Fytyra e një vrasësi
Të hënën në Oslo filloi gjykimi i terroristit monstruoz Anders Behring Breivik, i cili me 22 korrik të vitit të kaluar ekzekutoi 77 vetë. Sipas ekspertëve, Breivik e zbuloi vetveten në Gjykatë. Ai buzëqeshtë dhe qante në vend të gabuar, duke mos treguar asnjë pikë mëshire ndaj viktimave të tij. Ai qante vetëm atëherë kur Gjykata shfaqi filmat e tij propagandistik. Sipas ekspertëve të psikologjisë, kjo sjellje e paraqet një psikopat i cili vuan nga çrregullim i personalitetit – narcisoid.
Kur prokurori tregoi fotografitë e Breivikut me armë dhe uniformë – që ai vetë i kishte punuar – dukej i mburrur me vetveten dhe për gjërat e bëra. Kur prokurori i shfaqi xhirimet me zë të masakrës në Utoya (ku Breiviku i kishte vrarë 69 të rinj), një gjë që preku thellë të gjithë pjesëmarrësit në gjyq, Breiviku qetë shfletonte dokumentet me avokatin e tij.
“Ai nuk tregonte asnjë grimë empatie me viktimat”, thotë psikiatri ligjor Hening Varoy. “Empatia e tij e vetme vinte në shprehje kur ishin në pyetje aktet dhe veprimet e tij personale”.
Hening mendon se ai vuan nga çrregullimi i personalitetit, se është një narcis.
Narcisi, sipas mitologjisë greke ishte një gjuetar nga Thespia që dashurohet në bukurinë e tij. Një ditë ai gjunjëzohet pranë një lumi. Kur e sheh veten në ujë, Narcisi pasionohet me bukurin e vet sa që bënë përpjekje për ta përqafuar veten… dhe mbytet!
Dje Breiviku ishte i kënaqur me fjalimin e tij mbrojtës, prej 70 faqeve, që e kishte përgatitur gjersa ishte në Izolim. Shumica e pjesëmarrëseve në gjyq, që ishin të goditur nga tragjedia, e lëshuan sallën. Gjatë leximit të katërmbëdhjetë faqeve, Breiviku tha “se akti im ka ndikuar në shmangien e një lufte civile në të ardhmen në Norvegji”. Ai akuzoi mediat se “kane thënë se unë jam narcisoid, asocial, psikotik, qe unë vuaj nga bakteriofobia, që jam mburravec i vetëkryqëzuar, homo, pedofil, nekrofil, racist, sociopat, fashist, sionist dhe anarkist”.
“Të gjitha këto i kanë pohuar për mua. Natyrisht që unë nuk jam i habitur nga këto pohime. Është me rëndësi të kuptohet se pse kjo elitë kulturore e gazetarëve, e redaktorëve dhe e prokurorëve të kësaj lënde, do të vazhdojnë të gënjejnë për rastin tim. Unë kam kryer aktin më të sofistikuar, më spektakolar dhe atentatin më brutal politik nga një militant nacionalist qysh nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Breiviku. “Marksistët dhe liberalët kanë bërë grusht shtet ne Norvegji dhe që nga Lufta e Dytë Botërore në Norvegji nuk ka demokraci të mirëfilltë”.
Sipas tij, populli kurrë nuk është pyetur me anë të referendumit nëse do të pranonte që Norvegjia të transformohet në një “shtet multietnik dhe multikulturor, që në të ardhmen rrezikohet të bëhet minoritet në kryeqytetin e vet dhe në vendin e vet”.
Gjyqtari i thotë Breivikut se ke shfrytëzuar shumë kohë në deklaratë, por ai prapë vazhdon: “Nëse ne mund ta detyrojmë Arbeiderpartin (Partie e Punës që udhëheqë Norvegjinë) për të ndryshuar politikën e emigracionit dhe për ta ndaluar dekonstruktimin dhe kolonizimin; në qoftë se ne mund t’i detyrojmë ata për të ndryshuar drejtimin duke ekzekutuar 70 njerëz, ne do të kontribuojmë në shmangien e një luftë te ardhshme civile në Norvegji, e cila mund të rezultojë me qindra e mijëra norvegjezë të vdekur”.
Pas tridhjetë minutave deklarimi, gjykatësi kërkon që Breiviku të përfundojë deklarimin, mirëpo avokatët kërkojnë që ai të shprehet i lirë, ndaj Breiviku vazhdon: “Paramendimi se unë do të burgosem nuk më tremb… Unë kam lindur në burg dhe kam jetuar tërë jetën në burg: në një burg ku nuk është e mundshme të shprehem politikisht… Ky burg quhet Norvegjia. Nuk luan fare rol a jam i burgosur në qeli në Ila (burg afër Oslos), apo nëse unë banoj ne Skoyen apo Frogner (pjesë perëndimore në Oslo, ku banojnë të pasurit)”.
Prindërit dhe të afërmit e fëmijëve të ekzekutuar nga Breiviku e patën shumë vështirë kur ai fliste për fëmijët. “Ata megjithatë nuk kanë qenë fëmijë të pafajshëm. Ata ishin aktivistë politikë që kanë punuar për një multikulturalizem dhe kulturë marksiste. Ishulli Utoya është kamp politik”.
Para dy muajve Breivik u shpall person jonormal, për t’u trajtuar nga psikiatria. Pati shumë zëra kundër ekspertëve psikiatrikë, madje mendime konspirative se Norvegjia si komb i vogël lindi dy njerëz të poshtër: Vidakum Quislingun dhe Breivikun. Për t`iu shmangur këtij reputacioni, disa mendonin se qëllimisht disa psikologë e shpallen Breivikun jonormal.
Sidoqoftë, shumë mendojnë dhe janë të pajtimit që diagnozën dhe gjykimin definitiv te Breivkut do ta vendos drejtësia e jo ekspertët. Kjo është definuar edhe në kodin penal të Norvegjisë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pavarësisht nëse Robert Fico mbijeton dhe rifillon ose jo detyrën, Sllovakia është në situatë të rrezikshme
Lidhja mes ekonomive: Roli katalizator i pagesave ndërkufitare me kosto të ulët në Ballkanin Perëndimor
Riorganizimi i makinerisë së luftës së Putinit, zbulon frikën e tij më të thellë – ngritjen e rivalëve në Kremlin
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë