Lugina elektronike
Pothuajse çdo ditë lexojmë shkrime të botuara në të përditshmet tona rreth ekonomisë së vendit tonë. Në fakt, mjaft terma të paraqitur në ato shkrime, për mua janë një enigmë. Kjo për faktin se unë nuk jam ekonomist me profesion, por ky fakt nuk më ka penguar që si laik i lëmisë të kyçem në biseda rreth ekonomisë së vendit dhe natyrisht të jap propozime për rimëkëmbjen e saj dhe pse shumë prej atyre propozimeve mund të ishin jo shumë serioze. Nuk do t’i përmend ato, por do të mundohem që t’i qasem problemit të ekonomisë prej pozitës ku ndihem më rehat, atë të studiuesit të teknologjisë informative.
Nuk duhen shumë kërkime në internet dhe as shumë lexime të artikujve të ndryshëm, që të vendoset një lidhje e ngushtë në mes të teknologjisë informative dhe ekonomisë së vendit. Shumë vende falë asaj teknologjie, sot janë më të zhvilluara se kurrë, e shumë të tjera kanë rritje të GDP-së në vlera të larta (GDP – bruto produkti i vendit apo thjeshtë rritja e ekonomisë vendore në përqindje). Do ti lëmë anash SHBA-të dhe luginën e silikonit1 që ata zotërojnë sepse është e njohur për të gjithë. Në të shtrihen shumica e kompanive më të mëdha botërore të cilat merren me teknologjinë në përgjithësi. E mu për këtë arsye, nuk do të merret si befasi fakti që rreth 35% të kapitalit të kompanive të SHBA-ve rrjedhin mu nga kjo luginë.
Do ta mundohemi të analizojmë Indinë si dhe Irlandën. Që të dyja këto vende kanë periudhat e tyre të shndritshme të zhvillimit ekonomik, që rrjedhin direkt nga zhvillimi i teknologjisë në përgjithësi dhe teknologjisë informative në veçanti dhe të cilat kanë disa të përbashkëta me vendin tonë, ndërlidhur me teknologjinë informative.
India falë përqafimit të teknologjisë informative, ka rritje rreth 5% të GDP-së vendit dhe në mënyrë indirekte papunësi më të vogël (industria e teknologjisë informative përbën punëdhënësin më të madh në vend!). Ndikim të madh në përqafimin e TI-së, kishte krijimi i fakulteteve dhe instituteve të TI-së në vend (ku njëri institut mendohej si MIT2 i Indisë), me ç’rast filloi nxjerrja e kuadrove të reja, të cilat fillimisht edhe ikin pas përfundimit të studimeve nga India ndoshta për shkak të mungesës së vet sektorit të TI-së në Indi. Por, sot TI përbën sektorin më frytdhënës në vend dhe shumë e më shumë kompani, po gjejnë aty bashkëpunëtorët e tyre në fushat e IT-së si: zhvillimi i softuerit, zhvillimi i harduerit apo edhe shërbimet e ndryshme tel-komunikuese.
Njëri ndër faktorët që njihet si shtytës i zhvillimit ekonomik që kishte Irlanda, deri në fillimin e krizës së fundit globale në vitin 2008, ishte tërheqja e kompanive të mëdha të teknologjisë informative në vend si: Dell, Microsoft, etj. Në fakt, qeveria e vendit ishte ajo që krijoi klimë të përshtatshme për ardhjen e këtyre kompanive dhe në këtë mënyrë duke ndikuar në uljen e papunësisë në vend në nivelin më të ulët (4%) prej shumë kohësh. Celtic Tiger njihej periudha e këtij zhvillimi dhe ndikim tjetër të madh në të kishin edhe rregulloret e nxjerra nga vet shteti mbi krijimin e instituteve të teknologjisë informative.
Nuk ka nevojë që të përdoren algoritme të ndryshme në mënyrë që të shohim të përbashkëtat e këtyre dy vendeve. Disa u përmenden më lart ndërsa disa tjera mund të nxirren nga kontesti, por të gjitha mund të shfrytëzohen dhe atë shumë lehtë nga ana e vendit tonë.
Degët e teknologjisë informative në vendit tonë tashmë ekzistojnë, edhe pse jo si të ndara por pjesë të fakulteteve, në universitete private dhe publike. Por, institutet nuk ekzistojnë. Nuk bëhen kërkime, hulumtime, eksperimente lidhur me teknologjinë informative. Kjo mund të ndryshojë edhe përkundër vështirëve ekonomike me të cilat përballemi, dhe atë duke krijuar lehtësime dhe duke iu bërë oferta kompanive të mëdha, disa u përmenden më lart, të vijnë dhe të investojnë në vendin tonë. Natyrisht, kompanitë së pari kërkojnë të dinë për përfitimet, të cilat janë evidente në krahasim me vendet e rajonit apo Evropës e më gjerë (pagat më të ulëta si njëra ndër arsyet). Kështu, si në rastin e Irlandës, do të kemi mundësi të zvogëlojmë papunësinë dhe në të njëjtën kohë duke ngritur kapacitetin e njerëzve, edhe pse ato kompani i shfrytëzojnë ato kapacitete.
E në anën tjetër, ne edhe kemi përparësi ndaj Irlandës: kemi popullatë më të re se ne Irlandë. Po ashtu, mund të mburremi për faktin që nuk e kemi gjuhë amtare gjuhën angleze, një përqindje shumë madhe e të rinjve e flasin atë, e duke marr parasysh reformat në arsim për futjen e gjuhës angleze në klasë të ciklit të ultë, pritet të rritet numri i anglisht folësve në vendin tonë. Duhet përmendur se kjo ka ndikuar edhe në zhvillimin e teknologjisë informative në Indi, pasi që gjuha angleze mësohej herët në shkolla, si pasojë e ish kolonializmit anglez. Por, ne edhe ndaj tyre kemi përparësi. Vet fakti që gjendemi në Evropë, na jep përparësinë e kohës (dallimi në orë), veçanërisht gjatë ofrimit të shërbimeve telekomunikuese, të cilën përparësi duhet shfrytëzuar.
Në fakt, nuk sugjerohet që teknologjia informative të prish luginat dhe në këtë mënyrë të dëmtojë frytdhënësit tjerë të ekonomisë, si bujqësia, por pasi që luginat gjithmonë kanë qenë të pëlqyera për të jetuar dhe atë për të jetuar shumë mirë, atëherë pse të mos kemi edhe një luginë tjetër: një luginë elektronike. Si vendet që përmendem, edhe ne i plotësojmë të gjitha kushtet, e në krahasim me vendet e rajonit jemi në pozitë edhe më të mirë. Përveç fakteve të përmendura më lart, kemi edhe përdorimin më të madh të kompjuterëve dhe internetit në rajon. Këto janë parakushtet kryesore për zhvillim të teknologjisë informative dhe nëse veprojmë shpejt të plotësojmë edhe disa kushte tjera (disa u përmenden më lart) mund të jemi të parët në këtë garë të pafund.
(Autori është M.Sc. në Shkenca Kompjuterike)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-3-780x439.png)
"A e di problemin që kam në mitër, idiote", eskalon debati mes Eglit dhe Valbonës
![Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-32-780x439.jpg)
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
![Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-5-780x439.png)
Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin
![Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476797986_1050156560474552_4662049596669104833_n-2-780x439.jpg)
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra
![Barcelona e vendos yllin e Serie A si objektivin kryesor të verës 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/theo-leao-780x439.jpg)
Barcelona e vendos yllin e Serie A si objektivin kryesor të verës 2025
![Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-8-780x439.jpg)
Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti