Sistemi politik në peshojë
Athina, pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 17 qershorit, me urgjencë ka krijuar qeverinë e saj. Sovrani u dha votën atyre që futën qerren e shtetit në rërë! Greqia ecën pashmangshëm drejt greminës së paralajmëruar…
Në Greqi fituan shumicën e votave po ato parti që janë shkaktare të mjerimit ekonomik e social. Sërish në pushtet janë po të njëjtit, por kësaj radhe tok, meqë në opozitë mbesin forcat e reja, ato që në diskursin politik të Brukselit cilësohen si radikale.
Sidoqoftë, ndryshimi ka filluar të jetë më i prekshëm. Nëse të djathtës së qendrës- liberalëve (Neu Demokratia) më parë i mjaftonte një parti minore për të krijuar koalicionin qeverisës, ashtu si ndodhte gjatë alternimit edhe me socialdemokratët panhelenë (PASOK), kësaj radhe ato u dashtë të bëheshin tok në një front, duke bindur edhe një forcë minore të të ashtuquajtur e majtë moderne, që të arrijnë të krijojnë qeverinë.
Këto dy forca politike patën kohë që prej përmbysjes së monarkisë dhe juntës ushtarake (1974), të investonin në projektin e ashtuquajtur Greqi moderne. Mbështetja faktike nga bota demokratike nuk ju mungoi. Por, fatkeqësisht, duke krijuar një model qeverisjeje klienteliste, me elemente të theksuara nepotizmi dhe së fundi duke ia dorëzuar vendin neoliberalëve korporativist, zhytën shtetin në borxhin e jashtëm më të madhin në historinë e tij ekzistuese dhe sollën Greqinë buzë falimentimit. Ndërkohë, tek kanë nënshkruar marrëveshje me Brukselin, Greqinë pashmangshëm e shpijnë drejt një lloj protektorati modern. Ndërkaq duke i ikur referendumit për çështjen e “pakos ndihmëse“ që iu ofrua nga Brukseli, përmes një fushate me elemente të theksuara populliste, në zgjedhjet e parakohshme të 17 qershorit, arrijnë të fitojnë shumicën dhe urgjent ta krijojnë edhe qeverinë!
Por çfarë do të arrij të bëj kjo qeveri tashti, meqë ajo do të përballet njëkohësisht me kreditorët e jashtëm në njërën anë dhe me armatën e të papunëve në rritje dhe mjerimin e qytetarëve, në anën tjetër?
Kryeministri grek, lideri i Neu Demokratia, Antonis Samaras, në fushatë premtoi qytetarëve të papunë mbështetje të gjatë financiare, ndërkaq pensionistëve pensionin e nivelit që kishin në vitin 2009. Por, premtimet duket të jetë e pamundur të mbahen. E revolta është e pashmangshme.
Në të njëjtën familje politike janë edhe tri partitë tona përgjegjëse (PDK, LDK dhe AAK) për mjerimin ekonomik e social ku ndodhet Republika e Kosovës sot. Ndërkaq, për dallim nga grekët që kanë ngushtuar mundësitë manovruese të partive përgjegjëse për gjendjen ku kanë sjellë shtetin, në Kosovë, së paku në dy komunat ku u bë një lloj testimi formal (Ferizaj dhe Kaçanik) u dëshmua se fryma e klientelizmit dhe nepotizmit ia kalon shkollës greke, duke iu afruar asaj neofashiste në Perëndim.
Tani në Greqi, po edhe në Kosovë, në lojë po vihet vet sistemi politik. A ka mundësi që forcat politike që sollën vendin buzë dështimit, ta ringjallin Republikën? A mund të bëhet një veprim i tillë duke mbytur demokracinë, disi ngjashëm me epokën kur nazizmi gjerman (1933) kishte vrarë shpresat e progresistëve për ndryshime pozitive në rrugë demokratike.
Historia na mëson se në raste të ngjashme forcat politike përgjegjëse vejnë në histori. Ndërkaq në skenë dalin forca të reja politike konstruktive plot shpresa e energji. Gjasat nuk janë të pamundshme që të ndodhin diç e tillë, fillimisht në Greqi e pastaj edhe në Republikën tonë. Përkundrazi, kaosi politik mund të jetë si fazë e ndërmjetme, drejt një sistemi të ri politik.
Në këtë rrafsh, e qartë, Brukseli konservativ nuk po e luan rolin historik. Protektorati nuk është zgjidhje për djepin e demokracisë, Greqinë, por as për Republikën më të re në Evropë, Kosovën. A po konsiderohet protektorati nga ana e Brukselit si zgjidhje kalimtare, si u veprua me eksperimentin e stërzgjatur në Kosovë, apo kemi të bëjmë me përgatitjen për ndryshim sistemi në gjithë Evropën, mbetet të shihet.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-3-780x439.png)
"A e di problemin që kam në mitër, idiote", eskalon debati mes Eglit dhe Valbonës
![Donika Gërvalla voton në Gjermani](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476931395_10226257393398204_1310830413979584576_n-1-780x439.jpg)
Donika Gërvalla voton në Gjermani
![Scholz kritikon Trumpin për Ukrainën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/18a94e73-7075-40aa-9007-38462a15520b-780x439.jpg)
Scholz kritikon Trumpin për Ukrainën
![Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KQZ-ja-kamerat-vezhguese-ne-vendvotime-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor
![Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-32-780x439.jpg)
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti