Korrupsioni: Në fillim ishte vetëm një zero
A e din si është më së lehti të luftohet korrupsioni në Kosovë – më tha një gazetar, njëri nga strategët që ofron zgjidhje të shpejta!
Jo- i thash! Qysh ja kishe ba ti? Çfarë strategjie ke?
Unë e kisha rrethua parlamentin me grila-u përgjigj ai krejt serioz.
E presidenca – i thashë, se presidenca është ende aty? Pastaj mund të jetë edhe ndonjë i pafajshëm! Uh, po nime! Le krejt!- tha ai, dëshpërueshëm. Kështu dështon antikorrupsioni. Gjithnjë ka një pretekst.
Por nuk mundemi me e lënë, as me e nisë e as me e lënë si u teket “donkishotëve” lokal që sulmojnë mullinjtë me erë. Kjo dukuri e ka, sadokudo një histori të shkurtër. E ka edhe një mënyrë se si të mbyllet me sukses. Si kudo në vendet e suksesshme në botë.
Por të fillojmë nga zeroja.
Pra, në fillim, ishte zero-ja. Njerëzit ishin ende idealistë. E ndihmonin njeri tjetrin. Edhe nevojat ishin elementare. Sapo ishim kthyer nga kampet. Pastaj rreshti i zerove filloi të zgjatet. As administrata e përkohshme nuk kryente punë së paku pa një zero. Pastaj u bënë dy. Tri! Katër…! Kështu zero pas zeroje, “zerot” u bënë milionerë! Para syve tanë.
Dorën në zemër mësimet e para për zero-t, sa i përket qeverisjes së pasluftës, u morën nga UNMIK-u. Ata për herë të parë ua shpjeguan burokratëve tanë kuptimin e tri zerove. Për herë të parë e filluan edhe luftën kundër korrupsionit. Sa më shumë e godisnin korrupsionin, ai rritej e fuqizohej edhe më shumë. Qytetarëve u hyri tmerri nga ‘hezi’ dhe rëndësia që i jepnin burokracia ndërkombëtare kësaj dukurie.
Pastaj erdhën varg e vi qeveritë e tona. Në fakt ishin vetëm qeveri hibride. Gjysmë UNMIK – gjysmë vendore. Madje në Afrikë dhe Azi, ende tregohen legjenda për një vend të pasur në Evropë, me emrin UNMIK-KOSOVO prej nga shumë pjesëtarë të fiseve të tyre u kthyen të pasur.
Por, jo vetëm të huajt bënë pare. Apo, shpërlanë pare. Shuma marramendëse në formë donacionesh erdhën, e pjesa më e madhe edhe u kthyen andej nga kishin ardhur. Jepej përshtypja se paratë po udhëtojnë vetëm nëpër xhirollogari, pasi efekti shihej krejt pak.
Por, jo vetëm të huajt, por edhe mjaftë të rinj tanë ambicioz, nga fshatrat dhe qytezat e Kosovës, shumë shpejt u bënë të pasur. Posa erdhën në pushtet. Pastaj u mësuan edhe me i numërua paret. Edhe me i kursye. Pastaj e kryen edhe nga një shkollë të mesme, e dikush-dikush edhe fakultet. Nëse mendoni se nuk e dinë ku i kanë kryer fakultetet,e keni gabim. U kanë treguar asistentet dhe shoferët e tyre. Dikur, disa prej tyre u bënë ministra. Kosova, ky vend i mundësive. Historia jonë e luftës kundër korrupsionit është e gjatë dhe e dhembshme. Si çdo storie “suksesi”.
Nëse edhe sot e kësaj dite e shihni ndonjë kapadai që parkon në mes të rrugës, në mes të kryeqytetit, dhe del plot dalldi nga kerri, dijeni se ka me hy në ndërtesë të qeverisë. Është ndonjë zyrtar. As mos e pyetni ku punon. Nuk punon asgjë. Pyeteni ku e merr rrogën.
Nejse,të ndjekim rrjedhën e luftës së pakompromis kundër krimit të organizuar. Pra, numri i zerove sa vinte e rritej. Secila qeveri sillte retorikën e vet. Lufta kundër korrupsionit nuk u ndal kurrë. As korrupsioni. Tashmë askush nuk të kryente punë pa një trohë ryshfet. As në zyre të vendit as në ministri. Për bizneset po kuptohet, punët kryheshin me një kallaballëk zerosh. Kjo duhej të merrte fund. Alarmi erdhi edhe nga sondazhet dhe analizat e organizatave ndërkombëtare. Renditja jonë kapte bishtin në të gjitha tabelat. Edhe presioni ndërkombëtarë po rritej.
Pastaj erdhi një qeveri, plot hez, me vrullin e atyre që vijnë nga opozita, dhe përplot vendosmëri tha: mjaft! S’ka me pasë ma krim të organizuar, as korrupsion. S’ka me pasë ma terr! S’ka me pasë ma baltë rrugëve. Slogani i qeverisë më të suksesshme në historinë e Kosovës së pavarur ishte “Zero tolerancë”. Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar! Zero tolerancë ndaj Korrupsionit! Zero tolerancë ndaj territ! Kur të ju flisni fëmijëve tuaj për baltën, kanë me ju pyet çka është kjo!
Gjithsesi e keni vërejtë dallimin. Tashmë krimi dhe korrupsioni nuk janë një armik i kollajshëm. Janë të organizuar. Sa më shumë që luftohet, bëhet më i fuqishëm. Kjo kulshedër me shtat krena. Aq i organizuar është sa shumë pjesëtarë të qeverisë, ministra e teposhtë, u dyshuan publikisht për korrupsion dhe krim të organizuar. Madje edhe ambasadorë.
Pastaj doli në skenë presidentja. Ajo e quajti luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të udhëhequr nga institucionet, krejt të pasuskseshme. E quajti, zero! Ndërkohë që qeveria premtonte “zero tolerancë”. Doli që slogani i qeverisë të jetë tolerancë me shumë zero. Tolerancë milionëshe! Tolerohet vetëm korrupsioni milionësh. Kriminelët e vegjël dhe burokratët e vegjël nganjëherë i “kap radari” nëpër dogana apo administratë. Të gjithë përfundojnë në procedurë të rregullt. Kështu raportojnë mediat. Po e kuptoni përse zihen ata? Sepse janë të paorganizuar, s’kanë logjistikë institucionale. Nuk kanë mbrojtje institucionale.
Nga vizita e parafundit në Uashington, ku ishte bashkë me kryeministrin dhe disa nga zëvendësit e tij, sekretarja amerikane e Shtetit duke iu drejtuar presidentes, e veshte me autorizime të veçanta në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Zonja Sekretare gjithsesi e dinte se këto nuk ishin kompetenca presidenciale, sipas kushtetutës së Kosovës, por mesazhi i sajë ishte një sinjal i qartë se qeveria po dështonte në këtë plan. Qeveria prapa të cilës, ambasadori, si nëpunës i saj i kishte dhënë përkrahje të plotë. Shefi dhe shefi i tij, duhet të jenë të dëshpëruar për rolin që presidentja po e merr në këtë shoqëri. Ajo është një personalitet pa gjynahe dhe pa merita historike.
Në politikë po starton prej zeros.
Në fotografitë nga seanca e fundit e parlamentit, shihej një damë me një qëndrim të dinjitetshëm. Dorën e palueme mbi dorë, pëllëmbën mbi pëllëmbë. Me shikimin lartë, shikim prej vizionareje, që këshillohet në doracakët e Marrëdhënieve publike, dhe qëndrimin e mbledhur, presidentja flet për ambicie. Kjo shoqëri mundet me e përballua një femër me ambicie e cila nuk mburret dhe nuk ofendon. Madje mundet edhe me e respektua. Për dallim prej qeveritarëve aktualë. Të shohim çfarë do të bëhet me këshillin presidencial antikorrupsion. Do të jetë edhe një këshillë më shumë që përhapë mjegull apo vërtetë don që të bëj diçka. Përshtypjet që la në SHBA duken impresive. E butë dhe e vendosur!Të shohim!
A e din si është më së lehti të luftohet korrupsionin në Kosovë – më tha një gazetar, njëri nga strategët që ofron zgjidhje të shpejta!
Jo-i thash! Nuk e di! Le krejt! Te shohim çka po bëhet!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në
Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos