Paradoksi i Ndryshimit
E kam parë tek udhëkryqi. Ishte lehtë i dallueshëm. Ishte i madh dhe grotesk, dhe emri i tij ishte Ndryshimi.
Ne operojmë në një botë në të cilën asgjë nuk është e sigurt. Organizatat ndryshojnë, strategjitë vjetrohen, dhe teknologjitë ndryshojnë mënyrën tonë të jetesës. Prandaj e vetmja gjë e sigurt është ndryshimi. Mirëpo në Kosovë ndryshimi nuk implementohet në mënyrë konstruktive për shkak të dy pikëpamjeve të gabuara: që nuk duhet të ndryshosh diçka që punon pa probleme apo që duhet të ndryshosh vazhdimisht për të ju përgjigjur konkurrencës. Në të dyja përgjigja është një JO e madhe.
Shumë herë gjatë eksperiencës sime në punë, kam parë kompani të cilat kanë hasur në sfida të mëdha nga konkurrenca sepse nuk e kanë pritur që mënyra e tyre e operimit do të sfidohej. Ka mënyra të pafund për të bërë biznes, dhe sa më herët kompanitë të kuptojnë këtë gjë, më pak do të humbin treg. Kjo është e vërtetë jo vetëm për kompanitë private, e vërtetuar nga numri i madh i bizneseve në një industri, por edhe për organizatat joqeveritare dhe qeverinë. Pas luftës, në Kosovë ka pasur një numër tepër të lartë të pompave të benzinit, sigurisht dyfish apo trefish më shumë se numri i nevojshëm. Kjo tregon që biznesmenëve ju mungonin idetë, prandaj mënyra më e lehtë është të kopjonin të tjerët. Si konsekuencë, shkalla e dështimit mbetet jashtëzakonisht e lartë. Njëtrajtmërisht, ka shumë minimarkete të cilët vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë vazhdimisht edhe pse aventurat e tyre nuk sjellin profit.
Në këto situata të veçanta, ndryshimi është i nevojshëm. Duke u zgjeruar tek shembulli i fundit, le të shohim pronarin e minimarketit. Në vend të shitjes së mallrave të njëjtë si minimarketi i cili ndodhet 100 metra më larg, pse nuk shet produkte tjera? Edhe më mirë, pse nuk ofron vetë-shërbim, si për shembull sanduiçe të gatshme dhe hot-dog, ose pije të lira me fontanë? Rreziku që këto produkte apo shërbime nuk do të shiten nuk është aq i rëndësishëm sa kalimi nëpër procesin e të mësuarit, proces i cili është po aq i rëndësishëm sa profiti. Herën tjetër mund të jetë jack-poti, duke mbajtur në mendje sigurisht, që të mos provohet diçka që mund të falimentoj biznesin.
Nga njëra anë, ndryshimi mund të siguroj mbijetesën dhe prosperitetin. Nga ana tjetër, ndryshimi i vazhdueshëm mund të jetë i dëmshëm, mirëpo kjo gjë aplikohet nga shumë kompani në Kosovë, si mënyrë për të mbajtur hapin me konkurrentët. “Ata janë duke e ofruar këtë produkt/shërbim kështu që ne duhet ta ofrojmë gjithashtu”. Edhe pse një proces mund të jetë i suksesshëm për konkurrentët, po i njëjti proces mund të çojë një ndjekës në dështim total. Analogjia është e ngjashme kur shohim dikë me një palë syze dielli i cili duket bukur prandaj shkon i blen të njëjtat. Na kujtohet djaloshi i cili kishte ato dhe se si ai dukej bukur. Megjithatë, kur ne i vendosim ato, ne dukemi qesharak. Çfarë punon për konkurrentët tanë jo domosdoshmërisht do të punon për ne. Ndryshimi është i mirë dhe i nevojshëm, por vetëm nëse është konstruktiv dhe është ndërmarrë me një objektiv apo me të ardhmen në mendje.
Një kompani ku kam shërbyer si konsulent gjithmonë përpiqeshte të ofrojë produktet/ofertat që ofroheshin nga konkurrenca. Sapo konkurrenti publikonte një ofertë me lirim prej 5%, departamenti i shitjes menjëherë punonte për të lëshuar një ofertë të re me 10% lirim. Ata kurrë nuk stoponin dhe të mendojnë, madje as për një minutë, se ajo mund të jetë një ide jo e mirë, dhe nuk përket me vlerat e kompanisë. Veprim i drejtë është që kompania të përqendrohet në objektivat e saj dhe të mos ndjek konkurrentin. Kompania që unë sapo përmenda nuk ishte as konkurruese për tregun e njëjtë si konkurrenca e as e kishte të njëjtën sasi të burimeve. Pra, mbajtja e lartë e çmimit për produkte me cilësi të lartë mund të ketë qenë pikërisht ajo që klientët e tyre kanë kërkuar. Morali i historisë është se konkurrenca nuk e di se çfarë do të punojë për ju, por klientët e juaj dinë. Pra, vëreni veshin tuaj afër gojës së klientelës dhe dëgjoni atë që ata bërtasin.
(Ky artikull shpreh opinionin personal të autorit)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-10-780x439.png)
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
![KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi-diaspora-e1739044983494-780x439.jpg)
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Hamza dhe Haradinaj ia zgjasin dorën dhe i urojnë sukses njëri-tjetrit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti