Aplikoni tani!
Kanë mbetur edhe shumë pak ditë deri në përfundimin e këtij viti shkollor, i cili për nxënësit kosovarë nuk kishte ndonjë dallim nga këta katër-pesë vjetët e fundit. Ethet e provimeve të arritshmërisë dhe të maturës i kanë kapluar vetëm disa prej tyre, ndërkohë që shumë syresh ka kohë të gjatë që nuk e çajnë kokën nëse do të kenë sukses apo jo. Kjo për faktin se ata tashmë e kanë kryer “gjahun” e tyre për t’i gjetur lidhjet që të pranohen në shkollat përkatëse – në ato që ua dëshiron pika e tyre e qejfit.
Nga ana tjetër, ata më të zellshmit, që për fat kë keq ishin të paktë, duhet që edhe në këto ditët e fundit ta nxejnë mirë e mirë karrigen e tyre, në mënyrë që në fund të zënë vend aty ku edhe e meritojnë: në ndonjë shkollë elite apo edhe në ndonjë fakultet pas të cilit do të ishin më të vlefshëm për veten dhe familjet e tyre.
S’do mend se për nxënësit që kanë punuar për 9 apo 12-13 vjet me radhë, kurorëzimi i punës së tyre do të duhej të ishte i suksesshëm. Ata, megjithatë, duhet të përballen edhe me një konkurrencë jonormale, me atë që atyre do t’ua zënë vendin ata të përkëdhelurit; ata që mësimin nuk e kanë pasur shumë në qejf; ata që ndoshta e kanë xhepin plot apo edhe të afërmit e tyre nëpër pozita të larta – jo vetëm shtetërore.
Jemi dëshmitarë të asaj se nëpër disa prej shkollave që konsiderohen si elite, në konkurset e tyre ka numër të kufizuar vendesh, ndërsa pas kalimit të afateve të caktuara për regjistrim, numri i nxënësve është thuajse i dyfishuar. Në kushte dhe rrethana të këtilla, me numër prej 50 e ndoshta më shumë nxënësish në një paralele, vështirë se mund të flitet për një mësim cilësor.
Nga ana tjetër, tash kur fundi i vitit vetëm sa nuk ka ardhur, na bie të dëgjojmë e lexojmë për konkurse nga më të ndryshmit për pranim nëpër shkolla private, aty ku nuk mund të “shkelë” çdokush që ka dëshirë. Shumat thuaja se marramendëse për një vit shkollor janë plotësisht të paarritshme për shumicën e nxënësve prindërit e të cilëve paguhen nga buxheti i Kosovës. Ata duhet të kënaqen vetëm me shkollimin publik, aty ku shteti e organizon mësimin – në të shumtën e rasteve pa kushte të mira mësimi, e me mungesa të shumë gjërave.
“Aplikoni tani”, është refreni që i thërret nxënësit për të qenë pjesë e një institucioni privat shkollor, i cili të shumtën e herëve në lajmërimet e tij nuk e bën të ditur edhe shumën për të cilën duhet paguar një nxënës për një vit shkollor. Por, për kë janë të licencuara këto institucione shkollore? Sigurisht se për fëmijët e të punësuarve nëpër institucionet shtetërore nuk janë të licencuara këto shkolla, ndërsa pjesë të këtyre institucioneve shkollore mund të jenë vetëm fëmijët e deputetëve dhe ministrave që, përveç rrogave të tyre, kanë edhe benificione të tjera (si edhe fëmijët e biznesmenëve që e shfrytëzojnë në masë të madhe, ndonjëherë edhe padrejtësisht djersën e punëtorëve kosovarë).
Përderisa shumë prej nxënësve që janë me prejardhje nga fshatrat dhe me të ardhura jo të larta të prindërve të tyre kanë treguar suksese të dalluara në shkollimin e tyre fillor, ata vështirë se do të mund të gjejnë ndonjë karrige të lirë nëpër shkollat private, të cilat lirisht se mund të konsiderohen edhe si “mollë e ndaluar”.
Nga ana tjetër, ne me plot gojën themi se të gjithë fëmijët duhet të jenë të barabartë. Por, a thua se kemi të drejtë kur shprehemi kësisoji. “Jo”, për faktin se ata nuk i kanë mundësitë e barabarta që të shkollohen njësoj, pra të ulen në të njëjtat banka: një fëmijë deputeti me një fëmijë të një mësuesi.
Ironi e dhimbshme, apo jo?!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën
Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e "Golden Eagle” - imazhi i tij tashmë në kanaçen e çdo pije energjike
Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro
Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale
Piloti australian detyrohet që për tri orë të fluturojë mbi aeroport për ta shpenzuar karburantin, arrin të aterrojë në pistë pa rrota
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron