LAJMI I FUNDIT:

Vitet 2012-2013 për të nesërmen e Kosovës

Nëse do ta kthenim pak kujtesën pas, në një kohë edhe jo shumë të largët, fundin e vitit 2010 dhe pranverën e vitit 2011, do ta kuptonim se kjo periudhë kohe nuk na lë shumë mbresa të mira, sepse kemi qenë dëshmitar si qytetarë që kjo periudhë, aspak nuk ka sjellë dobi për shtetin tonë të dashur.

Në këtë periudhë kohe, patëm dorëheqje të presidentit, rënie të institucioneve, devalvim të proceseve, zgjedhje të kontestuara nga kandidatët deputetë edhe brenda për brenda të njëjtave parti politike që garonin në zgjedhje, pozitës dhe opozitës, përsëritje të zgjedhjeve nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, vjedhje votash, votime të shumëfishta, stërzgjatje të shpalljeve të rezultateve nga organi kompetentë, krijim të mundimshëm të institucioneve, pastaj zgjedhjen dhe kontestimin e presidentit, zgjedhjen prapë te presidentes, formim të komisioneve për ligjin e zgjedhjeve si dhe për rregullimin e fusheveprimtarisë së zgjedhjes së Presidentit-es, për të ardhmen… Këto janë disa nga karakteristikat që na kanë përcjellë ne qytetarët e Kosovës gjatë kësaj periudhe. Por çfarë na pretë tani dhe në të ardhmen duhet të jemi vigjilentë, sepse koha nuk na pretë të kemi më këso përsiatjesh të panevojshme.


Vitet 2012-13 priten të jenë vite të Kosovës. “Por çfarë Kosove”? Kosovës me sundim rendi dhe ligji si dhe Kosovës Europiane, apo Kosovës prapë me stagnim të proceseve në shumë fusha, çka besoj se stagnimi i proceseve të Kosovës askujt nuk do ti konvenonte, as pozitës dhe as opozitës, dhe me së paku qytetarëve të shtetit tonë të cilin shtet e kemi krijuar me shume mundë, dhe sakrifica të llojit të vetë. Mirëpo të gjithë dëshirojmë që dita e zgjedhjes së Presidentit-es të jetë një ditë me plot domethënie, si përsa i përket organizimit të zgjedhjeve, dhe po ashtu sikundër edhe sa i përket asaj që secili qytetarë në kutinë e votimit, me urti dhe pa ngarkesa politike, por bindshëm, dhe sipas kulturës popullore demokratike të zgjedhim më të mirin, për president-e në 2012-ën dhe më të mirët për deputetë në 2013.

Sepse vota duhet të jepet pa ngarkesa dhe presione politike, pa shantazhe, që në kutin e votimit të hedhet vota në mënyrë demokratike, sepse kjo është krenaria, është bindja, është gjykimi i drejtë për secilin qytetarë që mendon se presidenti-ja është më i miri. Por për zgjedhjen e presidentit-es ju takon partive politike pozitë dhe opozitë që të paraqesin kandidatët më të mirë të mundshëm që kanë karrierë në jetën politike dhe akademike, dhe që programi për zbatim të jetë i afërt me qytetarët dhe për jetën qytetare në praktikë. Sepse, këndvështrimi qytetar duhet të jetë në dëshirën se kjo forcë politike më pëlqen dhe ky kandidat do të jetë ai që nesër, me votën time qytetare, Presidenti-ja do të përpiqet për të qenë, Kosova jonë e shtrenjtë si familje, si bashkësi, si lagje, si qytet, dhe si shtet demokratik, vend për të mirën e përbashkët që koha dhe zhvillimi i kohës e kërkon. Andaj, me këtë dëshirë, votuesit shkojnë në kutit e votimit dhe në mënyrë që të hedhin votën të sigurt aty dhe për kë ata dëshirojnë. Dhe me qetësi duhet të kuptojmë këtu mençurinë popullore se shkuarja në votim dhe votimi për kandidatin që pëlqen është shenja që lë në demokraci gjurmë, sepse pikërisht në atë kuti, votimi është e nesërmja, aty është më e mira e fatit që i jepet gjithë komunitetit tonë.

Mirëpo ajo çka është esenciale, çfarë ndodh më tej me kutin e votimit dhe votën demokratike të hedhur nga qytetari-ët? Kjo është diskutabile kur kutia e votimit mbyllet dhe politika mundë të pretendojë të merr në dorë fatet e numërimit të saj. Këtu lutem që mos të ketë ndikim politika për keqpërdorim dhe amulli të votave të hedhura, por për numërim tu lihen në dorë njerëzve të ndershëm dhe të përgjegjshëm para ligjit. Kjo është edhe një standard demokratik që duhet të synohet drejte vendeve demokratike, dhe që në sallat e numërimit të mos luhen skena aktrimi e të filmave aksion, dhe të bëhen malverzime që nuk përkojnë me asnjë standard ndërkombëtar.

Në trend

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Kalo në kategori