Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Se sa shpejtë vendi do të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme, mbetet për tu parë, por sipas mendimit tim hapi i parë drejtë tyre tanimë është hedhur më rastin e fundit lidhur me përplasjet mes kryeparlamentarit Jakup Krasniqit dhe ambasadorit Dell, dhe indiferenca e qeverisë karshi këtyre ngjarjeve
Jo shumë moti në Kosovë ishin zgjedhjet parlamentare, kur them jo moti, ka të bëjë me pakë muaj. Mjerisht, njerëzit që morën pushtetin me dallavere të ndryshme, tani janë detyruar të pranojnë atë që me këmbëngulje kundërshtonin gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve që u mbajtën në dhjetor të vitit të kaluar. Kryeministri i Kosovës, dhe kabineti i tij qeveritar, si duket ulëset në zyrat e tyre nuk janë duke i përdoru edhe aq shumë, ngase kohën dërmuese po e kalojnë nëpër zyrat e ambasadorëve të ndryshëm, kryesisht në atë të SHBA-së. Kjo qeveri e ka humbur që moti kredibilitetin dhe autoritetin e sajë karshi qytetarëve dhe proceseve nëpër të cilat po kalon vendi. Ngjarjet e fundit në Kosovë, liderëve tanë i kanë dhënë leksione të mira se numrat janë të nevojshëm dhe të domosdoshëm vetëm ne matematikë, por jo edhe vendimmarrës dhe autoritativ në Kuvendin e Kosovës.
Koalicioni qeveritar, apo siç po e quajnë “Qeveria Thaçi II”, ka neglizhuar në proces dhe pa ndonjë program qeveritar, po e minon terrenin e vet politik, terren i cili domosdo do të krijoj hapësirë për zgjedhje të parakohshme a jashtëzakonshme. Në rrethana aktuale, pavarësisht provokimeve të qeverisë ndaj opozitës, është e qartë se partia që udhëheq me vendin është në rënie, përderisa partitë opozitare të zëshme ndaj diskriminimit që po i bëhen qytetarëve të Kosovës dhe të ardhmes së saj, po shënojnë ngrije për nga popullariteti dhe besimi. Se sa shpejtë vendi do të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme, mbetet për tu parë, por sipas mendimit tim hapi i parë drejtë tyre tani më është hedhur më rastin e fundit lidhur me përplasjet mes kryeparlamentarit Jakup Krasniqit dhe ambasadorit Dell, dhe përkrahja e qeverisë në favor të këtij të fundit. Është shumë e qartë se pas kompromisit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, si dhe kushtëzimet e njëpasnjëshme nga Aleanca Kosova e Re, nuk ka më qeveri të fortë e cila do të mund të ecte drejt objektivave çfarë në fakt duhet të ishin.
Rënia e autoritetit qeveritar
Tani Kosova ka një parlament dhe një qeveri të përkohshme e cila po punon gjithçka në dëm të Kosovës dhe në favor të shuarjes së komplekseve individuale dhe apetiteve të tyre grupore. Rrjedhimisht, kjo qeveri është në pritje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, si zakonisht duke nxjerr individ të ndryshëm fajtor, ku këtë rast do të jetë Jakup Krasniqi. Kjo është arsyeja pse këta lider më çdo kusht dhe më papërgjegjësi duan të shesin gjithçka që është e popullit, sepse janë shumë të vetëdijshëm se reputacioni i tyre është në rënie tek qytetarët e Kosovës.
Në një situatë të këtillë çfarë janë institucionet e vendit, autoriteti dhe puna e tyre shkojnë drejt rënies. Pranimi i kushteve, konkluzave, marrëveshjeve apo sido që t’i quajnë, kanë krijuar një imazh të keq karshi botës bashkëkohore, ani pse disa vende mike deklarativisht thonë se këto marrëveshje janë në favor të Kosovës, por më e keqja është se me këto marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit, është zbeh sovraniteti i shtetit, është forcuar aludimi i Serbisë mbi sovranitetin e Kosovës, ku shqiptarët dhe vendi ynë mbetet zonë oazë mes të Evropës, ngase anëtarësimi i Kosovës në mekanizmat vendimmarrës ndërkombëtar, dhe në familjen evropiane, është thuajse i pamundur.
Se sa kishte mundësi Hashim Thaçi dhe qeveria që drejton ai për t’i stopuar këto bisedime të cilat sollën më vete paqartësi të shumta dhe zbehje të imazhit të shtetësisë së Kosovës, është pikëpyetje e madhe. Mbledhja e jashtëzakonshme e kuvendit të Kosovës që u mbajt të enjten, lidhur me marrëveshjet mes Prishtinës e Beogradit, ishte mbledhje që nuk përkon aspak me realitetin, me metodën parlamentare evropiane e të kohës. Gjithçka mund ta quajmë atë mbledhje, por assesi seancë e Kuvendit të Kosovës. Mënyra e sjelljes së kryeministrit Thaçi dhe kryenegociatores Edita Tahiri, ngjasonte në gjithçka tjetër pos liderëve institucional. Që të dy këta “super-intelektual” të Kosovës, nuk kanë guxim të provojnë të sillen si udhëheqës institucionesh, ngase vendimet e forta në sy të publikut nuk janë në stilin e politikanëve si Thaçi e Tahiri.
Shkelja mbi vlerat më sublime
Ka shumë mjegull në Qeverinë Thaçi II. Jo vetëm së fundmi, por që nga konstituimi i saj e këndej. Tanimë është e qartë se mes Hashim Thaçit e Jakup Krasniqit ekziston një konflikt jo aq i vogël. Ashtu siç e thash në fillim, përplasjet mes ambasadorit Dell dhe kryeparlamentarit Krasniqi, nuk janë risi politike, por vazhdimësi e mjegullinës politike të institucioneve tona. Ngjarjet e fundit, nuk janë pasoj e ndonjë shkelje ose mospërfillje e kërkesës për heqjen e imunitetit të deputetëve të cilët janë nën hetime nga kryekuvendari Krasniqi, por janë ambicie të liderit të PDK-së për eliminim të oponentëve politik brenda partisë që ai drejton. Për këtë arsye Thaçi qëndron indiferent ndaj këtyre ngjarjeve, nëse jo krejtësisht indiferent, në ndonjë deklaratë për media mbështet ambasadorin Dell, i cili këmbëngul të shkelet Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet të cilat ata vetë na i kanë imponuar.
Për fund, jo rastësisht e kam shkruar edhe në shkrimet e mëhershme se, këta liderë, lëre që shkelen mbi gjithçka kombëtare, mbi çdo vlerë shqiptare, por tani për të eliminuar oponent politik, dhe njerëz që nuk i binden politikave të tyre të cilat nuk janë në favor të Kosovës, duan të dërgojnë në burg njerëzit me të cilët u betuan për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë, luftuan e lidhën plagët në luftë bashkë, bartën dëshmorët e rënë gjatë luftën në krahët e tyre. Sjellja e tyre, është e papërgjegjshme, e paskrupullt, aspak njerëzore. Me lider të këtij rangu, të cilët nuk e ushtrojnë detyrën për çfarë i ka votuar populli, që ikin nga përgjegjësit historike, që shmangen nga përballja në opinion, që shkelin mbi gjakun e dëshmorëve vetëm që të ruajnë kolltukët e tyre, vendi ynë Kosova do të futet edhe më thellë në krizë ekonomike dhe politike. Prandaj deshëm ose jo, zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të pashmangshme.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKrisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti