historike dhe rrathët mbyllen më shpejt! Koha fluturon dhe proceset zhvillohen me tempo marramendëse! Është përgjegjësi e jona të dalim moralisht dhe politikisht nga rrethi i obligimeve! Vetëm liria është obligim që duhet të pranoj një popull për të gjitha shërbimet që i kanë bërë! Vetëm liria është proces i cili nuk zhvillohet në rreth, por qon përpara! A duam të shkojmë përpara…?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother
Gjesti lë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos