Sundon ligji apo dhuna
Si mund të shpjegohet dhuna e 14 Janarit? Pse më 14 Janar pati dhunë e më 22 Janar jo?
Gatishmëria aq e madhe e qeverisë që me çdo kusht, duke përfshirë dhunën e tepruar, të pengojë protestat e 14 Janarit, mund të shpjegohet përmes nevojës dëshpëruese për të fituar pikë në fushën ku është më së keqi, garantimin e shtetit të së drejtës ose sundimit të ligjit. Kjo nevojë vjen nga dy gjëra: e para dëshira për t’u dukur para ndërkombëtarëve si të aftë për të siguruar rend e ligj, përballë vërejtjeve të tyre se Kosova duhet ta forcojë këtë fushë; dhe e dyta, kompensimi para qytetarëve të Kosovës, për impotencën e treguar në çdo aspekt për të vendosur normalitetin në veri, sidomos muajve të fundit.
Nevoja për t’u dëshmuar
Në të gjitha raportet vendore dhe ndërkombëtare për Kosovën dhe në vizitat e zyrtarëve të lartë të shteteve mike, ritheksohet se sundimi i ligjit është fusha më e dobët në Kosovë. Kjo gjë edhe nuk ka nevojë të thuhet kur kihet parasysh fakti se ekziston një mision i BE-së pikërisht për të forcuar sundimin e ligjit. Prandaj, qeveria e sheh të arsyeshme që të shfrytëzojë çdo rast për t’u dëshmuar në çfarëdo mënyre të mundshme para ndërkombëtarëve se është në gjendje të ofrojë rend e ligj. Protesta e 14 Janarit ishte një rast i tillë, dhe u shfrytëzua deri në teprim.
Kjo kuptohet edhe më mirë kur kihet parasysh izolimi ndërkombëtar i qeverisë që nga vjedhja e votave në zgjedhjet e 2010. Për një fjalë të mirë nga Brukseli, ia vlen të rrehen qytetarët (protestues e joprotestues), deputetët e nënkryetari i parlamentit, të përdoret uji në temperatura minus e pse jo edhe të alivanoset ndonjë gazetar sa për ta kompletuar rrethin. Duke ditur se në legjitimitetin nga brenda vendit, qeveria nuk e ka, dhe legjitimiteti i saj vije nga përkrahja e supozuar ndërkombëtare, veprimet e tilla janë krejt të kuptueshme. Aq më tepër kur ky veprim është në përputhje me instiktet autoritariste ekzistuese.
Një detaj i rëndësishëm i 14 Janarit është prezenca e monitoruesve të EULEX-it në protestë. Policia e Kosovës ishte para një testi për aftësinë e saj. Por, jo aftësinë për të garantuar lirinë e shprehjes së qytetarëve, por aftësinë për të kontrolluar turmat. Se këtu është fokusi i rendit e ligjit në Kosovë, pasi që lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar tashmë edhe zyrtarisht mund të shpallet e humbur. Pra koncepti për rendin e ligjin është negativ, që fokusohet në parandalimin e shprehjes së pakënaqësisë së qytetarëve, e jo në garantimin e një ambienti të lirë. Kjo ka qenë gjatë gjithë kohës së pasluftës, e sidomos pas trazirave traumatike të 17 marsit 2004. Pra, në thelb, policia e Kosovës (njësitë speciale) trajnohet dhe vlerësohet për të kontrolluar turmat shqiptare në rast të ndonjë sulmi ndaj serbëve lokalë. Kjo e shpjegon vlerësimin pozitiv të ndërkombëtarëve për policinë, testi i shpërbërjes së turmës u kalua, nuk është me rëndësi cilat ishin metodat.
Dihet se pas 17 marsit, nuk kemi pasur shpërthim të dhunës së pakontrolluar, dhe këtu rol të rëndësishëm ka pikërisht Lëvizja Vetëvendosje. Duke kanalizuar frustrimin e shqiptarëve, ka parandaluar shpërthimin e ndonjë spazmi të dhunës që do të kishte pasoja shumë të rënda. Dhe përmes protestave të saj, në fakt, ka mundësuar profesionalizimin e policisë së Kosovës, duke ofruar një sparing-partner të aftë.
Krimi i organizuar shkakton impotencën
Dhe këtu kuptohet aspekti tjetër i nevojës së qeverisë për tu dëshmuar, pra para qytetarëve të Kosovës. Dhuna ndaj Vetëvendosjes është diçka tashmë e pranuar si normale, dhe për këtë arsye para 14 Janarit, qeveria nuk hezitonte të deklaronte haptas se, me një fjalë, do të ketë dhunë, gjithmonë duke ia përcaktuar fajin paraprakisht organizatorëve të protestës. Pra simbioza e deritanishme apo marrëdhënia predator-pre e policisë e Vetëvendosjes, është parë si diçka që i mundëson qeverisë që për një ditë të paktën të dëshmohet se është e fortë. Se mund t’i largojë nga rruga ata që bllokojnë rrugën, pa marrë para sysh a është bllokuar vetëm gjysma e rrugës apo kemi pasur të bëjmë me protestë-ulje. Këto detaje janë të parëndësishme, me rëndësi është të dëshmohet se qeveria nuk është e pafuqishme në këso situata, si kompensim për veriun.
Ironikisht, bllokimi i plotë i rrugëve me zhavorr e trungje, në revolucionin e vonuar të trungje në Kosovë, vazhdon në veri. Për të maskuar impotencën atje për të hequr barrikadat e subkontraktorit në rrugën e kombit me kamionë Veselinoviq, qeveria deklaron se ka subkontraktuar punën te ndërkombëtarët.
Në pamundësi për të garantuar sundimin e ligjit në Kosovë, qeveria e barazon atë me sundimin e dhunës dhe dhunën policore e shet si zbatim të ligjit. Por, pse më 22 Janar nuk pati dhunë? Përgjigja është mjaft e thjeshtë, se politikanët ua lanë policëve profesionistë që ta menaxhojnë protestën. Mungesa e dhunës më 22 Janar është argumenti më i fortë për mospërfshirjen e politikanëve në çështje të rendit dhe se kjo punë është më së miri t’u lihet profesionistëve.
Shqiptarët e Kosovës kanë përvojë me joviolencë, rezistencë paqësore e mosbindje qytetare që nga vitet e 1990-ta. Dhe, shpërbërja e një protestë-uljeje nuk është veç se një episod në përpjekje për liri, demokraci e sundim të ligjit. Por ky episod i 14 Janarit dëshmoi zyrtarisht se kjo qeveri ka zgjedhur sundimin e dhunës si zëvendësim për sundimin e ligjit. Përpjekjet për liri popujt i bëjnë kundër shteteve të huaja, kurse përpjekjet për demokraci e sundim të ligjit i bëjnë kundër qeverive të veta. Prandaj, duhet ta dimë se ky nuk është fundi i gazit lotsjellës, por fundi i iluzioneve për atë se kush sundon në Kosovë.
(Autori është Drejtor i Institutit Ballkanik të Politikave – IPOL. Opinionet janë personale)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'