Letër e hapur drejtuesve të Komunës së Prizrenit
(Në lidhje me themelimin e zonës së veçantë për Qendrën Historike të Prizrenit)
I nderuari Kryetar i komunës, Z. Muja
I nderuari Kryesues i Kuvendit të Komunës, Z. Kryeziu
Të nderuar anëtarë të Kuvendit të Komunës
Organizatat jo-qeveritare të Prizrenit ju bëjnë thirrje që të respektoni Pakon e Ahtisaarit dhe të veproni sa më parë në përmbushjen e një obligimi shumë të rëndësishëm që me këtë dokument i takon komunës së Prizrenit. Në aneksin e pestë të Pakos së Ahtisaarit, i cili flet për “trashëgiminë fetare dhe kulturore”, në nenin 4 mbi “zonat e mbrojtura”, paragrafi 4.1.7. e obligon komunën e Prizrenit që të themelojë zonën e veçantë për Qendrën Historike të Prizrenit. Në të njëjtën kohë, ju bëjmë thirrje që të respektoni vullnetin e qytetarëve të Prizrenit, të shprehur përmes Peticionit dhe të inicioni e bartni procesin e themelimit të Qendrës Historike të Prizrenit në përputhje me këtë vullnet.
Derisa komuna e Prizrenit ende nuk ka filluar të veprojë dhe të ndërmarrë hapa konkretë drejt përmbushjes së këtij obligimi, qeveria e Kosovës po përpiqet t’ia uzurpojë këtë të drejtë komunës, me ç’rast ajo po e shkel Pakon e Ahtisaarit dhe po e degradon autoritetin e komunës. Nga viti 2009, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është në procesin e hartimit të projekt-ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit, me pretendimin se po e përmbush një obligim që del nga Pakoja. Në fakt, në dokumentin e Ahtisaarit nuk ekziston asnjë provizion që sugjeron ose obligon themelimin e Qendrës Historike të Prizrenit përmes një ligji. Për më tepër, dokumenti shprehimisht kërkon që kjo Qendër të themelohet nga komuna e Prizrenit. Përmes praktikës së sponsorimit të një projekt-ligji për Qendrën Historike të Prizrenit, MMPH është duke e shkelur Pakon e Ahtisaarit. Gjithashtu, përmes kësaj praktike të qeverisë qendrore, po degradohet, anashkalohet dhe nënçmohet autoriteti i komunës së Prizrenit, duke iu mohuar një e drejtë absolute dhe obligim që i jepet me Pakon e Ahtisaarit.
Për të ju kujtuar edhe një herë rrjedhën e zhvillimeve rreth këtij projekt-ligji, ai ishte refuzuar nga Kuvendi i Kosovës në seancë plenare para mbi një muaji. Për më tepër, Komisioni parlamentar për Bujqësi dhe Planifikim Hapësinor dy herë radhazi ka marrë vendim unanim për të refuzuar dhe kthyer projekt-ligjin në qeveri, Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut është shprehur kundër këtij projekt-ligji duke i artikuluar edhe shqetësimet për shkelje të kushtetutës. Vetë Kuvendi i Komunës së Prizrenit është deklaruar kundër shumë elementeve të dëmshme që i përmban projekt-ligji aktual. Qëndrime kundërshtuese ndaj këtij projekt-ligji kanë shfaqur edhe Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës dhe Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
Projekt-ligji aktual, përveç faktit që si formë e themelimit të Qendrës Historike të Prizrenit është në kundërshtim me Pakon e Ahtisaarit, ai edhe përmbajtësisht ka shumë të meta. Disa nga të metat e këtij projekt-ligji janë: transferimi i autoritetit publik tek autoritetet fetare që është në kundërshtim me parimet kushtetuese të sekularizmit dhe laizicmit, mungesa e një sistemi të menaxhimit urban të qendrës historike, ngufatja e potencialit zhvillimor të qytetit, mungesa e komponentës zhvillimore bazuar në potencialin e trashëgimisë kulturore, mbindërtimet institucionale në kundërshtim me logjikën e efektshmërisë së menaxhimit urban, imponimi i shumë ndalesave, burokracive dhe pengesave, dhe mungesa e kompensimeve adekuate, dhe shumë defekte të tjera.
Shoqëria civile dhe qytetarët e Prizrenit nga viti 2009 janë duke i artikuluar pakënaqësitë e tyre në lidhje me procesin e hartimit dhe miratimit eventual të projekt-ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit, të sponsoruar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe aktualisht në procedurë të shqyrtimit parlamentar. Deri tani, kemi përdorur mjete të ndryshme të shprehjes së pakënaqësisë sonë në lidhje me këtë projekt-ligj dhe me praktikën e themelimit të Qendrës Historike përmes një ligji qendror, që është në kundërshtim me Pakon e Ahtisaarit. Në një nga veprimet tona, Kuvendit të Kosovës ia kemi dorëzuar edhe Peticionin e qytetarëve të Prizrenit (me mbi 10.000 nënshkrime) për të kundërshtuar këtë projekt-ligj, por edhe procesin jodemokratik dhe përjashtues të hartimit të tij.
Në mënyrë që të parandalohet degjenerimi i mëtejmë i këtij procesi, në mënyrë që të sigurohet respektimi i vullnetit të shprehur kolektivisht i qytetarëve të Prizrenit, dhe në mënyrë që të jetësohen parimet dhe obligimet e Pakos së Ahtisaarit në raport me Qendrën Historike të Prizrenit, i bëjmë thirrje Kryetarit të komunës së Prizrenit, Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit dhe të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Komunës që të ndërmarrin veprime konkrete në përputhje me vullnetin qytetar dhe obligimet që dalin nga Pakoja për themelimin e zonës së mbrojtur të Qendrës Historike të Prizrenit. Bartës i këtij procesi duhet të jetë komuna e Prizrenit, ndërsa autoritetet qendrore të Kosovës janë të obliguar të përkrahin komunën në këtë drejtim. Njëherit, ju sigurojmë që organizatat jo-qeveritare të qytetit janë të vullnetshme që të kontribuojnë aktivisht në tërë procesin e themelimit dhe implementimit të zonës së mbrojtur për Qendrën Historike të Prizrenit, me komunën e Prizrenit si bartëse të këtij procesi.
Organizatat e nënshkruara:
EC Ma Ndryshe,
Fondacioni për Trashëgimi Kulturore,
Forumi për Trashëgimi Kulturore,
Academy for Training and Technical Assistance,
N’GO,
Instituti Demokratik i Kosovës – dega në Prizren,
GreenArt,
X40,
EUIRC,
Ura e Artit,
Durmish Asllano,
ICEC,
Old timer Club Prizren,
Shoqata e Bjeshkatarëve Sharri
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-10-780x439.png)
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
![KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi-diaspora-e1739044983494-780x439.jpg)
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti