Të gjitha teoritë e konspiracionit në LDK
Projekti i Mustafës me standarde të dyfishta dhe me lojën nën rrogoz, përfundoi pikë për pikë në favor të tij. E dëboi përfundimisht nga partia dhe e hoqi qafe ish-shefin e tij, dr. Bujar Bukoshin, pa ndonjë vështirësi edhe Ukë Rugovën, ndërsa dr. Fatmir Sejdiun e tradhtoi dhe në fund edhe e eliminoi.
Trendet e vitit të kaluar që u zhvilluan para dhe gjatë zgjedhjeve partiake në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë zhvillime të cilat janë diskutuar gjerë e gjatë, por jo sa duhet edhe në media tona, prandaj kështu siç janë zhvilluar gjërat si në mjegullnajë, kanë mbetur vetëm teori konspiracioni me tendencë të akterëve që këto trende t’i mbulojë pluhuri i harresës.
Të gjithë e dimë se i pari kandidaturën për kryetar në Lidhjen Demokratike të Kosovës e pati filluar dr. Bujar Bukoshi, ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, i ndihmuar mjaft shumë edhe nga z. Ukë Rugova, djali i Presidentit historik të Republikës së Kosovës. Këtë iniciativë, në fakt ish-kryeministri kontrovers, dr. Bujar Bukoshi, nuk e bënte për veten, por me një naivitet të paparë po e bënte për ta sjellë në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish-ministrin e tij të Financave, dr. Isa Mustafën! Mustafa gjatë kësaj periudhe, po luante rolin e eminencës gri, por edhe të standardeve të dyfishta, gjithmonë duke përsëritur sloganin e tij se “Lidhja Demokratike e Kosovës e ka kryetarin e saj dhe nuk ka nevojë për kryetar të ri!”, duke aluduar në dr. Fatmir Sejdiun, atëherë kryetar i LDK-së. Por, gjatë kësaj periudhe, Mustafa po luante rolin e dyfishtë dhe si asnjëherë më parë po vepronte nën rrogoz dhe mbrapa shpinës së Sejdiut për të ardhur në krye të LDK-së.
Loja e dyfishtë dhe konspiracioni i dekonspiruar
Por, gjërat nuk fillojnë këtu, pasi ato datojnë më herët. Kur në vitin 2007, dr. Fatmir Sejdiu i ndërmori iniciativat e tij që për zgjedhjet lokale të vitit 2007 të kandidonte për kryetar të Prishtinës këshilltarin e tij dr. Isa Mustafën, disa nga anëtarët e atëhershëm të Kryesisë së LDK-së e kundërshtonin fuqishëm këtë vendim. Megjithatë, Sejdiu këmbënguli që të ndodhte nisma e tij për këshilltarin dhe mikun e tij dhe kështu, z. Mustafa qe kandiduar për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Isa Mustafa e fitoi Prishtinën, por në vend që ai t’i ofronte për bashkëpunëtorë profesionistët dhe aktivistët e devotshëm të LDK-së që e kishin ndihmuar për të fituar Prishtinën, ai shkoi aq larg sa për këshilltar “universal” e emëroi Arben Gashin, më vonë i njohur me nofkën “Beni i bukur”, i cili ndjehej i turpëruar të pranonte se është pjesë e LDK-së dhe në media theksonte botërisht se është vetëm “këshilltar i kryetarit të Prishtinës!”. Gjërat nuk përfunduan me kaq. Në mandatin e dytë, Mustafa vazhdoi t’i rehatonte me vende pune fëmijët e ish-kolegëve të tij të kohës së viteve ’80-ta kur ai ishte kryetar i Qeverisë së Prishtinës. Mustafa e punësoi për shefe të Protokollit vajzën e ish-mikut të tij që dikur i takonte strukturave të larta të Lidhjes Komuniste të Kosovës. Shefja e Protokollit, për vite me radhë në një të përditshme tonën ka zbrazur helm e vrer kundër institucionit të Komunës së Prishtinës dhe LDK-së. Po kështu Mustafa para pak muajsh emëroi këshilltar për Siguri, edhe djalin e një miku të tij, i cili po ashtu i takonte ish-strukturave të Lidhjes Komuniste të Kosovës, me biografi jo të mirë kundër lëvizjes së shqiptarëve për liri dhe pavarësi.
Mustafa shef, Bukoshi e Rugova të dëbuar, Sejdiu i tradhtuar…
Kur dr.Bujar Bukoshi e kishte filluar iniciativën për ndërrimin e kreut të LDK-së, tashmë pas një viti del që ai i kishte bërë hesapet pa hanxhiun. Sigurisht që nuk kishte ndonjë marrëveshje paraprake midis tij dhe Mustafës, por edhe nëse do të ketë pasur, ai po bënte argatin për ish-ministrin e tij në mënyrën më naive, pasi Isa Mustafa në zgjedhjet lokale të vitit 2009, jo rrallë kishte pohuar në rrethet e tij të ngushta se po e pengonte prania e Bukoshit gjatë fushatës elektorale në Prishtinë!
Zgjedhjet e brendshme partiake në LDK po kalonin në situata jo rrallë konfuze dhe me hamendësime për t’u organizuar. Megjithatë, Kuvendi VII zgjedhor i LDK-së u mbajt në nëntor të vitit të kaluar me shumë lojëra pas shpine dhe veprime nën rrogoz, ndërsa slogani “armiku i armikut tim është miku im!”, kishte hyrë në funksion si asnjëherë më parë.
Dr. Fatmir Sejdiu nuk ka besuar asnjëherë deri në dy ditët e fundit para mbajtjes së Kuvendit të Shtatë të LDK-së se këshilltari dhe miku i tij, Isa Mustafa, të cilin fundja e kishte kandiduar edhe për kryetar të Prishtinës, po ia luante lojën mbas shpine. Gjendja filloi të bëhet edhe më e rëndë derisa Mustafa në njërën anë dhe pandërprerë po e përsëriste sloganin e tij se “Lidhja Demokratike e Kosovës e ka kryetarin e saj dhe nuk ka nevojë për kryetar të ri!”, derisa në anën tjetër tashmë i kishin ardhur në ndihmë ardhacakët e ish-partisë reformiste Ora dhe fatosat e rinj, në një aleancë të fortë me njërin nga mediumet tona që shquhej për propagandë kundër Sejdiut, të cilit froni i LDK-së veç po i rrëshqiste nga duart.
Cilat janë synimet e Isa Mustafës?
Projekti i Mustafës me standarde të dyfishta dhe me lojën nën rrogoz, përfundoi pikë për pikë në favor të tij, ashtu edhe siç e kishe planifikuar! Mustafa mbërriti të emërohet kryetar i LDK-së, pastaj e dëboi përfundimisht nga partia dhe e hoqi qafe ish-shefin e tij, dr. Bujar Bukoshin, më pas pa ndonjë vështirësi edhe Ukë Rugovën, ndërsa dr. Fatmir Sejdiun e tradhtoi dhe më në fund edhe e eliminoi nga pozita e kryetarit të LDK-së.
Me zhvillimet e muajve të fundit që po ndodhin në LDK, po ndodh edhe një ogur i mirë. Anëtarësia e gjerë e Lidhjes Demokratike të Kosovës e veçanërisht themeluesit e saj, janë duke e kuptuar dita ditës se Isa Mustafa ka një qëllim të vetëm, që t’i eliminojë themeluesit e LDK-së dhe këtë parti ta shkrijë në ish-partinë reformiste Ora dhe jo këtë të fundit tashmë të shuar ta shkrijë në LDK! Themeluesit e LDK-së dhe mijëra anëtarë të devotshëm të strukturave të saj, janë ata që i kanë vënë gjoksin regjimit më të egër serb në dekadën e fundit të shekullit të kaluar dhe mbetet për të besuar se ata nuk do ta lejojnë një lojë kaq të rrezikshme kundër punës dhe aktivitetit të tyre të pashembullt gjatë dy dekadave të fundit. Këto që i thamë, dr. Isa Mustafa edhe mund të mos i besojë, pasi ai gjatë kohës së okupimit të egër serb, ka jetuar në ekzil dhe në luksin më të madh.
Një fjalë e urtë thotë: “Çdo punë e filluar me sherr, do të përfundojë me sherr!”. Të shohim se si do të rrjedhin gjërat në të ardhmen.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhami-780x439.jpg)
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Krisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/krisa-780x439.png)
Krisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti