LAJMI I FUNDIT:

Kur luhet lojaluftash

Sado që të qëndronte kjo hipotezë, ne qemë dëshmitarë të një hapi konkret, të shumëpritur, të një qeverie kosovare, cilado të ishte ajo, Thaçi I, II apo X. Euforizmi ynë legjitim ishte vetë zemra e aktit për të përfshirë gjithë territorin e vendit nën sundimin e ligjit të aprovuar e të mbrojtur me Kushtetutë në këtë vend. Por pas të përpjetës vjen tatëpjeta e gjatë tatëpjetës, paniku.
Deklaratat e Kryeministrit Thaçi pas djegies së doganave nga huliganët serbë, sipas tij të urdhëruara nga Beogradi, qenë aq të forta e të hapura sa ishte e vështirë që të besoheshin. Ndoshta ngaqë në to mungonte pjesa tjetër e binomit që vulos vlefshmërinë me të cilin jemi mësuar, Qeveri : Mbështetje, së pari amerikane e më tutje europiane, ritual i rëndomtë politik. Në vend të binomit qe zemërimi, shtrëngimi i lehtë i dhëmbëve që ndoshta do të kalojë me një buzëqeshje në ditët në vijim.
Nëse supozojmë se e gjitha qe një lojë-a-luftash, a donte qeveria me anë të saj të testonte Serbinë? BE-në? Amerikën apo ne? Apo ishte një shpërthim i papritur atdhedashurie që adoleshencës ia ngre qimet e flokëve përpjetë?! Këto hamendje më janë të natyrshme në këtë moment, pasi asesi nuk mund ta pranoj se qeveria e Kosovës nuk kishte plan të vertetë, nuk kishte një plan A, B, C, apo punë e tyre deri te cila shkronjë do të përfundonin, mjaft që plani të funksiononte realisht. Absolutisht nuk dua ta pranoj që qeveria vetëm donte të na bënte aleatë me një të rënë të gishtit kur e kishte më së keqi ( ia vërtetuam se qemë të gjithë një ) apo edhe më keq, që e gjitha ishte manovër për t’u shlyer para popullit se veriun e vendit nuk mundëm ta mbanim dot, jemi tepër të brishtë për ta bërë e në këtë moment edhe pa përkrahje, siç po e shihni.

Po nëse e gjitha kjo qe një lojë e qeverisë, ne, populli, fajtori kryesor për ekzistencën e kësaj qeverie, çfarë faji tjetër patëm përveçse të qenit sovran?! Apo ne thjesht manipulohemi, nxehemi e ftohemi si teneqja e prapëseprapë ngazëllehemi pas fjalëve të mëdha të burrave a grave të shteteve që na bëjnë sfilata mesazhesh duke përsëritur njëri-tjetrin pa ndonjë fantazi të madhe?


Ndërkohë që në Serbi po rriten me shpejtësi investimet europiane si Fiat, Ikea, Rauch etj etj, në veri të Kosovës me një buxhet mjeran po luftohet për kufi, doganë, tregëti, kontroll, për plazma keksa të cilat ne i kërkojmë ndoshta edhe më shumë se Kryeministri, standardi i jetës së të cilit i lejon shumë më mirë se kaq. Pse do të çmendeshin në Serbi për milionat e humbura në Kosovë, për falimentimin e një industrie tjetër Made in Serbia me treg të garantuar, nëse ne, sovrani nuk do të jepnim votën. E vota nuk jepet vetëm në një copë letër brenda kutisë së vulosur, që në pamje të parë, nuk u bë kiameti edhe po m’u vodh apo m’ u shpall e pavlefshme, votën e japim çdo ditë sa herë nxjerrim portofolin, e pastaj shajmë nën zë sa janë rritur çmimet. Ky është vetëm çmimi i së sotmes, çmim që meritojmë për indiferencën tonë si shoqëri që tjetërqysh do të thotë për mungesën e vetëdijes nacionale apo jopatriotizmin që na karakterizon.
Sot qajmë për gjakun e derdhur për kufirin, për shtetin. Vuajmë nga turpi që na shnderojnë në shtëpinë tonë sa herë t’u teket apo sa herë t’u prishet qejfi monstrumeve tregtare e politike të të dyja palëve, shajmë e bërtasim dhe jemi të verbër ta shohim se ne jemi vetë brenda, jemi po aq pjesë e krimit derisa nuk vendosim t’i ndërrojmë keksat me të cilët i ushqejmë fëmijët.

Në trend

Më shumë
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Premier League
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Kalo në kategori