Cila është feja e shqiptarit?
Mysliman, pasha Krishtin! Mbase kështu do të deklarohej më me qejf një zyrtarë kosovarë gjatë ndonjë vizite në Evropë. Përpjekjet e institucioneve për të kamufluar gjendjen reale te ne, shpeshherë marrin forma groteske. Kemi kryeministrin i cili bashkë me homologun e tij turk, Erdogan, falet në Xhaminë e Madhe, dhe i njëjti i cili merr vendim të përdoret forca kundër besimtarëve mysliman, ditën e premte. Kujt t’i besohet? Çka përpiqet të kontrabandojë kjo qeveri? Pastaj çuditemi përse Evropa nuk na beson.
Javët e fundit përkundër shirave dhe temperaturave të ulëta, ishin të nxehta në kuptimin politik përmes ngritjes së një lëvizjeje e cila shpreh pretendimet se në Kosovë dhe veçanërisht në Prishtinë ka një numër të pamjaftueshëm të xhamive dhe sidomos, ka deklarata se besimtarët islam me qëllim dhe me politikë të paramenduar janë diskriminuar duke refuzuar kërkesat e vazhdueshme për ndërtimin e një xhamie të madhe në qendër të qytetit. Një xhamie që përpos vend ku do të i luteshin Zotit, do të ishte edhe simbol dhe legjitimim i prezencës së besimit islam në Kosovë.
Në fakt, në qendër të Prishtinës, vetëm Katedralja katolike u ndërtua pa kundërshti serioze. Në njëfarë mënyre në heshtje ishte pranuar fakti se ajo përfaqësonte orientimin tonë evropian.
Më problematike u paraqitë situata me kishën ortodokse e cila edhe sot e kësaj dite është jashtë funksionit. Nëse nuk llogarisim përdorimin e saj për nevoja fiziologjike apo nga grupet e ndryshme të të rinjve. E filluar me motive politike, nga ish-pushteti i instaluar serb në Kosovë, dhe me një vendimmarrje krejtësisht të kontestueshme, ajo pas largimit të policisë dhe ushtrisë serbe, për të ende nuk është bërë ndonjë zgjidhje përfundimtare nga pushteti kosovar apo ai ndërkombëtarë.
Kërkesa për xhami ndërkaq nuk është krejt e re. Organizata të fuqishme financiare arabo-islamike edhe më herët kishin shprehur kërkesën për një qendër të madhe islamike. Nuk kishte deri tash ndonjë lëvizje autoktone për këtë çështje.
Se objektet aktuale nuk i plotësojnë kërkesat kjo shihet me sy gjatë çdo feste fetare e mbase edhe në çdo të premte. Falja publike e xhumasë nëpër sheshe dhe rrugë e cila degjeneroi në konflikt mes besimtarëve dhe shtetit(policisë) e shtroi këtë çështje për zgjidhje para vendimmarrësve administrativ dhe politik. Kur një grup i të rinjve, krye në vete e zgjodhi hapësirën se ku do të ishte vendi më i përshtatshëm për “Xhaminë e Qendrës” si e quajtën ata, çështja mori karakter të lëvizjes qytetare për xhami. Dorën në zemër menjëherë u lajmëruan edhe ata që synojnë të krijojnë fronte edhe aty ku nuk ka dhe i akuzuan organizatorët për hiç më pak se lidhje me terrorizmin islamik. Pra këtu mbyllet rrethi, dhe detyrimisht hapet procesi për zgjidhjen e përfaqësimit dhe rehabilitimit publik të besimeve në këtë vend.
Isa Mustafa , si kryetarë i zgjedhur i këtij qyteti ndodhet para një vendimi të madh. A do të rrënojë një çerdhe, a do të falë ndonjë truall pak më tutje, në periferi apo do te jap leje të ndërtohet xhamia ballë për ballë me Katedralen e madhe, në mes Kishës orthodokse dhe Katedrasës katolike? Vendimi i administratës së tij, do të jetë njëkohësisht edhe shpallje e strategjisë së tij për bashkëjetesën fetare në Kosovë, raportin në mes tyre dhe raportin e tyre me shtetin.
Pra, kemi tri objekte me specifika të veçanta dhe të cilat duhet të rehatohen brenda një strategjie afatgjatë. Kemi një katedrale të madhe katolike në pjesën më të dukshme të qytetit, kemi një kishë orthodkose në një vend qendror poashtu, aktualisht jashtë funksionit dhe pa “xhematë”, edhe pse në Kosovë ka malazezë, shqiptarë (shumë pak) dhe serbë të besimit orthodoks. Në anën tjetër kemi një numër të madh prestarësh të komunitetit mysliman i cili ka problem me hapësirën dhe ende nuk ka një xhami reprezentative në kryeqytet. Tash me këtë lëvizje ka shprehur aspiratat që ajo të ndërtohet pikërisht në mes të dy kishave. Derisa çështja e kishës ortodokse është tashmë e natyrës politike, çështja e xhamisë do të ishte mirë të mos rrëshqas]ë në atë teren.
Nëse besimtarët mysliman do të ndihen të viktimizuar dhe të pabarabartë, kështu do të bartet problemi në teren politik dhe do të krijojë bazën për lëvizjen autoktone të islamit politik në Kosovë, e cila paraqet mënyrën më të sigurt për largim nga rruga evropiane. Por, me një qasje të mençur, të sinqertë dhe civilizuese, krejt kjo mundet të përfundoi thjesht si një lëvizje e cila e ngriti një xhami, në mesin e objekteve të tjera reprezentative fetare dhe të cilët janë pjesë e identitetit të këtij vendi, i cili synon integrimet në Evropën e lirë, e cila njeh, respekton dhe afirmon liritë qytetare dhe të besimeve.
Intelektualët dhe vendimmarrësit e këtij vendi gjithsesi do të i japin drejtim çështjes se cila do të jetë rruga autentike e Kosovës lidhur me këtë çështje. Ata të cilët jetojnë nga fondet e majme antiterror, do të ishte mirë të heshtin dhe të e luftojnë terrorizmin aty ku realisht ekziston dhe jo të përpiqen ta krijojnë atë me çdo kusht.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në
Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos