“Kosovarët” e Thaçit
Plot 729 fjale ka artikulli i Kryeministrit Thaçi botuar në revistën Foreign Policy, prej të cilave, 87 ishin citime direkte të Presidentit Obama. Gërshetimi i servilizmit të autorit me mediokritetin e artikullit, dhe përbuzja e të vërtetës, dhunshëm të sjellin ndërmend gazetat e realizmit socialist.
Artikulli është i shkruar me një stil të zhvarrosur nga arkivat e Zëri i Popullit, dhe me një vazhdimësi besnike në karkteristikat e stilit socialist, artikulli është i mbushur me citate. Plot shtatë herë gjendet në artikull – i shprehur në një mënyrë apo një tjetër – togfjalëshi “Ashtu si ka thënë dhe Presidenti Obama”. Shkrimi merr veçanërisht trajta groteske kur Kryeministri Thaçi, në mbyllje të artikullit, citimit final të Obamës i paraprinë me një kërkesë drejtuar lexuesit: të rikujtoj dhe një herë se çfarë ka thënë Obama në lidhje me subjektin e artikullit. Një mbyllje klishe, që nuk ka se si mos të’t kujtoj stilin standard në mbylljet e hartimeve të nxënësve të shkollave te mesme – çdo hartim mbyllej me një citat të shokut Enver.
Plot 729 fjalë të shkruara nga Kryeministri Thaçi vetëm për të thënë se ai e vlerëson në mënyrën më maksimale nismën e propozuar nga Presidenti Obama për ngritjen e një Bordi për Parandalimin e Mizorive në botë. Por, një pjesë të mirë të artikullit Kryeministri Thaçi ia dedikon dhe vuajtjeve të popullit kosovar. Për të qenë sa më korrekt po e risjelli pjesën ku Thaçi i referohet popullit të tij. Midis të tjerash ai shkruan: “…when I think about mass atrocities, the most vivid images that come to mind are those of my own countrymen and women, the Kosovar refugees from the conflicts of the late 1990s…”.
Në një përkthim të shpejt kuptojmë se kur Thaçi mendon për masakra dhe mizori, në mendje i vinë burrat dhe gratë e vendit të tij, "refugjatët kosovarë". Veç se ka një problem madhor me mënyrën se si Kryeministri Thaçi e përdorë termin “kosovar”.
Ka një ndryshim thelbësor se si perceptohet ky term nga shqipfolësit dhe nga te huajt. Për shqipfolësit, deri para shpalljes së pavarësisë termi “kosovar” nënkuptonte ekskluzivisht shqiptarët e Kosovës dhe aspak serbët, goranët, turqit apo pakicat e tjera. Nga ana tjetër, për të huajt, termi “kosovar” nënkupton pa përjashtim të gjitha popullsitë që jetojnë në Republikën e Kosovës. Artikulli i Thaçit ka për qëllim t’i drejtohet një publiku të huaj dhe rrjedhimisht termi "kosovar" përdoret në kontekstin e huaj.
Por, nëse i referohesh kronikave të kohës, vë re se në mediat e huaja konflikti në Kosovë prezantohet si rezultat i orvatjeve të Milloshevicit për spastrim të "shqiptarëve etnik" (Ethnic Albanians) ose "shqiptarëve të Kosovës" (Kosovo Albanians). Gjithashtu, bombardimi i Serbisë nga NATO justifikohej me faktin se ushtria serbe nuk po tërhiqte ushtrinë jashtë Kosove, dhe nuk po e ndalonte gjenocidin kundrejt "popullatës shqiptare të Kosovës". Rrjedhimisht, Thaçi e anashkalon, ose thënë më mirë, e tjetërson identitetin shqiptar të refugjatëve kur ai i quan ata “kosovar”. Një i huaj që nuk e njeh fort mirë historinë e luftës së Kosovës, “Kosovar refugees” e kupton sikur refugjatë kanë qenë të gjithë yjet e flamurit kosovar.
Kryeministri Thaçi apo këshilltaret e tij e kanë harruar dimensionin “shqiptar” të masakrave te Kosovës. Mbase harresa në këtë rast është bërë me qëllimin e mirë në shërbim të një projektimi më paqësor dhe më shpresëdhënës për të ardhmen e vendit të tyre. Mbase Thaçi me këshilltarët e tij përfaqësojnë ata shqiptarë të Kosovës të cilët dëshirojnë të harrojnë mizoritë e luftës, dhe bashkë me to duan të harrojnë dhe arsyen e pafajshme që ja solli këto mizori: fakti që ata ishin shqiptarë. Me gjithë paragjykimet që mund të sjellë një dëshirë e tillë, duhet ta pranojmë se e drejta për të harruar është një e drejtë njerëzore që nuk mund t’i mohohet askujt.
Në të njëjtën kohe, nuk mund të mohohet se refugjatët dhe viktimat e luftës së Kosovës u bënë të tillë jo sepse ishin “kosovarë” por sepse ishin shqiptarë. Dimensioni “shqiptar” i tragjedisë së Kosovës është i pamohueshëm dhe i pashmangshëm, sepse të pashmangshëm janë emrat shqiptarë në varret e viktimave dhe kujtimet e këqija të refugjatëve.
Në fushëbetejën e Termopileve, 300 spartanë luftuan dhe ranë heroikisht kundër një ushtrie të tërë persiane. Buzë rrugës që përshkon fushëbetejën e dikurshme, në gurë është shkruar: “Kalimtar, shko e thuaj spartanëve se ne vdiqëm sipas ligjit Spartan”. Ky mbishkrim ka mbi 2000 vjet në atë gurë dhe asnjë kalimtari nuk ja ka bërë dora që për interesa të ngushta fjalën “spartan” – që sot është një identitet i zhdukur – ta shndërroj në “grek”, "shqiptar" apo "turk". Askush nuk ka guxuar ta prek me dorë identitetin spartan te viktimave, sepse të bësh një gjë të tillë është t’i vrasësh për së dyti.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-32-780x439.jpg)
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
![Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476797986_1050156560474552_4662049596669104833_n-2-780x439.jpg)
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra
![Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-5-780x439.png)
Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-8-780x439.jpg)
Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna
![Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/LAJMI-I-FUNDIT-2-780x439.png)
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti