Paradoksi i ideologjisë dhe politika e dinjitetit
Profilizimi ideologjik i partive
Është folur shumë për profilizimin ideologjik të partive politike si diçka e dëshiruar. Në Ballkan, ideologjizimi shihet si një rrugëdalje nga klientelizmi që po e mbytë demokracinë e sapolindur. Kjo supozon se kemi të bëjmë me një ambient pa ideologji. Përkundrazi, ambienti ka qenë i ngopur me ideologji, por lloji i këtyre ideologjive ka qenë ekstrem. Pas rënies së komunizmit në Evropën lindore, primatin e pakontestuar ideologjik e kishte marrë neoliberalizmi, diçka që vazhdon të jetë fakt edhe sot.
Në ish-Jugosllavi, komunizmi i lëshoi vend nacionalizmit që rezultoi në qindra mijëra viktima. Pas përfundimit të luftërave, sidoqoftë, në aspektin ekonomik neoliberalizmi e mori primatin edhe në ish-Jugosllavi. Ky dominim ideologjik i neoliberalizmit vërehet sidomos në Kosovë, ku asnjë parti nuk pretendon të jetë e majtë, dhe vetëm këtë vit është themeluar një parti që e quan vete “Demokracia sociale”. Në aspektin politik, nacionalizmi vazhdon të jetë i fuqishëm, siç vërehet edhe nga fitorja e Nikolliç në Serbi dhe popullariteti i VMRO-së në Maqedoni.
Dështimi i ideologjive ekstreme krijon terren për ideologji tjera ekstreme
Çka kanë të përbashkët këto ideologji është se të gjitha kanë dështuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Neoliberalizmi, duke ofruar privatizimin e gjithçkaje u dëshmua po aq utopik sa komunizmi që eliminoi pronën private. Dhe nacionalizmi nuk ishte ilaç për dështimin e shtetit me rënien e komunizmit. Dhe tash gjendemi në një situatë ku përveç papunësisë së madhe kemi edhe mungesë të shërbimeve publike sepse shteti është i tredhur.
Në këtë ambient kemi zhvillimin e “autoritarizmit pa ideologji” nga oligarkë që janë pasuruar nga privatizimi dhe që në të njëjtën kohë përfitojnë nga populizmi duke e nxitur atë. Nga mungesa e sigurisë pas dështimit të shtetit kemi rritjen e neofashizmit, islamizmit dhe ideologjive tjera utopike.
Dobësimi i shtetit dhe paradoksi i ideologjive
Nëse në Perëndim, ideologjitë e rrymës qendrore si konzervatizmi e liberalizmi kishin arritur sukses që me politika pragmatike shtetërore ta rritin mirëqenien e qytetarëve, dobësimi i kontrollit shtetëror/demokratik mbi ekonominë përmes derregullimit, ka çuar në rritje të pabarazisë dhe në një situatë të ngjashme me Evropën lindore. Prandaj edhe në Perëndim kemi parë rritje të ideologjive ekstreme. Kështu që tash të dyja blloqet e luftës së ftoftë, sidomos pas krizës financiare, gjenden në një situatë të ngjashme, ku ballafaqohen me pyetje për rolin e shtetit në ekonomi dhe zvogëlimin e pabarazisë.
Përderisa shtetet perëndimore kanë kapacitete shumë më të mëdha për t’u ballafaquar me krizën e shtetit. Vende ish komuniste, që panë një shkatërrim të shtetit së bashku me regjimin kanë një sfidë më të madhe përpara. Sidomos në Ballkan, shtetndërtimi është ende i papërfunduar dhe situata komplikohet edhe më shumë kur sipas recetës, shteti që synohet të ndërtohet është impotent (ose “shtet rregullativ” siç quhet me eufemizëm). Shteti në Ballkan nuk ka “autonomi të ngulitur” (Evans) dhe shoqëria është më e fortë se shteti. Strukturat klienteliste janë shtytësi kryesor i politikës, dhe kjo çon drejt korrupsioni e lidhjes së politikës me krimin e organizuar. Për t’i dobësuar rrjetet e patronazhit, propozohet ideologjizimi i partive. Dhe këtu kemi një paradoks, sepse kërkojmë ideologjizim kur jemi të vetëdijshëm se ideologjitë kanë dështuar për t’u ballafaquar me problemet e qytetarëve. Edhe pse ajo që ndoshta kërkojmë janë ideologjitë e rrymës qendrore, nëse e kuptojmë ideologjinë si një pikëpamje e thjeshtëzuar e kompleksitetit botëror, atëherë ideologjia sipas definicionit nuk është në gjendje të merret me problemet komplekse të shekullit 21.
Politika e dinjitetit vs. Politika e identitetit
Si mund të dalim nga ky paradoks? Nëse i shohim ideologjitë utopike (neokonzervatizmi në SHBA, neofashizmi e islamizmi në Europe e Lindje të Mesme) si politikë identiteti e që mori hov gjatë postmodernizmit, atëherë kësaj duhet t’ia kundërvëmë politikën e dinjitetit. Nëse politika e identitetit kërkon nga ti që të votosh për një parti për shkak të asaj çfarë je (shqiptar, serb, europian, i bardhë, mysliman, i krishterë etj.), politika e dinjitetit të mundëson të fuqizosh vetveten në bazë të asaj çfarë aspiron (një vend pune, siguri, familje, pension). Jo rastësisht protestuesit spanjollë e quajnë veten “të indinjuarit”. Rinia përreth Mesdheut dhe në Amerikë veriore, refuzon keqpërdoruesit e etiketave identitare e ideologjitë utopike dhe kërkon një jetë më mirë me bazë në dinjitetin njerëzor. Prandaj, edhe shpresa e shteteve të Ballkanit gjendet tek kërkesat për një jetë të dinjitetshme, pa marrë parasysh se si do të etiketohen këto kërkesa nga pushtetmbajtësit kleptokratë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-08-174203-780x439.jpg)
Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong
![Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/96121739028772-e1739029800931-780x439.jpg)
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe
![Bisedë e tensionuar mes Flick dhe yllit të Barcelonës – lojtari po konsideron largimin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-08-163306-780x439.jpg)
Bisedë e tensionuar mes Flick dhe yllit të Barcelonës – lojtari po konsideron largimin
![Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/real-madrid-780x439.jpg)
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti