Regjistrimi apo “çregjistrimi” i popullsisë?!
Regjistrimi i popullsisë apo siç mori emrin me ato pak ndryshime që pësoi – “Censusi” – është një nga ato çështje që ka ngjallur jo pak debate në opinionin publik mbarëshqiptar. Madje mund të cilësohet si një nga më seriozet e dhjetë viteve të fundit ndoshta nga ato më shqetësueset e të gjithë historisë shqiptare.
Një ngjarje e shoqëruar me akuza të ndërsjella, me protesta, debate, me reagime dhe këto jo vetëm brenda shtetit tonë. Me një peticion të iniciuar e nënshkruar nga figura të njohura shqiptare, e më pas nga çdo shqiptar pa dallim feje apo bindje politike, me kalime ligjesh, qoftë edhe atëherë kur një deputeti i është dashur të votojë edhe për kolegun e vetë jo të pranishëm!
Një ngjarje plot kontradikta ndonjëherë e shoqëruar edhe moskuptim, apo konfuzion e kryesisht këto, në këmbënguljen e qeverisë tonë rreth realizimit të vetëdeklarimit etniko-fetar. Kur nga të gjithë, nga intelektualë e dijetarë, njerëz publikë apo të thjeshtë, të mëdhenj e të vegjël, nga çdo shqiptar qoftë ai ortodoks, katolik, apo mysliman u bërtit me zë te lartë se do të ishte një situatë e dëmshme për Shqipërinë. Një proces i pakontrollueshëm i cili do të rrisë në mënyrë artificiale minoritet në Shqipëri, do e kthente vendin tonë në një vend multi-etnik, e do t’i shkaktonte probleme që s’i ka pasur kurrë më parë.
Megjithatë, si gjithmonë situata te tilla debati nuk përbëjnë një habi, pasi gjithë historia politike e njëzet viteve të fundit është e mbushur me të tilla histori, të cilat gjithmonë synojnë përçarje. Por ajo që përben në vetvete një problem tejet serioz, shqetësues, ajo që ndez “llambën e kuqe të alarmit” është se përsëri, përballë sulmeve të vazhdueshme periodike, deklaratave, ndërhyrjeve të përsëritura në punët e brendshme të Shqipërisë, ne jemi të destinuar t’i përballojmë të përçarë.
Kjo ndodh pasi janë ata “qeverisësit” tanë që bëjnë gjithmonë një sy qorr e një vesh shurdh duke anashkaluar çështje me shumë rëndësi për hir të interesave të tyre personale, pazareve politike apo kush e di se çfarë tjetër…
Ja ku ndodhemi tani, falë këtyre moskokëçarjeve politike, egoizmave të tejskajshëm karrieristë apo ekonomikë. Ku kemi përballë një proces regjistrimi të popullsisë pothuajse të dështuar. Një proces i cili nuk mbaron në kohën e duhur apo që gjatë gjithë vazhdimësisë së tij u shoqërua me probleme të mëdha të shumta dhe vërtet shqetësuese. Ku kemi fshatra të tërë që vetëdeklarohen grekë apo shfaqjen e minoritetit maqedonas, i cili më parë thuajse nuk ka ekzistuar.
Duke vërejtur me kujdes lëvizjet më të fundit politike rreth çështjeve kombëtare një nga shprehjet e para e cila më shkoi nëpër mend ishte ajo e ish-presidentin të Francës i cili konkretisht thoshte: “Në politikë është e nevojshme të tradhtosh ose vendin, ose elektoratin tënd. Unë parapëlqej të tradhtoj elektoratin”.
Dhe natyrshëm lindi pyetja: Por me ne vallë çfarë do të ndodhë? Kur këta politikanët tanë nuk kanë vendosur të tradhtojnë vetëm elektoratin, por vendin dhe gjithë kombin shqiptar?!
Ku nuk ngurojnë të “falin” tokat tona çështja e kufirit detar me Greqinë, për të cilat, për të mbrojtur qoftë edhe një centimetër të tyre është derdhur gjak. Nuk ngurojnë të ndryshojnë historinë, me kërkesë të disa zyrtarëve të huaj duke hedhur poshtë të gjithë luftërat, luftëtarët, heronjtë shqiptarë. Nuk ngurojnë të plotësojnë çdo tekë të fqinjëve tanë në emër “të fqinjësisë së mirë”. Por mbi të gjitha hezitojnë të reagojnë ndaj kërcënime kundrejt Shqipërisë dhe shqiptarëve. Hezitojnë të reagojnë kundër deklaratave të një konsulli për autonomi, hezitojnë të reagojnë për trillime minoritetesh e pakicash etnike inekzistente. Hezitojnë t’i kundërpërgjigjen apo qoftë t’i dënojnë sulmet e përditshme nga Maqedonia, që ka zgjedhur një metodë tepër dinake, tepër të zgjuar , atë nëpërmjet librave, enciklopedive, ku më shumë se një herë fyhen, ofendohen Shqipëria dhe vetë shqiptarët.
Hezitojnë të ngrenë zërin apo të kërkojnë të drejtat e shqiptarëve të luginës së Preshevës, të emigrantëve që kanë vite e vite të tëra qe jetojnë e punojnë në shtetet fqinjë, por ama nuk zotërojnë asnjë të drejtë, apo zgjidhjen përfundimtare të çështjes çame.
Edhe për sa kohë do të zgjasë kjo situatë, edhe për sa kohë të gjitha këto ngjarje do të cilësohen si raste të izoluara apo gabime njerëzore dhe a mund të quhen të tilla kur përsëriten më shumë se një herë?
Si përfundim, duke parë të gjitha këto ngjarje që e paraprinë, e shoqëruan dhe ndoshta do ta pasojnë, këtë proces, apo këto lëvizje politike deri diku të pakuptueshme, janë situata të cilat t’i shtojnë akoma më shumë pyetjet, dyshimet, mungesën e besimit dhe të bëjnë të vësh në pikëpyetje seriozitetin e qeverisësve tanë, atyre të cilët duhet që në radhë të parë të jenë për mbrojtjen e interesave kombëtare.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-10-780x439.png)
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
![KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi-diaspora-e1739044983494-780x439.jpg)
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti