LAJMI I FUNDIT:

Propozimi befasues për tatimin në pronë në Prizren

Duke marrë parasysh Ligjin Nr. 03/L-204 për Tatimin mbi pronën e paluajtshme në Kosovë në të cilën neni 2 al.2 decidivisht cek : “Të hyrat e vjelura nga tatimi mbi pronën e paluajtshme arkëtohen në llogari të komunës përkatëse dhe përdoren nga ajo në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-049 për financat e pushtetit lokal”, si dhe duke u thirr në nenin 7 të po këtij Ligji i cili thotë “Kuvendi Komunal i çdo komune i cakton tarifat tatimore mbi pronën në bazë vjetore në shkallën prej 0,05% deri në 1% të vlerës së pronës në treg”, me të vërtet jam befasuar me këtë propozim-rregullore nga propozuesi i saj, kryetari i Prizrenit, dr.Ramadan Muja, për Kuvendin Komunal për miratim, për tatimin mbi pronën e paluajtshme për komunën e Prizrenit për vitin tatimor 2012.

Në komunën e Prizrenit është duke u zbatuar plot 10 vjet, aplikimi i tatimit në pronë në bazë të Rregullores së UNMIK-ut nr.2003/29, i cili në rrethanat aktuale ekonomike e financiare ka qenë i një niveli të përballueshëm për qytetarë. Por ky propozim me të vërtetë në rrethanat të krizës ekonomike dhe financiare me të cilën përballen qytetarët e Prizrenit, do të bie si “bubullimë nga qielli i kthjelltë” me një rritje enorme të tarifës tatimore sipas kategorive të caktuara nga 30% e gjer në 70% si dhe të 1m2 të vlerësuar sipas vlerës së tregut, me një rritje nga 10% e gjer në 30% sipas zonave të caktuara.

Duke marrë parasysh se këtë vit komuna e Prizrenit shumën e planifikuar të realizimit të hyrave nga pagesa e tatimit në pronë, që është mbi 1,1 milion euro, është në realizim të sipër, a thua për atë që si komunë që do të realizojmë këtë shumë për pagesë, tani për vitin 2012 qytetarët e komunës së Prizrenit si “shpërblim” do të marrin faturat me rreth 60-70% më lartë nga shume e paguar për tatimin në pronë për vitin 2011.


Do të paraqes konkretisht disa shembuj: në qoftë se një pronar i cili posedon një shtëpi me sipërfaqe banimi prej 200 m2, e cila gjendet në zonën e I-të, për të cilën pronari ka paguar shumën e faturës së tatimit në pronë 48.oo Euro për vitin 2011, për të njëjtën shtëpi me sipërfaqe të njëjtë, për vitin 2012 pronari duhet të paguaj 77,oo Euro, që paraqet një rritje prej 60% në krahasim me shumën e paguar për vitin 2011. Nëse një pronar i cili posedon një banesë me sipërfaqe prej 100 m2, e cila gjendet në zonën e I-të , për të cilin pronari ka paguar shumën e faturës 20.oo Euro për vitin 2011, për vitin 2012 duhet të paguaj shumën prej 35,oo Euro, që paraqet një rritje prej 80% në krahasim me shumën e paguar për vitin 2011. Ndërsa në rast se e njëjta shtëpi gjendet në zonën e II-të, pronari duhet të paguaj 55% më tepër nga viti paraprak, dhe se nëse banesa e cila gjendet në zonën e II-të, pronari do të duhej të paguaj 70% më tepër nga shuma e paguar gjatë vitit 2011. Ndërsa një pronar i cili posedon një pronë komerciale me sipërfaqe 100 m2, e cila gjendet në zonën e I-rë, ka paguar për vitin 2011 shumën prej 230 Euro, për vitin 2012 duhet të paguajë shumën prej 270 Euro, që do të thotë një rritje prej 18% ndërsa në rast se gjendet e njëjta pronë në zonën e dytë, në vend të 158,oo Eurove do të paguaj për vitin 2012 198,oo Euro, që është një rritje prej 25%.

Edhe pse tek prona komerciale kemi një ulje të vlerës së tregut të 1m2 sipas zonave të caktuara në njërën anë, por në anën tjetër kemi një rritje enorme prej 65% të tarifës tatimore prej 0.11% në 0.18% që ka ndikuar në rritjen e lartësisë së shumës së faturave për prona komerciale, e jo në zvogëlimin e saj.

Këto janë fakte konkrete, atëherë shtrohet pyetja se sa është e arsyeshme që ky propozim si i tillë të shkojë në miratim në Asamblenë Komunale, pasi me të vërtet ky do të kthehet si bumerang qeverisë aktuale të udhëhequr nga PDK-ja dhe koalicioni i gjerë si dhe kryetarit dr. Ramadan Muja, dhe si i tillë paraqet “vetëvrasje politike” pasi që në vitin 2013 do të mbahen zgjedhjet komunale, e të humben zgjedhjet, pas dy mandateve të fituara dhe qeverisjeje 6 vjeçare, do të thotë përsëritje e gabimit të njëjtë që e ka bërë ish kryetari dr. Eqrem Kryeziu me qeverinë e udhëhequr nga LDK-ja pas dy mandateve të fituara dhe qeverisjeje 7 vjeçare me komunën e Prizrenit.

Në rast se kryetari aktual dr. Ramadan Muja dhe partia aktuale udhëheqëse PDK-ja me këtë veprim të tillë duan të përshpejtojnë me “vetëdëshirë” largimin e tyre nga qeverisja komunale 6 vjeçare me komunën e Prizrenit, nuk do të thotë që edhe partnerët e tyre të koalicionit të gjerë, që janë AAK-ja, AKR-ja, PD-ja, KDTP-ja, NDS-i, VAKAT-i, kanë të drejt morale që ta përkrahin një gjë të tillë, dhe se me një përkrahje të tillë, shtrohet pyetja se me çfarë bagazhi politik do të dalin para elektoratit të vet për të kërkuar vota, në vitin 2013, kur si të tillë e përkrahin një veprim të pamatur politik të partnerit udhëheqës të tyre të koalicionit të gjerë qeveritar, pasi që gjer tani për plot 6 vite, prej vitit 2006 e gjer në vitin 2011 shuma e faturës së tatimit në pronë ka qenë e njëjtë, ndërsa nga viti 2002 kur ka filluar aplikimi i tatimit në pronë në Prizren, e gjer në vitin 2006 ka pas një rritje minimale e tatimit në pronë.

Në qoftë se ky propozim i kryetari aktual dr.Ramadan Muja si udhëheqës i qeverisë aktuale të PDK-së dhe koalicionit të gjerë, do të miratohet nga Kuvendi Komunal, atëherë kjo do të jetë me të vërtet e tepërt për qytetarët, e tepërt për komunën e Prizrenit në veçanti, si një komunë me një disiplinë financiare “per exellenc” në nivel të Republikës së Kosovës.

Në trend

Më shumë
Termi i popullarizuar

Termi i popullarizuar "Nub" të cilin Gjesti "e bëri të famshëm", por cili është kuptimi i kësaj fjale?

Magazina
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

Drejtësi
I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

Evropa
Gjesti i grisi fotografinë që ia bëri Jozi - Valbona shpërthen në lot

Gjesti i grisi fotografinë që ia bëri Jozi - Valbona shpërthen në lot

Magazina

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina
“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë, as varrin s’ia dimë” - flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura

“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë, as varrin s’ia dimë” - flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura

Magazina
Kalo në kategori