Skënderbeu në tokë!
Sapo desha të filloj me një barsoletë, por diçka, një si zë i brendshëm më tha se nuk është koha për shaka. Ka ardhur përsëri koha kur si shqiptarë mund të jesh fajtorë për çkado. Edhe për një barsoletë, me apo pa spec. Edhe për deklarime verbale. Për identifikim. Si shqiptarë, kudo që të sillesh je i dyshimtë. Kjo është bërë aq e natyrshme sa edhe vet jemi bërë të dyshimtë para vetvetes. Kush jemi ne, të cilët kah do që të sillemi e zëmë rrugën e dikujt. Të dikujt që vazhdimisht rregullon diçka në oborrin tonë. Apo po na e zë dikush rrugën pikërisht në oborrin tone? Është bërë tollovi e madhe në shtëpinë tone të vogël. Kujt po i pengojmë ?
Duke medituar kështu po kaloja para ndërtesës së qeverisë dhe mu kujtua kërkesa e ”vëllezërve” tanë historik, drejtuar një ministrie, për me e hkekë Gjergj Kastriotin prej librave të historisë. Ose me ia ndryshua bazamentin. Sepse, ai ishte një tradhtarë, sipas tyre. E ka tradhtua sulltanin! Sulltanin që e rriti si djalin e vet. Se Gjon Kastrioti nga dashuria e madhe për Sulltanin i kishte besuar atij djemtë e vet… për (ri)edukim. E Gjergji e tradhtoi!
Kur papritur e pashë që Gjergji nuk është më në vend të vet. E paskan hjekë. Rrufeshëm më shkoi ndërmend se tash në vend të tij do të vendosin statujën e Mehmet Pushtuesit të madh. Ose e Sulltan Muratit që la kockat në Fushën e Kosovës para një gjysmë mileniumi. Kjo ndodhi në rrethana krejt të paqarta, por gjithsesi pa vullnetin e tij.
Kështu, ndonjë ministër do të lulëzojë shpirtërisht, nëse Gjergji ka “ikur”. Edhe shefi i tyre do të jetë më rehat me “vëllezërit”. Edhe me këshilltarin e vet të ardhshëm, sapo të zbres nga kodra.
Por jo. E pashë Gjergjin pak më tutje, me shpatë, të mbështetur për gardhin e Ministrisë së Shërbimeve Publike. Të mbuluar me një qese të madhe najloni.
Sikur “Nëna Terezë” dhe Ish Presidenti Rugova të cilët për pak pësuan në këtë luftë të madhe me përmendoret. Kështu, me (mos)veprimet tona hutaqe, ende mbetemi në një konfuzion identiteti.
Po, ne jemi definitivisht të dyshimtë. Për gjithçka! Edhe kur flasim për motin, për futboll, apo kur i lutemi Zotit. Gjithqysh kanë me të pyet: e qysh iu lute, e si… e çka i the? Duhet me i bë publike edhe dëshirat më të fshehta për mos me u ndie në siklet të tjerët. Veç të tjerët mos të ndihen në siklet. Për neve s’ka gajle. Jemi mësuar.
Nejse. Iu luta Zotit në mënyrën time. ”Të lutem o zot”, i thash, “a bënë me mi plotësue tri dëshira”?
Nuk mora përgjigje, por isha i sigurt se më ka dëgjuar.
Nejse, se çka iu luta Zotit, cilat ishin dëshirat, le të mbetet punë për mua njëherë. Nëse m’i dëgjon lutjet, ja shihni tymin kësaj pune.
Në ndërkohë, disa nuk mjaftohen veç të i luten Zotit dhe të presin. Nuk kanë besim në Zotin dhe në mirësinë e tij gjithëpërfshirëse. Disa në emër të Zotit duan që menjëherë të vendosin rregullat e veta.
Po thonë: krejt çfarë kemi bërë prej se ka shkuar “baba dovlet”, mbrapsht e kemi bërë! Duhet të kthehet mbrapsht rrota e historisë… E disa të tjerë, lypin me u bë jeshil. Krejt.
Përndryshe, ne jemi shumë të zotët për imitime. Imitojmë të tjerët dhe presim të kuptojnë drejtë sinjalet tona.
Dalim e protestojmë për të drejta kombëtare dhe qytetare dhe sloganet i shkruajmë në arabisht. Prej të djathtës nga e majta. Edhe pastaj presim të tjerët me na kuptua, se shqip s’po kuptojnë!
Nganjëherë mendoj se nuk jemi as ne të pafajshëm. Ndoshta me hutinë tone kolektive po reflektojmë rrezik. Ndoshta, me këtë konfuzionin tonë të krijuar nga jeta në vorbullën e disa civilizimeve të mëdha, të cilat na kanë përfshi në fushën e vet të gravitetit dhe po na bluajnë pandërprerë identitetin tonë, padashur po reflektojmë rrezik. Po i frikësojmë të tjerët me agresivitetin tonë të shpërqendruar.
Po e shikoja një postim në facebook, me dy fotografi të ngjitura në një. Ishin dy foto nga dy tubime protestuese, nga dy vende të ndryshme. Në parim, çdokush që proteston e ka një hall. Ato protestojnë që të tërheqin vëmendjen e njerëzve pavarësisht nga motivet.
Në fakt, motivet e këtyre dy protestuesve ishin pak a shumë të ngjashme edhe pse ato duken krejt ndryshe. Pas arrestimeve të ”shqiptarëve të dyshuar për krime”, në Maqedoni dhe Preshevë, dhe fushatave mediale që i përcollën këto arrestime, mijëra qytetarë shqiptarë dolën të protestojnë. “Nuk jemi terroristë”. “Nuk jemi kriminelë”. Këto ishin sloganet kryesore.
E ajo që unë zakonisht e shikoj më së pari te një protestë janë pankartat. Pankartat e mëdha që qytetarët i ngritin lartë dhe ku shkruan se çka po kërkojnë protestuesit. Për çka po protestojnë, apo çka nuk duan.
Derisa në Preshevë e pata të qartë çka po kërkohet, vetëm nga ngjyrat e flamujve, nga pankartat ballore në Shkup nuk arrita të kuptoj shumë. Krejt jeshil dhe… nuk di arabisht.
Është çështje krejt tjetër përse unë nuk di arabisht. Kam studiuar në Prishtinë.
Derisa valët e protestuesve në Preshevë ngjanin me ndeshjet e kombëtares, e cila për fatin tone të keq zakonisht po humbë, ndërkohë Shkupi po valëvitej në jeshile. Ngjante me Bejrutin para se të futej në krizë të thellë. Ngjante me pranverën arabe. Por, jo me pranverën shqiptare.
“E për çfarë iu lute zotit?”, më pyeti një mik, të cilit ia dërgova për lexim këtë kolumne, para se të e dërgoj për botim. Kështu veproj shpesh me disa miq dhe prej tyre pres një koment të sinqertë. Por, kjo pyetje ishte krejt feedback-u i tij. Nuk iu përgjigjja. Kisha frikë se nuk do të më kuptonte drejt.
Në fakt, unë iu luta një Perëndie i cili është i të gjithëve. I cili në të gjithë librat e shenjtë na dërgon porosi për mirësi dhe paqe. Por, këta nuk e pranojnë, nga asnjëra anë e llogoreve. Secili ka Zotin e vet. Luftojnë në emër të Zotit. Në emër të Zotit të tyre kundër Zotit të atyre. Kjo është lufta e tyre e zhurmshme dhe shkatërrimtare. E tyre! Jo e jona!
“Mëso”, ishte fjala e pare e Zotit! Këtë fjalë ua drejtoi njerëzve. Të gjithëve.
E keqja është se ne nuk po mësojmë! Nuk po mësojmë nga e kaluara! As nga gabimet tona. E për gabimet e të tjerëve as të mos flasim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në
“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez
Arsenali shkarkon të gjithë potencialin ndaj Manchester Cityt dhe i turpëron në ‘Emirates’
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos