Shamia
Tema e këtij shkrimi nuk është mbulesa ose mësim-besimi. Ky shkrim refuzon të diskutojë për një çështje të paqenë. Mirëpo, diskuton për çështjet reale dhe përpjekjet për ta tërhjekur vëmendjen larg atyre.
Kontrollimi i mendjes
Orwell në librin e tij “1984” paralajmëron për një shoqëri ku partia kontrollon çdo aspekt të jetës, dhe madje ekziston edhe Policia e Mendimeve. Mirëpo, unë dua t’ua rikujtoj librin e H.G. Wells “Makina kohore” (dhe filmin e vitit 2002 me të njëjtin titull) që merret me një qasje tjetër merret me temën e ngjashme. Aty një shkencëtar udhëton në kohë në të ardhmen e largët. Aty ai gjen një shoqëri të varfër që jeton sikur paraardhësit tanë në kohën e gurit. Një gjë të çuditshme që ai vëren aty është se nuk ka njerëz në moshë të shtyrë. Edhe pse në pyetjet e tij nuk përgjigjet askush, më vonë ai e kupton arsyen e kësaj. Këta njerëz vazhdimisht janë pre e disa monstrumëve që dalin nga toka. Më e çuditshmja për të është se askush nuk pranon të flas për fatin e tyre. Ata thjeshtë e pranojnë realitetin dhe nuk flasin për familjarët e tyre të rrëmbyer/vrarë nga monstrumët nëntokësor.
Më vonë, protagonisti, e kupton çfarë po ndodhë. Për shkak të një katastrofe bota shndërrohet në një vend të shkretë. Dhe lloji njerëzor evoluon në dy nënlloje, njëri, Morlokët, që jeton mbi tokë (dhe që ju ngjan shumë njerëzve të tashëm) dhe tjetri nënlloj, Eloi, që jeton nën tokë (dhe ngjajnë në monstrumë). Nëntokësorët në fakt i gjuajnë njerëzit mbi tokë për ushqim. Në film, shkencëtari kupton se nëntokësorët janë të ndarë në disa grupe, dhe përderisa një grup merret me “gjuajtjen” e njerëzve, një grup më i avancuar është në gjendje të kontrollojë mendjen e të gjithë nëntokësorëve si dhe të njerëzve mbi tokë. Kështu, predatorët i frikësojnë njerëzit duke u futur edhe në ëndrrat e tyre, dhe duke mos i lejuar as të mendojnë për rezistencë.
Mjegulla kosovare
Nuk ka si të mos vijë në mendje ky skenar, kur e sheh çfarë ndodhë me popullsinë në Kosovë. Shumë e rëndësishme është saga e shamive e mësim-besimit. Në qindra anketa që janë bërë me qytetarët kosovarë që nga viti 1999, në asnjërën për tyre nuk del si brengë shamia ose mësim-besimi. Vazhdimisht konfirmohet se brengat kryesore për qytetarët janë papunësia, varfëria dhe korrupsioni. Dhe për çfarë teme diskutojnë kosovarët me javë të tëra? Për shaminë dhe mësim-besimin, tema që as nuk figurojnë në radarin e shoqërisë kosovare për nga rëndësia.
Këtu pra qytetarëve u imponohen tema që ua tërheqin vëmendjen e tyre nga çështjet reale. Para syve kolektiv të shoqërisë kosovare vendoset një shami e errët që e parandalon shikimin e problemeve të vërteta. Dhe, me mjeshtri prej ninxhash gjuhen bomba tymi, në kohën kur buxheti i Kosovës dëmtohet me miliona euro nga korrupsioni. Grabitçarët duan mjegull.
Qytetarët si Eloi dhe çështjet e vërteta
Përderisa, mjegulla e hutia krijohen me zell në të tëra anët, qytetarët grabiten çdo ditë. Çdo i treti kosovar jeton në varfëri absolute. Inflacioni është rritur, dhe çmimet për ushqim janë rritur për gjysmë. Numri i ndërmarrjeve që mbyllen – nga presioni i tatimit në një anë dhe haraçit në anën tjetër – është rritur në vitet e fundit. Dhe çfarë ndodhë me njerëzit që mbesin pa punë dhe pa dinjitet? “Shpëtimtarët” shkojnë u ofrojnë lëmoshë duke shkelur edhe më tej dinjitetin e tyre.
Refuzimi i hirit syve
Në vend që të diskutohet për krijimin e vendeve të punës, diskutohet për shami që bartet nga disa dhjetëra persona nga gati dy milionë. Në vend që të propozohen ligje për luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar, si p.sh. ligji antimafia ose përforcimi i Agjencisë Anti-korrupsion me fuqi prokuroriale, propozohen amandamente ligjore për mësim-besim.
Prandaj, kurthi mjegullues i ngritjes së temave të paqena është i rrezikshëm. Është mashtrues dhe dëmtues për qytetarët e Kosovës. Dhe diskurset e tilla publike që promovojnë debate romantike herë nacionaliste herë religjioze, janë qëllimkëqija dhe duhet të refuzohen.
(Autori është Drejtor i Institutit Ballkanik të Politikave. Opinionet janë personale.)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistorike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra
Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti