Para së gjithash, ta duam veten dhe vendin
Të gjithë sytë kah Kosova, evropianë e perëndimorë. Por a mjafton vetëm të shikohen “top” lajmet nëpër mediume të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare për t’u zgjidhur çështje të ndjeshme, siç është veriu i Kosovës..? Gjërat nuk lëvizin vetvetiu nëse nuk shtyhen para nga dikush. Kryeministri Thaçi dhe qeveria e Kosovës me rastin e futjes në veriun e vendit nga forcat speciale, është një indikator që reflekton një seriozitet për shtrirjen e autoritetit qeveritar dhe kushtetues edhe në atë pjesë të pakontrolluar tani e dymbëdhjetë vite radhazi. Qeveria e Kosovës fitoi dashurinë e popullit të Kosovës, pa dallime e emocione politike. Të gjithë themi “I lumtë Hashimit, ja ku e bëri”. Realisht, nëse shikohen dhe gjykohen gjërat drejt, atëherë s’ka vend për lëvdata karshi institucioneve, sepse tek e fundit qeveria për këtë punë është zgjedhur, ata nuk kanë për të “kositur” barë apo mbjellë ara, domosdo kanë për obligim shtrirjen e autoritetit në gjithë territorin e Kosovës dhe sigurimin e mirëqenies së qytetarit. Megjithatë, edhe pse të vonuar shumë, ishte punë e mirë futja e rendin edhe ne veri.
Çdo shtet pos që ka të drejtë, është edhe i obliguar me akte më të larta juridike, siç është Kushtetuta, që të shtrijë autoritetin shtetëror dhe të mbrojë sovranitetin dhe integritetin e brendshëm. Institucionet shtetërore kanë për obligim që ligji dhe rendi në vazhdimësi të mbizotërojë në tërë territorin e vendin si akt legjitim dhe i domosdoshëm, dhe nga ky fakt nuk duhet asnjëherë, pa marrë parasysh dëshirat apo qoftë edhe trysnit që vijnë nga qarqe tjera, të lëshohet pe dhe të tërhiqet mbrapa, sepse kjo de-jure dhe de-facto nënkupton heqje dorë nga një pjesë e territorit dhe gjymtim i kushtetutshmërisë dhe ligjit të shtetit.
(Ri)definimi i përgjegjësive
Deklarimet e disa përfaqësuesve të shteteve evropiane për t’u stopuar nga kjo nismë dhe për tu tërhequr mbrapa, kinse për ruajtjen e qetësisë dhe stabilitetit, janë të papranueshme për shqiptarët e Kosovës, ngase me këto deklarata po bëhet thirrje për shkelje të kushtetutës dhe ligjeve që vetë ata na i kanë mësuar, dhe pos që na i kanë mësuar, janë këtu edhe për t’i mbrojtur dhe mbikëqyrur implementimin e tyre nga institucionet e Kosovës. Kosova dhe populli i saj janë njerëz bujarë, mikpritës dhe të respektueshëm. Ky popull di të respektojë mikun dhe arrin t’i përgjigjet armikut. Më gjithë respektin që kemi treguar për bashkësinë ndërkombëtare, dhe që do të tregojmë edhe në të ardhmen, domosdo është ruajtja e identitetit, nuk duhet të dalim nga vetvetja, sepse dashuria ndaj vetës, ndaj kombit e popullit, është virtyti më i madh që mund të ekzistojë. T’i çmojmë vlerat tona, zakonet tona dhe identitetin tonë si shqiptar. Të arrijmë t’i dallojmë ngjyrat, kur është e bardhë, të mos lëshojmë pe edhe nëse të tjerët na thonë se është e zezë, qoftë që janë edhe miq tanë.
Natyrisht, koordinimi i institucioneve të Republikës së Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare duhet të vazhdojë edhe më tutje, por që përfaqësuesit e të dyja institucioneve duhet të ulen dhe të shqyrtojnë përgjegjësit pas ngjarjeve të fundit në veri të vendit. Me një qartësim të përgjegjësive dhe një kooperim të mirëfilltë ndërmjet vete, arrihet të ruhet stabiliteti në vend dhe të funksionojë ligji dhe rendi në gjithë territorin e Kosovës. Tani Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për unitet të subjekteve politike.
Tryezë e përbashkët mes subjekteve politike
Domosdoshmërish duhet që kreu i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, t’i ftojë të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare dhe po ashtu edhe të minoriteteve në Kosovë duke përfshirë këtu edhe përfaqësues nga partitë serbe dhe të bëjnë një platformë strategjike të përbashkët, me të cilën do t’i bëhet e qartë bashkësisë ndërkombëtare që shtrirja e autoritetit Kushtetues në veri të Kosovës është plotësisht në përputhje me ligjin dhe rendin dhe se për asnjë çmim nuk ka kthim mbrapa. Përderisa qeveria vazhdon të veprojë si e vetme në këtë proces, gjasat për t’i dalë zot këtij veprimi janë minimale, sepse bashkësia ndërkombëtare i sheh plasaritjet që ekzistojnë mes subjekteve politike dhe natyrisht, i shfrytëzon në dëm të vendit. Është moment i fundit që të lihen inatet anash dhe të veprohet si trup unik drejt objektivave që krijojnë stabilitet dhe fuqizim të rendit e ligjit.
Ikja nga pjesa veriore, gjegjësisht nga pika 1 dhe 31, sa është e dëmshme për Kosovën në aspektin ekonomik e politik, po aq është edhe e dhimbshme për forcat speciale të Kosovës, ngase aty u derdh gjak, humbi një jetë.
A ishte përnjëmend..?
Nga gjithë kjo që ndodhi në Kosovë, nganjëherë më ik mendja ku është keq e më keq. Jo nga dëshira për të menduar gjëra të tilla të shëmtuara, por nga frika se ç’po bëhet. Menjëherë pas marrjes së pikave doganore nga ana e forcave speciale, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, jepte deklarata të fuqishme duke u zotuar se s’ka tërheqje nga ato pika. Populli karshi qeverisë është sikur nëna ndaj fëmijës së saj, gjithmonë mendon se do ta gjejë e keqja, prandaj thonë se “ ishallah s’të gjen ajo që ta mendon nëna”. Njëjtë po mendoj edhe unë për qeverinë. Kur e them këtë bazohem në faktin se qeveria e Kosovës humbi në total reputacionin dhe kredibilitetin e qytetarëve, dhe për të rikthyer këtë, u fut në veriun e vendit duke mos qenë të unifikuar e pa ndonjë strategji ose plan B. Kjo mendoj se është bërë ose për t’i matur impulsin Serbisë, se sa e ka përnjëmend ajo për veriun, ose për t’i treguar popullit se Veriu i vendit është ndarë dhe as nuk kemi forcë ta rimarrim dhe shtrijmë autoritetin atje, por as nuk kemi mbështetje të bashkësisë ndërkombëtare. Lutem që në të dyja variantet ta kem gabim.
EULEX-i jo i paaftë, por i pa vullnet për t’i kryer punët e veta
Të gjithë deklarojnë se EULEX-i është treguar i paaftë për të vënë rregull dhe rend në gjithë territorin e Kosovës, ndërsa unë mendoj se nuk është në pyetje paaftësia e tij për të vepruar, por është mosvullneti i tij për të qartësuar njëherë e përgjithmonë realitetin në Kosovë. Ekzekutivi i vendit dhe të gjitha institucionet tjera shtetërore, duhet ta kenë të qartë se BE po zbaton standarde të dyfishta. Nga njëra anë injoron vendin dhe vlerat tona, dhe në anën tjetër deklaron se s’ka ndarje të Kosovës dhe se nuk ka kthim në gjendjen e para shpalljes së pavarësisë, ndërsa në asnjë mënyrë nuk flet për rolin e Beogradit në destabilizimin e veriut të vendit, ose për strukturat paralele dhe rolin e qeverisë serbe në aktivitete të ndryshme atje. E gjitha kjo është lejuar dhe në këtë mënyrë, sundimi i ligjit dhe Kushtetutshmërisë po rrezikohet.
Për fund, të gjithë e dimë se në të drejtën ndërkombëtare, sovraniteti i shtetit është vetpërcaktim mbi integritetin që dëshmon qartë pavarësinë nga të gjitha shtetet tjera, i cili ka të drejtë të shtrijë autoritetin e tij pa pyetur e konsultuar askënd, sepse vetëm kështu fuqizohet dhe mbrohet Kushtetuta e shtetit si akti më i lartë juridik i një shteti.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhami-780x439.jpg)
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-07-231234-780x439.jpg)
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?
![Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-4-780x439.png)
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti