Akuzat dhe proceset që na presin
Opinioni publik dhe ai qytetar është shokuar dhe tronditur me akuzat dhe shpifjet e llojllojshme të javëve të fundit, që për cak ishin disa figura të rëndësishme politike të vendit.
Kjo luftë speciale dhe tepër antinjerëzore e antikombëtare do të thosha, filloi me akuzat që agjenti i SHIK-ut (tani deputet në Kuvendin e Kosovës), Bekim Haxhiu, bëri për Albin Kurtin.
Kjo luftë po vazhdon të ashpërsohet dhe të marrë dimensione tepër të rrezikshme për mjedisin tonë politik, dhe fare lehtë mund të na shpije atje ku nuk do të dëshironim kurrsesi!
Në dukje të parë dhe sipërfaqësore, mund të mendohet se kjo shpreh krizën e ideve që ka klasa politike në vend dhe vetë shoqëria në përgjithësi. Kjo, edhe mund të jetë njëra nga arsyet, por jo e vetmja dhe kryesorja!
Duke analizuar dhe parë zhvillimet politike për dhe rreth Kosovës, lehtas mund të vijmë te përfundimi se Qeveria e Kosovës, nëpërmjet deputetit Haxhiu, por edhe vetë Grupit parlamentar të PDK-së, kryetari i të cilit Adem Grabofci deklaroi publikisht se deputeti Haxhiu ka edhe mbështetjen e plotë të Grupit Parlamentar të PDK-së, ka pasur për qellim të manipuloj dhe të hutoj njëherësh qytetarin e vendit duke larguar vëmendjen e tij nga zhvillimet politike që po ndodhin.
Këtu do të përmendim sidomos largimin e vëmendjes nga problemi i Mitrovicës dhe bisedimeve që po mbahen në Bruksel, ku delegacioni i udhëhequr nga Edita Tahiri po vazhdon të bëj lëshime substanciale, duke e rrezikuar shumë seriozisht funksionimin dhe zhvillimin e shtetit tonë.
Pas tronditjes që pësoi opinioni publik dhe qytetar nga këto akuza dhe shpifje të ulëta, kemi fillimin e deklaratave serike nga faktori ndërkombëtar për një zgjidhje “kreative” të problemit të Mitrovicës, si dhe hovin diplomatik të planit të presidentit serb Boris Tadiq.
Siç edhe është pritur dhe thënë nga shumë analistë dhe politikanë, shtetet që e kanë njohur dhe po vazhdojnë ta mbështesin pavarësinë e Kosovës, tani po e presin planin konkret të kryeministrit Thaçi.
Duke dashur që kryeministri Thaçi të dal para faktorit ndërkombëtar si i vetmi faktor që do të mund të arrinte dhe zbatonte marrëveshje me Serbinë, lehtas mund të ketë premtuar edhe gjëra që qytetarët dhe opinioni publik në Kosovë, jo që nuk do t’i pranonte, por edhe do t’i kundërshtonte fuqishëm.
Në këtë logjikë të të menduarit më shpije vet retorika e Qeverisë dhe kryeministrit Thaçi, i cili, në një intervistë në Radion Evropa e Lirë, paragjykoi spektrin politik, duke thënë se sikur edhe gjithë spektri politik të pranonte heqjen e Republikës, ai s’do ta bënte këtë kurrë. Në fakt kjo tregon retorikën e njohur se më mirë është të sulmosh se sa të mbrohesh.
Thaçi me deklarata të tilla bombastike ende po shpreson që para opinionit të dal si atdhetar dhe njeri që nuk bën kompromise, por në bisedimet e fshehura dhe larg vëmendjes së opinionit, ai mund të jetë krejt i ndryshëm.
Ka dy fakte që janë tepër shqetësues për proceset që do të zhvillohen dhe po na presin në javët vijuese:
E para është se Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një makinë votuese dhe tërësisht i kontrolluar nga Qeveria. Në gjithë këtë mjegull të qëllimshme, Qeveria po luan shumë mirë edhe me kartën e të ashtuquajturit unitet i klasës politike në vend, ku edhe partitë opozitare, përjashtuar Vetëvendosjen!, po i bën përgjegjëse për atë që pritet të ndodh në ditët dhe javët vijuese.
Ai në mënyrë krejt klandestine, bën një takim në një restorant të Prishtinës, ku merr “pëlqimin” dhe nënshkrimet e përfaqësuesve të partive parlamentare për një deklaratë politike për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.
Vetëm më pastaj kjo u hodh në votim dhe u aprovua në Kuvendin e Kosovës, në mënyrën që jemi mësuar ta shohim në këtë Kuvend: lexim dhe votim. Kaq!
E dyta, ka të bej me luftën speciale dhe akuzat denigrues që i përmendem edhe në hyrje të këtij shkrimi për të gjithë ata që guxojnë ta thënë të vërtetën.
Kjo luftë me gjasë do të vije duke u rritur, konform lëshimeve që do të bëj Qeveria për veriun dhe bisedimet në Bruksel.
Sa më shumë që agjenda politike bëhet dhe zhvillohet jashtë Kuvendit të Republikës së Kosovë, aq më shumë do të rritet mundësia dhe rreziku i lëshimeve dhe kompromiseve ndaj trysnisë së Brukselit dhe këmbënguljes serbe.
Opozita politike në Kuvend do të duhej t’i vejë kushte Qeverisë dhe partive në pozitë, duke thënë haptazi dhe shumë qartazi, se nëse çdo marrëveshje e arritur me Serbinë në Bruksel nuk miratohet dhe ratifikohet në Kuvend, ata nuk do ta njohin dhe respektojnë këtë marrëveshje.
Nëse Qeveria vazhdon me këtë avaz dhe nuk e përfill Kuvendin dhe opozitën fare, atëherë opozita duhet ta braktis pjesëmarrjen në Kuvend dhe të kërkoj zgjedhje të reja demokratike.
Kjo është e domosdoshme nga ana e opozitës në mënyrë që të respektohet organi më i lartë legjislativ në vend dhe të ruhet rendi kushtetues i Republikës së Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/EGEL.jpg)
"Ti të lodh trurin, a e ke vërejtur veten se sa shumë flet" - Gjesti lodhet nga Egli gjatë sfidës së Vëllait të Madh
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
![FIFA përjashton tri kombëtare nga Kampionati Botëror 2026](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fifa-780x439.jpg)
FIFA përjashton tri kombëtare nga Kampionati Botëror 2026
![KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi_2471-780x439.jpg)
KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive
![Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-10-780x439.png)
Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti