LAJMI I FUNDIT:

Besës i kthehet Kasapi

Besës i kthehet Kasapi

Mesfushori pejan Fetim Kasapi pas aventurës në Suedi është kthyer në Kosovë, ndërsa ka filluar të stërvitet me skuadrën e Besës. Ai thotë se vetëm disa detaje e ndajnë nga marrëveshja me Besën.

Fetim Kasapi është kthyer në Kosovë, ndërsa nga janari pritet t’i bashkëngjitetekipit të Besës që pothuajse ka arritur marrëveshje me krerët e këtij klubi.

Kasapi që për nj vit luajti në Suedi te skuadra Raslatt SK, ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Kosovë. “Kam filluar të stërvitem me Besën. Kam biseduar edhe me kryesinë e klubit dhe kanë mbetur vetëm disa detaje që të nënshkruaj. Sipas gjitha gjasave do të qëndroj te Besa”, pohoi Kasapi për Arenën.

Mesfushori pejan që së fundmi në futbollin e Kosovës luajti për Trepçën ’89, ka përcjell nga afër tri ndeshjet e fundit të Besës. “Po i kam përcjellë ndeshjet me Istogun, Trepçën dhe Prishtinën. Loja e skuadrës në përgjithësi është mirë, nuk është edhe keq, por gjithmonë ka vend për përmirësime. Normal që Besa është një ekip që lufton për kreun e tabelës, pse jo edhe kampion me dal në fund”, përfundoi Kasapi. /Telegrafi/