Liberalizimi i vizave, çështje imediate e kohës
Pse krijimi i Bashkimit Evropian! Për shumë arsye, pas përfundimit të luftës së dytë botërore në vitin 1945, Evropa doli e shkatërruar thuaj se në çdo segment shoqëror. Mirëpo jo vetëm kaq, kishte edhe një mori ngjarjesh të pakëndshme për gjatë historisë evropiane. Idetë e plasura, nga mendimtarë të kohës për krijimin e Bashkimit Evropian, nuk konsistonin, vetëm në ide politike, ato shtriheshin edhe në vendosjen e paqes, rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ekonomisë, ngritjen e mirëqenies sociale për shoqëritë evropiane etj. Pas konstituimit të BE-së, në kontinuitet vëreheshin ndryshime dhe plotësime, si institucionale, organizuese etj., dita ditës BE-ja, merrte anatominë përfundimtare, prej shumë të arriturave të BE-së, vlerësohet krijimi i zonës së Shengenit, zonë e cila krijon mundësinë për lëvizje të lirë qytetarëve evropianë, në hapësirën Evropiane, në Ballkanin Perëndimor, Republika e Kosovës, është shteti i vetëm i cili nuk është përfshirë në liberalizimin e vizave. Kosova, shteti i ri Evropian, me dinamizëm duhet të gjendet në zonën e Shengenit, pra të përfshihet në liberalizimin e vizave, tani më, një gjë e tillë, është çështje imediate e kohës, e hapësirës gjeografike ku jetojmë dhe veprojmë, dhe e rrethanave të reja të krijuara nga bota moderne. Kosovës, sa më parë t’i jepen të gjitha mundësitë për komunikime të llojeve të ndryshme me shoqëritë evropiane, Bashkimi Evropian, duke filluar dialogun, dhe duke ofruar udhërrëfyesin, dhe përfundimisht duke e lejuar liberalizimin e vizave, do të thotë, përveç një ofrimi të mëtejmë mes BE-së dhe Kosovës, si i tillë do të jetë sinjal pozitive për integrim të plotë në Bashkimin Evropian.
Kriteret e përcaktuara nga BE-ja, për liberalizimin e vizave, janë bukur komplekse, po ashtu klasifikohen si kritere: juridike, politike, teknike. Plotësimi i këtyre kritereve, është sfidë për Kosovën, në kuadër të proceseve integruese, institucionet e Republikës së Kosovës, tani më me shpejtësi të tregojnë, efikasitet dhe azhuritet, përveç tjerash të punojnë për kryerjen e detyrave që dalin nga ky proces bukur i ndërlikuar. Më ekzluzivisht, mbarimi i detyrave që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.
Aktualisht, mungesa e pasaportave biometrikë konsiderohet sfidë për liberalizimin. Prodhimi i pasaportave biometrikë, është kriter i vendosur nga BE-ja, për përfshirje në liberalizimin e vizave. Institucionet e Kosovës, edhe me këtë rast, janë në qendër të vëmendjes nga BE-ja, për zgjidhjen e këtij problemi. Raportet të cilat dalin nga Bashkimi Evropian, gjegjësisht organet përkatëse të BE-së, për nga përmbajtja e tyre, kanë karakter të evidentimit të disa problemeve të cilat ende nuk janë zgjidhur, apo janë në zgjidhje e sipër. Por, në thelb, pse është i rëndësishëm, fillimi i dialogut për liberalizimin e vizave, në kuadrin efekteve të prodhimit faktik – praktik, dialogu nuk kalon pa efekte sociale dhe psikologjike, qytetarët do të ndihen më optimist, njëherësh, është sinjal i fuqishëm, i vërejtur, ku jep shpresë se Kosova po avancon drejt familjes së madhe Evropiane, institucionet e Republikës së Kosovës do të ndiheshin më të relaksuara, organizmat e ndryshëm shtetërorë, do të shpejtonin edhe më shumë veprimet për t’u gjetur zgjidhje problemeve që presin për t’i zgjidhur, më pastaj fillimi i dialogut, do të prodhonte situata pozitive në fushën e ekonomisë, tek investitorët e huaj do të krijohet siguri për investime, por jo vetëm kaq, ka edhe një mori efektesh pozitive.
Liberalizimi i vizave, është një proces, i cili deri në finalizimin e tij, është bukur kompleks, si i tillë, ka kostot e veta, por më gjerësisht, cilat do të ishin të mirat që do t’i sjellë liberalizimi i vizave. Në radhë të parë, do të rregulloheshin një sërë problemesh si: kontrollimi i integruar i kufijve, regjistrat civilë, ri-integrimi i shtetasve të riatdhesuar, plotësimi i kritereve politike, ekonomike, juridike etj., nxjerrja e ligjeve të shumta, ligje këto të fushave të ndryshme, të cilat do të ishin në funksion të normimit të fushave të ndryshme shoqërore, pastaj, mundësia e lëvizjes së lirë në Evropë, kontakte dhe njohje, me vlerat, kulturat dhe traditat Evropiane, nga qytetarët e Kosovës me ata të Evropës, shkëmbimi i ideve si në tipat e projekteve shkencore, ekonomike, biznesore, teknologjike, etj. Janë vetëm disa nga elementet pozitive të liberalizimit, por sikur edhe ana e kundërt, çka nëse nuk ka liberalizim të vizave, mosliberalizimi i vizave për Kosovën, pa dyshim sjell efekte jo të pranueshme, mund të kujtohet tragjedia e lumit “Tisa”, disa qytetarë të Kosovës, humbën jetën, po të ishte Kosova me liberalizim të vizave, nuk do të ndodhte kjo tragjedi, mosliberalizimi i vizave edhe më tutje krijon hapësira për trafikim me qeniet njerëzore, tentim për dalje ilegale në hapësirën evropiane, mundësi për krim të organizuar, dhe një seri të fenomeneve negative që janë në dëm të shtetit të Kosovës.
Por, në mes shumë angazhimeve, si, Qeveria e Kosovës, Kuvendet Komunale, institucioneve tjera relevante, koordinimi dhe harmonizimi i punëve në teren do të sjellë rezultate të konkretizuara, në këtë proces, Bashkimi Evropian, ka instrumentet e posaçme të asistencës, kështu, Komisioni Evropian, në kuadër të instrumentit të para-anëtarësimit, për vitin 2012, do ndihmojë procesin integrues të Kosovës me një vlerë prej 70 milionë euro, ndërkaq për periudhën 2011 – 2013 me 203 milionë euro. Fondet e alokuara, në kuadrin e instrumentit të para anëtarësimit, gjithsesi krijojnë kushte më të volitshme për liberalizimin e vizave dhe në fund integrimin e plotë në BE.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAsteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti