Ku janë shqiponjat?
S’ka shqiponja, njeri! Për ta parë një shqiponjë “live”, duhet të shkosh në kopshtin më të afërt zoologjik, mbase në Shkup, apo Tiranë. Edhe aty, ato më tepër ngjajnë me një pulë të rrjepur sesa me një shpezë grabitqare e cila në këngët tona merr përmasa mitike.
Titulli i këtij shkrimi, vetëm inicialisht ka të bëjë me këngën më të re të NOYz-ave. Rrugët për t’ua kthyer shqiptarëve krenarinë, gjoja të humbur, janë të ndryshme dhe kryesisht jo me shumë rezultate. “Tifozët kuq e zi”,të cilët edhe pse pa pikë shprese për fitore, festojnë me flamuj 100 metrash humbjet e kombëtares shqiptare, apo këngëtarët rep që masturbojnë me ngjyrat kuq e zi, provojnë jo me aq sukses me e ringjallë frymën e krenarisë kombëtare.
S’ka shqiponja, vëlla. Kështu u përgjigj një mik virtual. Ka veç shqiponja politike, që shpërthejnë ende nëpër ekranet dhe foltoret tona. Ata,rrëzojnë ëndrra ose kamionë, rrëzojnë tenderë apo rezoluta, varësisht a janë në pushtet apo opozitë.
Këngë, që synojnë me nxitë sa më shumë emocione, me kthye krenarinë epike, duke përmendur krejt viset e banuara me shqiptarë, të ndarë me zoti e din sa kufij, këngë jo me sharkia, jo me çifteli, por me tone moderne, pak rep pak folk, këngë me një zë meshkujsh të zbutur në ujë, këngë që shtrojnë një pyetje epike e cila ngjeth mishtë e drithëron shpirtrat e kombit të lodhur: Ku janë shqiponjat?
S’ka shqiponja! Përrallë ka qenë! Mit! Kështu më përgjigjen me radhë miqtë virtual, në facebook. Hulumtimi i opinionit shpalosë vetëm njerëz të zakonshëm me ëndrra virtuale. Ka vetëm njerëz të lodhur, pas një lufte ku më tepër se shqiponja ishin zogj të trembur, të larguar nga çerdhja e tyre në mes të një tollovie përmasash mitike, e cila nga dikush quhej luftë, e nga shumica e botës quhej kasaphane.
Ka vetëm njerëz të zakonshëm të cilët kërkonin mbrojtje. Këta njerëz të traumatizuar nga “heroizmat” mesjetarë ëndërrojnë një ditë të zakonshme, ku lajmet nuk fillojnë me kryeskifterin dhe skifterët e tjerë grabitqarë të politikës, që dita e tyre e punës të fillojë pa biseda politike dhe deklarim të lojalitetit ndaj partisë, që kafja e tyre me miq të rrjedh pa rrahje me motive politike, që mbrëmja e tyre të jetë krejt e zakonshme pa gladiatorët modern të ekraneve të cilët të thonë me ia nxjerrë sytë komshiut veç se është në një parti tjetër.
Ka veç njerëz, krejt të zakonshëm! Me ëndrra njerëzore. S’ka shqiponja!
Nëpër ekrane të globit ende “cillen” materiale video me njerëz të dëshpëruar, njerëz të cilët hipën në anije dhe ikën nëpër botë pa e kthyer kokën se në çfarë gjendje po e lënë atdheun e shqipeve. Fare pak ngjanin me shqipe. Mjaft prej tyre ende vazhdojnë të jetojnë me ndihma të shteteve që i pranuan nën strehën e tyre të ngrohtë. Disa kanë zënë punë krahu, disa kanë kryer studimet dhe kanë zënë ndonjë punë të mire, e disa kanë depërtuar edhe më lartë, kanë bërë karrierë në konkurrencën më të forte në botë! Pak a shumë ata asgjë nuk dallojnë nga njerëzit e suksesshëm të vendit ku jetojnë. Suksesin e arritën në saje të punës, inteligjencës personale e aspak për shkak të pendëve të tyre prej shqiponje.
Ka veç njerëz të zakonshëm, të papunë që përpiqen të gjallojnë. Ka edhe shqipe me mini-fustane që shëtisin përskaj autostradave, kudo ku ka “biznes”, ku Evropa ndalet për ta lënë skaj rruge stresin e një dite të zakonshme. Ma tepër se si shqiponja i sheh si sirena që ftojnë për sevda. Ofrojnë sevda.
Ka edhe të tjerë nga “rodi” ynë i shqiponjave që janë bërë skifter të rrugëve, të nëntokës.
Dhe ne, krejt kot, pa asnjë arsye të zotit, krenohemi apo turpërohemi për ta. Marrim meritat apo gjynahet e tyre. Ata janë vetëm njerëz që u gjetën ose humbën në vorbullën e konkurrencës. Të tillë ka nga të gjitha kombet. Të suksesshëm ose jo, të ndershëm ose jo, njerëz që përpiqen të ngjiten shkallëve të shoqërisë, për të ikë nga fundi ku jetohet keq.
S’ka shqiponja! Ka njerëz të zakonshëm që ikën nëpër pritat e policëve dhe paramilitarëve të dehur a të droguar serb, po ashtu aspak epik, dhe mbetën edhe sot e kësaj dite në vendet që u ofruan strehë. Rrugës shumë prej tyre lënë pasuri të tëra për të shpëtuar kokën. Ua shkëputën nga kolona motrat, vajzat, gratë. bashkëqytetaret të cilat u kthyen kokulur ose nuk u kthyen kurrë. Njerëz të zakonshëm që ulin kokën kur këndohet për shqiponjat, kur këndohet për fitoret e mëdha, kur mburremi paturpshëm me sharki për heroizmat e mëdha.
Një popull krejt i zakonshëm, vëlla, çfarë shqiponjash! Popull me ëndrra të zakonshme, me dëshira krejt ordinere, me qenë të lirë, me jetua një jetë të zakonshme, me përcjellë seriale, me ble një veturë të lodhtë, me e ble një banesë të vogël, me e gjetë një dashuri, me i vu fëmijët në gjumë me përralla ku ndërtimi i një magjistrale nuk madhërohet si diçka që kurrkush përpara nesh nuk e ka bërë.
Njerëz të zakonshëm që ëndërrojnë të jetojnë në një vend ku gjërat bëhen më lehtë, pa zhurmë e rrahagjokse, ku një rrethrrotullim nuk merr përmasat e legjendës së Rozofatit për shkak të përzierjes së kompetencave dhe përgjegjësive të pushtetit qendror dhe lokal. Dhe kjo me vjet i terrorizon njerëzit që duan thjesht të kalojnë andej rruge, të shkojnë diku, të blejnë diçka.
A jemi të pjekur të përballemi me faktin, se jemi njerëz të zakonshëm dhe se shumica prej nesh nuk ka pa kurrë shqiponjë ‘live’, e as qe e dimë çka kemi të përbashkët me të? A jemi të gatshëm t’i pranojmë vetes se për të bashkëjetuar me fqinjët në shtetin tonë të ri duhet të rrezatojmë më tepër si pëllumba të paqes sesa si zogj kërcënues?
Pse të kenë dështuar krejt përpjekjet për ta ndërtuar krenarinë tonë kolektive? Ndoshta, sepse jemi identifikuar më shumë me të tjerët sesa me vetveten?! Ndoshta sepse të tjerët kanë qenë shtylla kryesore e fuqisë tonë, gjatë historisë. Ndoshta sepse, nuk ka popull përreth i cili nuk kishte treguar organizim më të lartë dhe nuk ka pushtuar një pjesë të territoreve të banuara në shumicë me shqiptarë. Gjithsesi kjo nuk u ndodhë shqiponjave. Ndoshta sepse në emër të kombit dhe kombëtares u bë gjithçka, nga gjithkush dhe për gjithkënd. Janë gërditë njerëzit.
Ukshini do të thoshte: “Për atdheun mund të luftohet vetëm në emër të njerëzores dhe kurrsesi ndryshe …”.
Po çfarë shqiponjash, njeri!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në
“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez
Arsenali shkarkon të gjithë potencialin ndaj Manchester Cityt dhe i turpëron në ‘Emirates’
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos