Dialogu politik, i pashmangshëm, sfidues
Para gati një viti u vura në fokus të kritikave mediatike, kur citova një burim informues, në të cilin thuhej se “qendrat e vendosjes në botë janë duke dërguar sinjale se dhënia e një statusi special, të administruar nga Kosova, do të ishte zgjidhje e problemit të veriut”. Për këtë citim, që nuk përfaqësonte as mendimin dhe, aq më pak, as pëlqimin tim veprues, “u mallkova!”.
Megjithatë, shpallja e të vërtetave “të hidhura” e parakupton këtë pasojë. Ndaj, po marr “rolin e avokatit” për ta mbrojtur edhe rifillimin e dialogut Kosovë – Serbi dhe mund të them se ky nuk mund të shmanget e nuk mund të ketë vlerë pa “ndërhyrjen e diskutimin” në të të politikës.
Përfundimi i mësipërm konsiderohet e quhet i tillë (përfundim) pas parashikimit të premisave nga të cilat rrjedh. Le t’i parashtrojmë: Së pari, Brukseli dhe Uashingtoni, që luajnë “ndërprerjen” e bisedimeve Prishtinë – Beograd, për arsye të zhvillimit të zgjedhjeve të trefishta në Serbi, iu rikthyen me intensitet rifillimit të tyre pas përfundimit të këtij procesi. Presioni i dy kryeqendrave të politikës aktuale sunduese të botës demokratike ishte aq imponues saqë presidenti i sapozgjedhur i Serbisë, nacionalisti Nikoliq, (që nuk “harroi” pa përmendur Kushtetutën e Republikës së Serbisë, që ende vazhdon ta konsiderojë shtetin e pavarur të Kosovës si pjesë të vet), të deklarohej për vazhdimin e bisedimeve Serbi – Kosovë, por edhe të premtonte botërisht angazhimin personal në këto bisedime.
Nikoliq provokoi, duke e ditur që në planet ligjore dhe politike ishte superior në vëmendjen e ndërkombëtarëve përball presidentes së Kosovës. Si çdo provokator në mungesë të suksesit, ai u tërhoq nga premtimi i vet dhe autorizoi Dacicin për t’i rifilluar bisedimet me Thaçin. Së dyti, kryeqendrat perëndimore të politikës botërore, gjendja aktuale në Evropë dhe, sidomos në Ballkan, e shtyn shtetin serb të njihte nivele pariteti; ta pranonte takimin mes kryeministrave. Ky deklarim, që kërkohet dhe pritet të bëhet sa më parë fakt, në fakt, por jo në planet formale (ligjore ndërkombëtare), është njohje faktike dhe pranim botërisht i ekzistencës dhe funksionimit të shtetit të pavarur të Kosovës. Nëse ky argument merret në konsideratë dhe pranohet, atëherë bisedimet mes dy kryeministrave, edhe kur bëhen nën monitorimin ndërkombëtar, nuk mund t’i shmangen dhe as nuk e meritojnë nivelin e negociuesve pa atakuar e diskutuar problemet jetike të karakterit politik.
Duke iu shmangur parashtrimeve të mësipërme, disi teorike, le të dalim te titulli i këtij shkrimi: Dialogu politik në kuadër të rifillimit të bisedimeve Kosovë – Serbi është i pashmangshëm. Atë e kërkojnë Brukseli dhe Uashingtoni, madje e kërkon edhe Beogradi, para se ta krijojë Prishtina. Na takon ne ta kërkojmë dialogun në rrafshin politik, sepse e ka të vështirë ta kuptojë kërkesën për “pavarësinë” ose “autonominë” e veriut të Mitrovicës si “superiore” dhe “kryefjalë” e bisedimeve të pritshme kur ne, Kosova, jemi ende në Kushtetutën e RS-së, pjesë e Republikës së Serbisë.
Por, kjo pashmangësi ka një pengesë të njohur dhe të pakalueshme, që është shpallur dhe mbrohet politikisht dhe institucionalisht në Kosovë; zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tashmë në bisedimet mes dy shteteve. Mendoj se duhet hyrë në bisedimet e kërkuara me Serbinë me aksiomat e afirmuara nga Republika e Kosovës dhe aleatët tanë të afirmuar euroatlantikë: Pavarësia është e njohur; tërësia dhe sovraniteti territorial i Republikës së Kosovës është i padiskutueshëm. Atëherë, le të diskutojmë në rang kryeministrash, duke mbajtur parasysh dhe mbrojtur me argument përparësitë tona. Ndjesia e të voglit na dëmton.
Përparësia jonë është argument i ngritur nga realiteti; një status special i veriut të Mitrovicës mund të jetë i papëlqyeshëm për Deçanin dhe bashkësitë e serbëve në distancë me kufijtë shtetërorë Kosovë – Serbi. Bisedimet e pritshme, pa pretenduar të jenë një zgjidhje, janë një sfidë. Kjo sfidë, duke shmangur elementët dytësore, përballet me Serbinë, BE-në dhe SHBA-në. Është sfidë se kërkohet nga Beogradi, për çudi, nga Nikoliqi nacionalisti serb, që fitoi votat me propagandën anti-Kosovë. Ky “ujk” i shndërruar në qengj bëhet iniciues dhe promotor i rifillimit të bisedimeve. Kam dëgjuar dhe lexuar për “mëkatarë” të shndërruar në “shenjtorë”, por asnjëherë nuk kam besuar se Nikoliqi t’ia kalojë liberalizimit të ish-kryeministrit të ndjerë Xhinxhiq dhe të vazhdojë jo vetëm ta gëzojë postin, por edhe të mbetet i gjallë.
Rifillimi i bisedimeve është sfidë. Ecuria jonë e derisotme është në favor të Kosovës. Me ne janë faktorët politikë më të rëndësishëm kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Për herë të parë politikisht dhe botërisht Serbia po hyn në raporte me Kosovën në raporte barazie. Është rasti i parë i përballjes për të qenë dinjitoz, ndaj e kërkon sfidën.
(Autori është nënkryetar i parë i Kuvendit të Republikës së Kosovës)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë