Etnoeksperimenti
Po sillemi në rreth. Në rrethrrotullim. Dikur silleshim në rreth të madh, tash ka ndryshuar puna. Në çdo lagje është nga një rrethrrotullim. Edhe mendtë merren më shumë. Ndërkohë, me dëshpërim po i dëgjojmë kukullat politike tek po belbëzojnë për tema të mëdha, derisa themelet e shtetit të krijuar me aq mund po luhaten rëndë nën peshën e presioneve.
Kukullat po shahen mes vete dhe po i mbushin lajmet qendrore. Derisa çështja e jonë po rrëshqet gjithnjë e më ultë në agjendat ndërkombëtare, ata, kukullat tona politike po ia gjejnë behanet njëri- tjetrit. E populli po kënaqet. Seritë edhe ashtu janë monotone.
As kryekukulla nuk e di ende çka është: kukull kuq e zi apo kukull e kaltër me gjashtë yje.
Pata shkruar më herët për njeriun me patkua rreth qafe. Një patkua të vogël, fatndjellës, që i varej në një zinxhirë të artë. Atë njeriun i cili kur shikohej në pasqyrë, thoshte: ”po ky jam unë, njeriu me patkua”. Falë kësaj ai e dinte kush është. Ai kishte identitet, derisa një ditë dikush ia vodhi patkoin. Pastaj, më nuk e dinte kush është. E shikonte tjetrin me patkoin e vet rreth qafe dhe thoshte: “Ai jam unë”?!
E unë kush jam? Kjo është pyetja logjike e radhës!
Krejt kjo situatë më ngjante në dilemën e vet kryeministrit të vendit teksa nga foltorja e kuvendit të Kosovës po “kërcënonte” faktorin ndërkombëtar duke përqafuar idetë e kundërshtarëve të vet politik. Ai po thoshte pak a shumë se nëse flasim për ndjenja dhe dëshira, shqiptarët do të ndiheshin më së miri në një shtet të vetëm. Ndjenjat dhe politika!
Nejse, ndërkombëtarët nuk e morën seriozisht “kërcënimin”e kryeministrit. Ashtu si nuk i merr seriozisht as projektet e tij. Ata e dinë se ai është i dëgjueshëm. Kjo me gjuhë diplomatike thuhet ”kooperues”. Ata tashmë e dinë se ai është i vendosur të mos e lejoj bashkimin e shqiptarëve në një shtet. Ka dhënë prova. Kjo ka të bëjë me interesa më të mëdha se qytetarët, se populli e se ky vend: interesa të shteteve dhe korporatave të mëdha!
Derisa po parakaloja me veturë në kolonën e gjatë, “te rrethi” i madh, po e dëgjoja në radio fjalën e kryeministrit. Dhe po e shihja flamurin e kaltër me gjashtë yje. Disa me prirje për humor të zi tashmë e kanë dizajnuar edhe flamurin me fusnotë. E flamuri gjigant valon krenar vetëm disa kilometra nga Çagllavica ku autoriteti i republikës është krejtësisht formal. Prandaj, madhësia e flamurit është e vetëkuptueshme.
Ai flamur, bashkë me himnin pa tekst, ishte promovuar në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Derisa po e bëja rrotullimin për me e marrë rrugën që shpinte përmes Çagllavicës, kujtoja skenat tragjikomike kur grupe të rinjsh e hoqën atë flamur dhe e vendosën një tjetër me shqiponjën dykrenare, me përmasa po aq gjigante. Pastaj shteti, mbase me urdhër të kryeministrit, po e hiqte me dorë të vet flamurin shqiptar. Ata dhe “shteti” e hoqën dhe e ngritën disa herë flamurin e vet. Rinia e hiqte e “shteti” e vinte sërish. Aty u zhvillua një luftë identifikuese mes pushtetit dhe opozitës.
Kur jemi te rrethrrotullimi na duhet të themi se ai ishte deri vonë rrethrrotullimi kryesorë në ish-krahinën e Kosovës. Presupozonte nyjën prej nga arrije kudo në këtë vend të vogël i cili digjej në ethe nga ëndrrat e mëdha. Atëherë Kosova e kishte të qartë identitetin e saj dhe e kërkonte vetëm lirinë. Por, kur e fitoi lirinë e humbi identitetin. Lufta po zhvillohej në atë teren. Me të humbi udhën në oborr. Mos me e ditë kush je dhe çka po do. Me ta marrë patkoin e fatit nga qafa!
Tash edhe rrethi është zhvendosë. Shteti i ri e bëri rrethin e ri. Aty është bërë nyja e re. Nga aty mund të marrësh drejtimin për ku të duash. Deri në Komoran. E në cilin drejtim të nisesh në kufijtë e atdheut, arrin për një orë. Në Morinë për shembull. Atje është një kufi i dinjitetshëm. Procedurat respektohen me përpikëri. Kështu nuk ndodhë në veri. Aty s’ka procedura. As kufi. Ka veç biznes. Edhe barrikada. Por, edhe barrikadat janë biznes.
Por, për veriun nuk do të flas as kryeministri i vendit. Prandaj, flet për tema kombëtare. Për me e përhumbur, me e bë mjegull!
Ai bëri shumë eksperimente me ne. Eksperimentoi me kombin e ri kosovar, i cili u bë me simbole në të njëjtën mbledhje historike të kuvendit ku ai e lexoi deklaratën e pavarësisë, të cilën më vonë e përjetësoi edhe në fusnotë. Pastaj papritmas u bë shqiptaromadh: po angazhohet për bashkim kombëtar. Po thotë se kështu na pëlqen!
Në fakt para se të ribëhej shqiptaromadh ai kishte provuar bashkë me shefin e vet të formësonte qytetarët e rinj për shtetin e ri. Me i tredhë në tru. Me bë atë që nuk e kishte arritur as pushtimi.
Por, me krijua komb nuk është sikur me gatua bukë. Nganjëherë nuk vijnë as bukët.
Telashin më të madh e kishin se çka me vu në themel. Cilat ide? Cilët personalitete? Cilat ngjarje!
Eksperimentet me trashëgiminë e Jasharajve, të Rugovës, me neosmanizmin, me multietnicitetin… nuk dhanë ndonjë rezultat. Nuk u ngjizën. As ideja e kombit evropian në miniaturë, sipas modelit të kombit jugosllav dhe atij sovjetik nuk u ngjiz. Mbetën pa ide se çka me bë! Kah të shkojmë e dimë, por jo edhe si!
Përgjigja në të gjitha këto etnoeksperimente ishte riaktualizimi dhe fuqizimi i idesë shqiptare e cila e frymëzoi luftën kundër pushtimit prej Serbisë. Ideja e Shqipërisë së lirë. Kjo ide po fuqizohet edhe në Shqipëri pas dështimit të klaneve. Shqipëria po bëhet me ideologji. Mbase Shqipëria po ribëhet komb i qëndrueshëm.
Po këndej?A po e merr kthesën sërish kryeministri dhe shefi i tij në shkuarje? Apo vetëm po bëjnë zhurmë për me kontrabandua autonominë për veriun? Me bë mjegull!
Pyetja shtrohet vetëm se a do të kenë kohë dhe energji, se populli ka. Çka është për të edhe një (etno)eksperiment apo edhe një luftë e brendshme për pushtet?! Për shembull: me e rrethua kryeqytetin derisa të dorëzohet? Me ja ndal buxhetin. Me e shantazhua. Me e bë kaos derisa të lodhen!
E populli?
Populli s’ka kah shkon!Sillet në rreth! Secili në rrethrrotullimin e vet!Secili në lagjen e vet. Duartroket fituesin dhe këqyrë punët e veta. E kukullat përkunden në pushtet!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në
Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos