Dështimi i radhës
Bisedimet mes Prishtinës e Beogradit, por jo edhe mes Kosovës e Serbisë, të cilat kanë filluar tani e disa muaj, pa pasur asnjë bazë a platformë të qartë, ishin të destinuara të dështojnë. Nëse dikush ka pas mëdyshje se a do dështojnë apo jo, tani u vërtetua me marrëveshjet që u bënë në raundin e fundit.
Janë katër faktor kryesor që dërgojnë tek “kallëpu” i dështimit të bisedimeve.
E para është se, këto bisedime nuk u nisën si domosdoshmëri dhe vullnet i qytetarëve të Kosovë, me verdiktin e të cilëve institucionet e Kosovës janë formuar e këta të fundit e kanë për obligim të japin llogari qoftë edhe për veprimet më të vogla të mundshme, e lëre më për diçka aq madhore siç janë bisedimet nga të cilat duhet të dalin zgjidhje që krijojnë “tharmin” e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë afatgjate.
E dyta është se palët në bisedime, kanë qëndrime diametralisht kundërthënëse, ngase Kosova në parim duhet ose do të duhej të mbroj më çdo kusht realitetin e krijuar që nga shpallja e pavarësisë, në fakt juridiksionin kushtetues e shtetëror, ndërsa pala serbe vazhdon me “avazin” e vjetër, ku Kosova vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e kushtetutës së saj, duke aluduar se kjo e fundit është pjesë e saj dhe e territorit të saj.
Faktor i tretë është se, institucionet e Kosovës, gjegjësisht, kryenegociatorja Edita Tahiri dhe grupi i saj, nuk kanë bërë kushte ndaj bashkësisë ndërkombëtare për tu futur në bisedime. Nëse do të ishte pala serbe në vend të palës së Kosovës, sinqerisht them se do t’i bombardonte mekanizmat vendimmarrës evropian e perëndimor me kushte nga më të ndryshmet për tu future në bisedime. Nëse Kosova do të nxjerrte në pahë kushte si: caktimi i datave për marrjen e udhërrëfyesve për liberalizim të vizave dhe integrime ne strukturat euroatlantike, kthimi i dokumenteve kadastral, dëmshpërblimi i shkatërrimeve që Serbia ka bërë në Kosovë gjatë shekullit të kaluar, kthimi i të pagjeturve dhe në fund që institucionet e Serbisë të kërkojnë falje për gjenocidin ndaj Kosovës dhe popullit të saj, atëherë do të duhej të hynin në bisedime.
E katërta është se, institucionet e Kosovës tani e dymbëdhjetë vite pas luftës lëngojnë nga strukturat paralele në veri, por edhe në disa qytete të tjera të banuara me serb, ku edhe janë formuar komuna të reja, ose thënë më qartë, janë formuar enklava të dala si pasojë e procesit të dhimbshëm të decentralizimit i udhëhequr nga institucionet tona. Kosova do të duhej që përmes pranisë ndërkombëtare këtu, të bëjë trysni të vazhdueshme dhe këmbëngulëse që të shuaj strukturat paralele dhe autoritetin e saj administrative shtetëror ta shtrij edhe në pjesën veriore.
Arritja e marrëveshjeve të fundit, edhe më tepër thellon shqetësimin për humbjen e kredibilitetit të Kosovës si shtet, zbeh imazhin e saj nga shtetet që ia duan të mirën vendit tonë, por më e keqja është se ia rritë jetën dhe forcon deklaratat e zyrtarëve serbë se Kosovës është pjesë territoriale e Serbisë. Kur e them këtë, duhet ta argumentoj pse mendoj kështu.
Marrëveshja për lirinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve vetëm me letërnjoftime, është akt që favorizon palën serbe dhe injoron kushtetutshmërinë në Kosovës. Kjo për faktin se, element për shtetësi dhe lëvizje mbi parime shtetërore është Pasaporta, e cila me rastin e kalimit të qytetarëve në kufi, bëhet identifikimi i tyre me anë të saj, por kur ndodh e kundërta, vetëm me letërnjoftime, atëherë kemi të bëjmë me diçka tjetër, në fakt, me mosnjohje të realitetit të ri, shtetit.
Është arritur edhe marrëveshja për dokumentacione, ku pala shqiptare, në vend që të kërkoj kategorikisht në kthimin e dokumenteve origjinale, ajo pranon me lehtësi kopjet, ngase pala serbe e di që me kthimin e dokumenteve origjinale, nënkupton heqje dorë nga Kosova dhe apetiti për të ruajtur idetë e vjetra karshi Kosovës dhe realitetit të ri të krijuar në këtë pjesë të Ballkanit. Në fakt, çështja e dokumentacioneve që Serbia mban peng, nuk është dashur të futet në bisedime fare lidhur me këto, ka qenë dashtë, siç e thashë më lartë, të vihet kusht për kthimin e tyre para se të futemi në bisedime.
Më e keqja është se, sipas disa burimeve zyrtare, janë mbi pesë komuna në Kosovë ku sistemi serb në atë kohë nuk ka arritur të marr dokumentacionet, tani pala shqiptare mendon të ia jap edhe ato, që për shkëmbim të marr kopjet edhe për këto. Po ashtu edhe targat e automjeteve është çështje për të cilën janë dakorduar palët në bisedime. Edhe kjo nënkuptohet dështim për Kosovën, ngase në kufi me Serbinë, duhet të hiqen targat me RKS dhe të vendosen targat Proba, ku me automatizëm injoron institucionet dhe pavarësinë e Kosovës.
Nga dita në ditë qytetarët e Kosovës po e shohin se as me shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe as me aktin më të lartë juridik të Kosovës, Kushtetutën, nuk e kanë përmirësuar gjendjen në teren. Forca opozitare në parlamentin e Kosovës e kanë ngritur zërin kundër këtyre padrejtësive që po i bëhen qytetarëve të Kosovës, por asnjëherë nuk është marrë parasysh fjala e tyre. Është shqetësuese se neglizhenca jonë për të përmirësuar jetën e qytetarit, shtrirjen e autoritetit institucional e shtetëror në gjithë territorin e Kosovës, dhënia e privilegjeve nga institucionet vendore e ndërkombëtare për etnitetet pakicë dhe injorimin e shumicës, është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut dhe parimeve të shumicës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat", Julian Deda kritikon ashpër lojën e Gjestit
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër