Nuk ka se çka të negociohet për veriun
Është sa interesante, aq edhe irrituese që dita ditës po lëshohen deklarata nga ana e personaliteteve të ndryshme ndërkombëtare, prej të cilëve disa me një konspiracion e disa edhe publikisht, ide këto që ftojnë në negociata për veriun e Kosovës. Dihet se negociatat janë faktori kyç për tu arritur një marrëveshje e caktuar. Jam më se i kujdesshëm dhe pajtohem me thënien e Kenedit, ish- presidentit amerikan, që ‘kurrë të mos negociojmë pa pasur frikë, po kurrë të mos kemi frikë për të negociuar’. Po ja që këto negociatat që kërkohen për gjoja veriun e Kosovës, më krijojnë frikë dhe ankth, sepse kërkohet të bisedohet për diçka, e cila nuk duhet biseduar aspak. Kësisoj drejtori për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, Marko Prelec në një rast mes tjerash do të shprehej se “Veriu është alfa dhe omega e mosmarrëveshjes ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Mendoj se është arsyeja e pothuaj të gjitha tensioneve ndërmjet tyre”, ka thënë Prelec për Radion Evropa e Lirë.
Kësisoj teza e tij është në dukje realiste, po në fakt është e rrezikshme, sepse e zbret problemin shqiptaro- serb në nivel të veriut, dhe kësisoj minimizon problemet dhe tensionet e vërteta, mes palës shqiptare dhe asaj serbe. Unë e kam thënë shumë herë publikisht nëpër shkrime të ndryshme që nëse tentohet normalizimi i marrëdhënieve shqiptaro –serbe, ajo nuk mund të bëhet pa katarsën e duhur të shoqërisë dhe të shtetit serb. Në mes tjerash Kosova, duhet të sillet ndaj Serbisë jo si shtet fqinj, po si shtet armik, ngase kjo e fundit eksponohet dhe vepron ndaj Kosovës si e tillë. Andaj reciprociteti duhet të vlejë edhe këtu. Nuk e di se si mund të kërkohet të negociohet veriu, kur ai është i panegociueshëm, ngase është pjesë e territorit të Kosovës, shtet ky i njohur ndërkombëtarisht nga 81 shtete.
Nuk e kuptoj se si mund të negociohet për veriun, çfarë ka të negociohet, kur dihet se ajo pjesë është pjesa më e kriminalizuar në Ballkan, pjesë ku mungon sundimi i ligjit, e aty institucionet duhet të gjejnë formën dhe mundësinë për të ushtruar sovranitet. Nuk mund të flitet për demokraci, nëse mungon ushtrimi i sovranitetit në pjesën e veriut, nuk mund të flitet për demokraci nëse mungon kushtetutshmëria dhe zbatimi i saj. E kësisoj demokracia në pjesën veriore, ashtu sikur edhe në pjesët tjera të Kosovës, mund të funksionojë vetëm nëse, respektohet kushtetutshmëria dhe anasjelltas, ka kushtetutshmëri në ato shtete ku funksionojnë parimet e demokracisë. Kësisoj, parimi i demokracisë është garantimi i mirëqenies, sigurisë dhe lirisë së nënshtetasve të një shteti. Ky parim duhet të jetë i shenjtë dhe duhet të respektohet nga të gjithë, por ama është detyrë e shtetit dhe institucioneve shtetërore që të sigurojnë këtë.
Nga tjetra anë, është poashtu detyrë e shtetarëve të Kosovës, të kundërshtojnë me ngulm rifillimin e këtyre bisedave të dëmshme, ngase në negociata duhet hyrë si dy palë të barabarta, e Kosova nuk njihet si partner i tillë nga Serbia, në negociata kur të futet duhet të kihet parasysh procedura paraprake, e ajo është se subjektet që janë futur në negociata duhet të ofrojnë dhe tregojnë respekt për njëra-tjetrën, e kjo nga pala serbë nuk po vërehet.
Nëse duhet të negociohet, duhet të negociohet statusi i shqiptarëve të mbetur në Serbi, duhet të negociohet për fillimin e katarsës së Serbisë, për kërkimin e faljes nga ana e saj, për rikuperimin e dëmeve dhe sanimin e tyre, për pagimin eventual të reparacioneve të luftës, ashtu siç bëri Gjermania pas humbjes së thellë në Luftën e Dytë Botërore.
Vetëm kësisoj arrihet deri te mirëqenia dhe te stabiliteti, vetëm kësisoj mund të rifillojnë negociatat me Serbinë. Ato nuk mund dhe nuk duhet të rifillojnë, kur një pjesë e territorit të Kosovës është pjesë pa sovranitet shtetëror, në një pjesë ku strukturat kriminale kanë mbështetjen publike të Serbisë, në një “shtet” brenda në shtet..
Hapi i duhur i shtetit të Kosovës, duhet të jetë insistimi para faktorit ndërkombëtar për të filluar procedurën e katarsës së Serbisë, në raport me Kosovën në këtë rast, si dhe njohjen e saj si shtet të pavarur dhe sovran nga ana e Serbisë. Vetëm kësisoj do të ketë kuptim termi “demokraci” edhe në këtë pjesë të globit, si dhe do të mund të flitet për negociata.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTermi i popullarizuar "Nub" të cilin Gjesti "e bëri të famshëm", por cili është kuptimi i kësaj fjale?
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj
I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore
Gjesti i grisi fotografinë që ia bëri Jozi - Valbona shpërthen në lot
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë, as varrin s’ia dimë” - flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin