Efektet e rezultateve të regjistrimit të popullsisë në qeverisjen lokale
Enti i Statistikës së Kosovës në qershor të këtij viti ka publikuar Rezultatet Paraprake të regjistrimit të popullsisë 2011 në Kosovë. Dhe sipas të gjitha gjasave, ky do të jetë edhe rezultati përfundimtar i regjistrimit të popullsisë, ku në nivel vendi numri i popullsisë pritet të jetë jo më i madh se 1.750.000 (në rast se shtohen numri i banorëve të komunave të veriut të Kosovës).
Po cili do të jetë efekti i këtij rezultati të pritur, sipas numrit të banorëve për komunat e Republikës së Kosovës veç e veç? Sigurisht se ky rezultat me numër të ri të banorëve, sipas komunave, pritet të jetë krejt ndryshe nga numri i përcaktuar i banorëve për komuna, sipas Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal. Andaj edhe ndikimi këtij rezultati do të jetë pikërisht në të tre ligjet bazike të Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Kosovës, siç janë: Ligji për Vetëqeverisjes Lokale, Ligji për Kufijtë Administrativë të Komunave dhe Ligji për Financat e Pushtetit Lokal.
Ky rezultat i pritur ndikimin e tij kryesor do ta ketë në Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal, të cilit duhet ti ndryshohet tërësisht Shtojca I e këtij ligji, e cila përcakton numrin e banorëve sipas komunave, përcaktim ky sipas të cilit edhe sot bëhet ndarja e Granteve Operative për komunat e Kosovës. Sipas këtij rezultati, në Kosovë janë vetëm 3 komuna me më shumë se 100.000 banorë (Prishtina-198.214, Prizreni-178.112 dhe Ferizaj-108.690) e jo siç ishte më herët deri në 8 komuna me më shumë se 100.000 banorë.
Ndikimi i tjetër i këtij rezultati do të jetë në Ligji për Kufijtë Administrativë të Komunave, ku sipas të cilit ligj në Kosovë ekzistojnë 38 komuna me trajtim dhe autoritet të barabartë, me përjashtim të komunës së Prishtinës, për të cilën pritet të miratohet ligj i veçantë. Nga të dhënat mbi numrin e banorëve shohim se tri komuna kanë më pakë se 5.000 banorë (Kllokoti-2551, Ranillugu-3785 dhe Parteshi-1787). Së pari, këtu vërejmë se këto komuna janë në kundërshtim me Ligjin për Kufijtë Administrativë të Komunave ku parashihet se për të pasur një siguri mbi funksionalitetin dhe qëndrueshmërinë e një komune duhet që ajo komunë të ketë së paku 5000 banorë. Andaj, sipas këtij ligji duhet të bëhet rishqyrtimi i mundësisë së ekzistimit të këtyre komunave. Apo në rastin e tjetër, në rast të vazhdimit së ekzistuarit së funksionuari të këtyre komunave, Qeveria dhe Kuvendi duhet të ndërmarrin veprimet e tyre që të ligjërisht tu siguroj trajtim dhe autoritet të veçantë për komunat me mbi 100.000 banorë, gjithashtu të kalohen në nivelin tjetër më të ulët tani për komunat me më pak se 100.000 banorë por me më shumë se 5000 banorë, dhe në fund niveli i komunave me më pak se 5000 banorë (sidomos në rast se Qeveria pretendon së vazhduari krijimin e komunave të re).
Në fund, ndikimi shumë i rëndësishëm i këtij rezultati do të jetë në Ligjin për Vetëqeverisjes Lokale, konkretisht në pjesën e mënyrës së zgjedhjes së numrit të anëtarëve të Kuvendit të Komunës. Sipas këtij rezultati, duke vepruar në përputhje me këtë ligj, rezulton se 7 komunave duhet t’u zvogëlohet numri i anëtarëve të Kuvendit të Komunës, dhe atë:
* Kuvendi i komunës së Gjakovës nga 41 anëtarë të zbritet në 35 anëtarë të kuvendit të komunës sipas numrit të ri të popullsisë,
* Kuvendi i komunës së Gjilanit nga 41 anëtarë të zbritet në 35 anëtarë të kuvendit të komunës sipas numrit të ri të popullsisë,
* Kuvendi i komunës së Pejës nga 41 anëtarë të zbritet në 35 anëtarë të kuvendit të komunës sipas numrit të ri të popullsisë,
* Kuvendi i komunës së Podujevës nga 41 anëtarë të zbritet në 35 anëtarë të kuvendit të komunës sipas numrit të ri të popullsisë,
* Kuvendi i komunës së Shtërpcës nga 19 anëtarë të zbritet në 15 anëtarë të kuvendit të komunës sipas numrit të ri të popullsisë,
* Kuvendi i komunës së Suharekës nga 35 anëtarë të zbritet në 31 anëtarë të kuvendit të komunës sipas numrit të ri të popullsisë dhe
* Kuvendi i komunës së Vushtrrisë nga 35 anëtarë të zbritet në 31 anëtarë të kuvendit të komunës sipas numrit të ri të popullsisë.
(Autori është njohës i qeverisjes lokale)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAsteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti