LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina i jep leksione basketbolli Trepçës

Sigal Prishtina i jep leksione basketbolli Trepçës

Bardhekaltërit e kanë deklasuar totalisht skuadrën mitrovicase duke e dominuar atë në çdo aspekt, e këtë më së miri e tregon edhe rezultati përfundimtar prej 23 pikësh epërsi, 93-70.

Palestra e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë kishte mbledhur shikues të mjaftueshëm për ta mbushur atë, teksa edhe Plisat ishin të pranishëm në numër të madh dhe dhuruan atmosferë impozante gjatë tërë takimit.

Bardhekaltërit e nisën ndeshjen me një tempo të lartë dhe kundërsulme të shpejta, teksa shquhej Dardan Berisha, që vetëm në pjesën e parë të ndeshjes arriti t’i shënojë 18 pikë, prej tyre katër trepikësha.

Në të dy çerekët e parë vendasit e kontrolluan lojën shumicën e kohës, përveç se kishin probleme me amerikanin Ken Broën i cili shënoi 13 pikë deri në ato momente. Pjesa e parë e takimit u përmbyll me 10 pikë epërsi për Sigal Prishtinën, 43-33.


Në pjesën e dytë, Bardhekaltërit shpërthyen dhe madje arritën deri në 27 pikë epërsi (78-51), me ç’rast trajneri i Sigal Prishtinës, Sabit Hadzic, iu desh ta pushojë krejt pesëshen e parë, në mënyrë që t’i aktivizojë lojtarët e rinj të ekipit të cilët pa problem e menaxhuan ndeshjen deri në fund.

Te Sigal Prishtina pesë lojtarë shënuan pikë dyshifrore, ndërsa më i miri ishte Dardan Berisha 25 pikë, ndërsa për mysafirët u dallua Ken Brown që shënoi 30 pikë, gati sa gjysma e pikëve të shënuara në tërësi të skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Sigal Prishtina vazhdon serinë prej pesë fitoreve rresht në ETC Superligën e Kosovës dhe duket se nuk do të humbë fare këtë edicion. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori