Duaje tënden, duaje tëndin!
Qytetarët sot janë më të hapur se kurrë për të konsumuar prodhimet e vendit, por nuk po iu kthehet njësoj me dashuri nga disa prodhues. Në qoftë se do të dështojë të kapitalizohet momentumi i krijuar për të fituar edhe një ndër betejat e fundit që i kanë mbetur Kosovës në rrumbullakësimin e pavarësisë së vet, pavarësinë prodhuese, fajin më të madh do ta kenë jo konsumuesit, por vetë prodhuesit
NË NJËRIN NGA hipermarketet e mëdha të Prishtinës, një buzëmbrëmje, përgjatë furnizimit me artikuj ushqimorë, mora edhe dy jogurtë njëlitërsh. Që të dy brende të vendit, por të ndryshëm. Darka që do ta hanim në shtëpi ishte e atillë që për shijen tonë do të duhej të përcillej medoemos me nga një gotë jogurt. Në tryezë hapa njërin dhe – i thartë. Shikoj edhe një herë afatin e stampuar dhe aty ma konfirmonte se ka edhe disa ditë skadencën. Mirë që e mora edhe një tjetër, mendova. E hapa edhe tjetrin dhe sërish njëjtë. I thartë. I prishur. Edhe pse afati edhe në këtë tjetrin ishte në rregull. Inat boll. Jo vetëm që u shpenzuan rreth 2 euro kot, ose që mbetëm pa jogurt në darkë, por shumë më tepër – një antireklamë e madhe e prodhimeve vendore.
Ta qartësojmë: E di se me një lule nuk çel pranvera, dhe e di se me një rast të këtillë nuk mund të paragjykohen të gjitha prodhimet vendore. Ka shumë prodhime të vendit që ia kanë dalë të jenë sot konkurruese me shumë të tjera edhe përtej rajonit e disa të tjera edhe shumë më cilësore. Një pjesë bukur e madhe e prodhimeve të vendit ia kanë dalë që t’i bëjnë të panevojshme importet nga fusha e njëjtë në vend. Ka të atilla që janë për çdo lakmi edhe për kualitet, edhe për shije, e edhe për disenj të ambalazhimit. Si të tilla janë bërë të paanashkalueshme në tryezat tona, shpesh duke i ekspozuar edhe me kreni. Mirëpo, ka edhe të atilla që janë për faqe të zezë. Thjeshtë mbërrijnë në atë stad sa që të të ofendojnë me atë që të ofrohet.
KËTË JAVË FILLOI edhe “Java e Biznesit Kosovar 2011”, një organizim për të promovuar konsumimin e prodhimeve të vendit. Por, organizatorët besoj se do të duhej t’i vinin shumë më tepër rëndësi vitit që e kanë të shkruar në emërtim. Është viti 2011! Ka kaluar tashmë koha e lejimit të ekspozimit të prodhimeve që mund të shihen vetëm si entuziaste, por që për nga asnjë karakteristikë nuk mund të plotësojnë standardet e konkurrencës me ofertën tjetër të tregut. Duhet kuptuar se koha e specave turshi të mbushur me gjizë brenda e të ambalazhuar brenda një kavanozi plastike dosido ka kaluar që moti. Të atillat nuk do të duhej lejuar fare të ekspozohen më, pasi që e arrijnë efektin e kundërt me qëllimin e fushatës – largimin e konsumatorit. Kështu rrezikojnë t’i vënë në hije edhe prodhuesit e tjerë shumë seriozë që po shtohen gjithnjë e më tepër në Kosovë.
SHPESH KAM POLEMIZUAR me persona që apriori nuk e kanë blerë një produkt ushqimor vetëm për shkak se në etiketë shkruan se është i prodhuar në Kosovë. Dhe besoni se numri i tyre nuk është fort i vogël. Mirëpo, një prej argumenteve që kam përdorur për t’ia thyer atë paragjykim, ka qenë ai i sfidimit të besimit në anëtarët e familjes së tij ose saj. Thjeshtë, në qoftë se dikush nuk beson se nëna ose babai, vëllau ose motra, ose edhe shokët e tij të afërt, nuk janë aq të zotë sa për të gatuar diçka cilësore, atëherë nuk ka përse të kërkojë që këtë ta bëjnë edhe të tjerë në vend. Pra, nëse iu beson njerëzve të afërm të tij, atëherë në përputhshmëri me këtë do të duhej të ishte edhe besimi për produktet që kanë mundur të dalin nga familja e tij, ose e tjetrit.
Mirëpo, a ka dashuri pa besim?
Gjithsesi se ne iu besojmë të afërmve tonë dhe për këtë arsye i duam. Dhe anasjelltas.
Çka në qoftë se nuk do të kishte besim të ndërsjellë?
Sigurisht se edhe dashuria do të venitej. E diçka e këtillë vlen për çdo marrëdhënie. Pa përjashtuar edhe marrëdhënien blerës – prodhues. Në fund të fundit – gjithçka bazohet në një interes të ndërsjellë. Çdo besim blanco, çdo dashuri blanco – është e përkohshme.
MOMENTUMI I KRIJUAR për prodhuesit vendorë gjatë kohës sa zgjati reciprociteti me mallrat e Serbisë duhet shfrytëzuar në maksimum. Dhe prodhuesit vendorë një gjë duhet ta kenë qartë, se duhet të tregojnë respektin më të madh për konsumerizmin patriotik dhe të ngrisin në maksimum cilësinë e ofertës. Kjo është një ndër betejat e fundit që i ka mbetur t’i fitojë Kosova në rrumbullakësimin e pavarësisë së vet e që është pavarësia prodhuese. Në qoftë se dështohet të kapitalizohet ky momentum tash, fajin më të madh do ta kenë jo konsumuesit, por prodhuesit.
Në frymën e fushatës së qëlluar “Duaje tënden”, konsumatori është ofruar me dashurinë e tij, por synon që ajo dashuri edhe t’i kthehet. Kështu që duhet të jetë edhe tjetra: duaje tëndin.
E prodhuesit duhet ta kuptojnë një herë e mirë se konsumatori është i tyri. Duhet ta respektojnë dhe ta duan…
…se nganjëherë pa jogurt – nuk bën.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
"A e di problemin që kam në mitër, idiote", eskalon debati mes Eglit dhe Valbonës
Donika Gërvalla voton në Gjermani
Scholz kritikon Trumpin për Ukrainën
Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti