A po bëhesh president ?
Dhe Isa foli e tha: “Delli e Hashimi i hëngrën fjalët”.
Natyrisht, me këtë deklaratë askush nuk u skandalizua! Tashmë të gjithë e kemi kuptuar këtë. Krejt ka ndodhur para syve tonë. Ne jemi popull i veçantë, specifik, sa politikisht kërkush nuk na bënë hesap.
Flemë kolektivisht para ekranit! E kur na del gjumi… Por, nejse!
Të kthehemi te deklarata. Të gjithë e njohim shkëlqesinë e tij, ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, z. Dell dhe kryeministrin e vendit, i cili sikurse një satelit i mirë politik , krejt shkëlqimin e merr nga personaliteti karizmatik i kryeambasadorit. Pra, skandal nuk ka, tashmë krejt është bërë rutinë. Ata zakonisht nuk flasin për të thënë apo sqaruar diçka, por për të tërhequr vëmendjen nga diçka. Si e dimë, ata kryesisht nuk i mbajnë fjalët dhe premtimet, sepse për dallim prej njerëzve të tjerë të ndërgjegjshëm, ata e konsiderojnë kulmin e diplomacisë me i hëngër fjalët. Ushqim i shijshëm – fjalët!?
E, kur jemi te diplomacia dhe miku ynë i dashur Dell, si u pa puna, ai kulmin e diplomacisë e konsideron me u tregua të gjithëve se si janë zvarritë mysafirët në rezidencën e tij. Pavarësisht se sa është krejt kjo e vërtetë, ai ka dashtë me thanë se në Kosovë për të u bërë president, apo kryeministër, vendi ku duhet të zvarriteni është pikërisht rezidenca e tij. Me luajt striptiz moral para tij!
Por, se si nuk po e imagjinojë aspak vizuelisht këtë zvarritje të pretenduar. Deri më tani, z. Surroi më tepër ka treguar prirje për marshe të gjata dhe të pasuksesshme deri te pushteti sesa për zvarritje. Sipas sistemit logjik, me autorësinë e z. Dell, po të kishte treguar prirje për zvarritje, Surroi tashmë do të ishte bërë president, kryeministër, apo së paku ministër i Jashtëm.
Megjithatë, Surroi po thotë se zvarritje nuk ka pas. Më kanë lutë, po thotë. A po bahesh ti President? Se Hashimi ka reputacion të keq, i paska thënë Delli. Ky natyrisht, po supozoj se është përgjigjur: ”Jo more, kadal… presidenti zgjidhet në parlament , me dy të treten e votave… ekziston procedurë për këtë! Unë i respektoj institucionet! Këtu kam ardhur krejt privatisht, se më keni thirr për darkë”!
Këtu vjen momenti kur z. Delli e z. Thaçi, jo që janë zvarritë, por janë shkarravitë nëpër tokë duke qeshur me Vetonin e shkretë. Jo bre, hajgare po bëjmë, i kanë thanë ata! Çfarë procedurash?! A po e sheh këtë zarf, mbi tavolinë? Qohu e mere ! Zbathi këpucët e këqyr a po të zë me hi! Nëse po, dije se e fitove!
Tash, nime, e kemi përnjëmend!
Pastaj procedura rrodhi sikur me këpucën e të përhiturës! Kujt i bie tamam zarfi, ai/ajo do të bëhet president. Dhe zarfi, para treshes së madhe, ku ishte duke buzëqeshur edhe z. Isë, erdhi plot. “Hirushja” u bë fytyra më pozitive e këtij vendi dhe pa dyshim se po kontribuon për ngritjen e imazhit tonë në botë.
Shkëlqesia e tij, Ambasadori Dell, po shkon, aspak i shqetësuar se mbeti pa shkëlqim personal me deklaratat e veta të pamatura publike. Duke pasur parasysh pafuqinë e publikut. Apo krejt po e bënë nga shqetësimi?
Por, perceptimi ynë për ambasadorin amerikan është krejtësisht personal. Kur e zhveshim nga titulli i tij formal, nga mburoja e vendit mik, ai për shumë nga ne do të mbetet veç një kauboj i patakt. E mira e demokracisë është se zyrtarët janë të ndërrueshëm. Edhe të përgjegjshëm, përkundër imunitetit. Aty ku ka demokraci, natyrisht!
E, sa për deklaratat e z. Isa Mustafa, duket se tashmë është vonë për ankesa dhe parashtresa apo për kandidatë koncesual. ”Hirushja” me fytyrën e saj pozitive dhe me “recitimin” të cilin po e përvetëson dita ditës, do të hijeshojë edhe për një kohë të gjatë ekranet tona. Kështu merrnin në thua të gjithë në fillim. Disa skuqeshin si nxënës të turpshëm! Derisa u plasi…!
Në ndërkohë, propozoj që SMS-ët dhe zarfi të pranohen si kategori kushtetuese. Sepse, parimi themelorë i demokracisë është: mundësi të njëjta për të gjithë! E kush është më i zoti…!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në
Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos