Dhuna dhe përsëritja e saj
Kohëve të fundit publiku është tronditur nga disa raste të dhunës. Vrasja e drejtorit të arsimit në Prishtinë, rasti i dhunës familjare në Gjilan, si dhe vrasja e gjyqtarit në Vlorë kanë bërë bujë. Mirëpo, nuk ka patur një diskutim publik për të kuptuar shkaqet e kësaj, ndoshta për shkak se jemi të mësuar me dhunë.
Definimi i dhunës
Definicioni më i thjeshtë i dhunës, nga aspekti psikologjik, është si formë ekstreme e agresionit. Një dallim i thjeshtë për llojet e dhunës është bërë nga Vitorio Bufaki i cili përmend Konceptin Minimalist të Dhunës, që nënkupton forcën fizike të përdorur me qëllim për të shkaktuar lëndim, dhe Konceptin Gjithëpërfshirës të Dhunës, që kërkon një kuptim më të gjerë.
Dhuna strukturore
Galtung bërë ndarjen mes dhunës direkte, ku një apo disa persona gjenden si shkaktarë të dhunës, dhe dhunës strukturore ku nuk mund të përcaktohet saktësisht një person që shkakton dhunën. Ai thotë se dhuna strukturore është më vdekjeprurëse dhe shkatërruese se dhuna direkte. Kjo bëhet përmes strukturave dhe institucioneve diskriminuese që rezultojnë në pushtet të pabarabartë. Kështu institucionet shtetërore dhe sociale përbrenda tyre kanë rregulla që shkaktojnë dhunë tek qytetarët. Për shembull, punësimi në institucione publike është i pamundur pa lidhje partiake. Dhe, “partizanizmi” është një formë e dhunës strukturore ashtu si mund të jetë etno-nacionalizmi, racizmi apo seksizmi. Prandaj, dhuna strukturore mund të rezultojë në raste të dhunës direkte si në komunën e Prishtinës. Dështimet e institucioneve (policisë, shërbimeve sociale, prokurorisë, gjykatave) për të ndaluar dhunën familjare ndaj një gruaje të re shpjegohen me dhunën strukturore gjinore ndaj femrave.
Dhuna politike
Sa i përket dhunës politike, Weber thotë se shteti e ka monopolin e saj. Mirëpo, kur kemi dështim të shtetit atëherë krimi i organizuar (mafia) apo edhe individë të caktuar ushtrojnë dhunë. Kur shteti dështon në shpërndarjen e dhunës/sigurisë atë e bën krimi i organizuar. Gjithashtu, për shkak të dështimi të shtetit dhe sundimit të ligjit kemi parë rritje në numrin e gjakmarrjeve.
Si një nga arsyet kryesore për dhunën është frustrimi. Një koncept i rëndësishëm për të kuptuar spazmet e dhunës që kanë ndodhur në të kaluarën si trazirat e vitit 1997 në Shqipëri dhe viteve 1981 dhe 2004 në Kosovë.
Frustrimi i pritjeve të shqiptarëve për përmirësim të shpejtë të standardit të jetesës pas rënies së komunizmit kishte quar në dhunën e vitit 1997.
Shoqëria kosovare ka pasur pritje të mëdha për rritjen e standardit të jetesës, si pas çlirimit ashtu edhe pas pavarësisë. Në të dyja rastet pritjet janë zhgënjyer. Dhuna e vitit 2004 duhet të shihet përmes këtij prizmi. Pra, ka një cikël të dhunës, dhe ai lidhet me çastet kritike politike. Kur ka arritje politike e cila nuk pasohet me arritje socioekonomike, atëherë shpërthen dhuna në formë të trazirave. Kjo ka ndodhur në vitin 1981, dhe më 2004. Kjo ndodh për shkak se momentet kritike politike që fuqizojnë politikisht vendin, krijojnë pritje tek qytetarët për jetë më të mirë. Mirëpo, në fakt këto momente kritike politike si, autonomia e vitit 1974, dhe çlirimi i vitit 1999, e fuqizojnë elitën politike, e jo domosdoshmërishtë qytetarët. Dhe elita politike i ka zhgënjyer pritjet e qytetarëve, duke quar drejt dhunës, në mungesë të valvuleve për daljen e tensionit social.
Pas pavarësisë, një pikë kritike në politikën kosovare, pritjet e larta që ishin për përmirësim të jetesës u zhgënjyen. Tashmë janë bërë tri vite nga pavarësimi i Kosovës. Dhe kur kihet parasysh se mënyra e vetme e shprehjes së frustrimit, zgjedhjet, u përdhos me vjedhje, potenciali për shpërthim dhune nuk duhet të injorohet. Hana Arent thotë se dhuna është mjet i të pafuqishmëve.
Menaxhimi i pritjeve
Duke ditur rëndësinë e menaxhimit të pritjeve, qeveria paguan Doktorin e dredhisë, britanikun Alastair Campbell, për t’u ndihmuar me “komunikimin”. Ja dy fakte që besoj ndihmojnë shumë në këtë drejtim. Nga viti 1974, kur u fitua autonomia deri në trazirat e vitit 1981 ishin 7 vite. Nga viti 1999 kur u fitua liria deri në trazirat e vitit 2004 ishin 5 vite. Sa për përkujtim, nga 2008 kur u shpall pavarësia e Kosovës, deri më tani janë bërë 3.5 vite. Besoj se britaniku nuk do ta harrojë mësimin nga kjo verë e vendit të tij, që tregon se, sado që mundohesh të menaxhosh pritjet, nëse njerëzit jetojnë në mjerim ata do ta përdorin dhunën.
(Autori është drejtor i Institutit Ballkanik të Politikave. Opinionet janë personale)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
![FIFA përjashton tri kombëtare nga Kampionati Botëror 2026](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fifa-780x439.jpg)
FIFA përjashton tri kombëtare nga Kampionati Botëror 2026
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Pamjet e fundit nga ‘Camp Nou’ shfaqin shqetësime të mëdha për Barcelonën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-08-171737-780x439.jpg)
Pamjet e fundit nga ‘Camp Nou’ shfaqin shqetësime të mëdha për Barcelonën
![Një serial i ri i Netflix me një titull të çuditshëm që tashmë ka bërë për vete kritikët: Është i bazuar në një rast real](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vineg1-780x439.jpg)
Një serial i ri i Netflix me një titull të çuditshëm që tashmë ka bërë për vete kritikët: Është i bazuar në një rast real
![Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-08-174203-780x439.jpg)
Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti