Zoti Kryeministër, a lexoni ndonjëherë gazeta?
Më qëllon shpesh ta bëj këtë pyetje me vete, shumë rralë me zë, sikur të kem frikë nga përgjigja që do të merrja (duke supozuar se do të ishte e sinqertë). Është ndoshta pyetja më naive në këtë konfuzion medial ku publiku mbetet gojëhapur përpara sensacioneve, pa ditur kujt t’i besojë. Nga njëra anë duket sikur qëndrojnë të rreshtuara mediat sulmuese, ndonjëhere edhe katapultuese, duke hedhur lajme që flasin zi e më zi për Kryeministrin e vendit nga gazeta ndërkombëtare, e në anën tjetër, gjithmonë të palëkundura, mediat që kanë zënë rrënjë në pozicion mbrojtës duke u bërë eksperte të demantimeve. Kryeministri hesht.
Por nuk është kaq e thjeshtë sa mësipër. Loja (më vjen keq ta quaj luftë) nuk përfundon me sulm-kundërsulm ndaj Kryeministrit apo qeverisë së vetë, por zgjerohet edhe më e ashpër ndaj vetë lojtarëve medialë për të cilët kjo « gjakftohtësi » e shefit është terreni më fertil për akuzat e ndërsjellta. Ata bëhen edhe më të ashpër e brutalë ndaj njëri-tjetrit, me synimin kush kë i pari ta shpallë agjend, spiun, kriminel, antishqiptar. Ndonjëherë të krijohet përshtypja se u gjet edhe mënyra më e mirë ku hesapet (po më pëlqen t’i quaj profesionale) mund të lahen publikisht pa asnjë shpenzim personal, e, si gjithmonë, në kurriz të lexuesit, duke ia shtuar edhe më tepër zemërimin, stresin, pasigurinë. Po a është i detyruar ky lexues i pasivizuar t’i kuptojë të gjitha ato që fshihen pas perdes? Edhe nëse e kupton lojën, ç’i duhet atij të lodhet edhe me probleme që më së paku janë të tijat? Po Kryeministri i kujt është?
Po ende nuk është kaq e thjeshtë sa duket. Mbrapa lojtarët kanë trajnerët e tyre, ndonjë që spikat më tepër, edhe menaxherin personal. Janë këta që bartin përgjegjësinë më të madhe të lojës së mbrapaperdes. Ata janë superlojtarë që i lëvizin gurët sipas interesave e, ç’është më keq, ndonjëherë i përdorin edhe për shantzhe të llojit: unë ty, nëse ti mua… Ky mund të ishte një shpjegim shumë i thjeshtë për një lexues që nuk duhet vetëm të na lexojë, por edhe të na kuptojë, të paktën në shumicën e rasteve. Po trajnerët a kanë mbikqyrës? Apo ndoshta janë edhe këtë herë ndërkombëtarët ( ?!), pasi po thonë se ata e kanë primatin e të thënit fjalën e fundit në këtë vend. Po Kryeministri, a e thotë këtë?
Mediat vazhdojnë lojaluftën e tyre sipas lakores me amplitudë e intensitet që ndodh të variojë ndonjëherë edhe sipas sasisë së kafeinës apo edhe alkolit të bareve të Prishtinës (Zanzi është i paharrueshëm për këtë të fundit), por indiferenca e Kryeministrit duket se qëndron shumë më lartë se çdo dyluftim i llojit. Një kolege një ditë më tha se qeveria nuk ka zëdhënës, e, tek e fundit, as që ka nevojë, me gjithë këta gazetarë që ka në krahë. Sa për të qëshur qe kumti në dukje, aq të hidhur ma bëri kafenë që edhe ashtu e pi pa sheqer. M’u kujtua një debat i transmetuar në një nga televizionet tona, ku një deputet, ish-gazetar, tha se aq ka rënë niveli i mediave sot, saqë as që arrijnë te veshi i Kryeministrit sikur veshi i të parit të vendit të qe shpërngulur në një planet tjetër përkohësisht. Thjesht, sikur edhe për një moment e gjithë kjo të merrej si e vërtetë, do të ishte e tmerrshme për demokracinë e një shteti, ku shtypi është një nga shtyllat më të forta të tij. E gjithë kjo, e thënë nga një deputet i pozitës i cili nuk u tërhoq nga ky qëndrim, e bën edhe më të trishtueshme situatën. Zoti Kryeministër, si funksionoka normalisht ky shtet kur i mungon një nga shtyllat e veta kyçe?
Nuk jam duke pritur ndonjë përgjigje publike, pasi edhe shumë të tjerë kanë provuar para meje, madje disa i dërguan edhe letra direkte. Në shume vende me demokraci të zhvilluar, jo vetëm kryeministrat apo presidentët, por edhe kandidatët për postin më të rëndësishëm të shtetit, përpiqen të botojnë autobiografitë e tyre, për t’u dhënë përgjigje shumë pyetjeve që mund të qëndrojnë ndoshta të fshehura më mendjet e elektoratit, duke ndërtuar kështu edhe një urë tjetër komunikimi me popullin, në krahun tjetër të së cilës qëndron vetë i pari i shtetit. Ndoshta po kërkoj pak si shumë, por thjesht kam dëshirë të lexoj edhe unë diçka të shkruar nga dora e Kryeministrit tim në mandatin e tij të dytë, diçka që, jo vetëm do më kthente qindra përgjigje të tjera, por do më bënte edhe mua të ndihesha një qytetare të respektuar.
Zoti Kryeministër, a lexoni ndonjëherë gazeta? Nëse po, na i bëni të paktën një shenjë që ta kuptojmë, kështu fillojmë ta ngremë edhe ne një urë në komunikimin tonë, sado atipike të jetë ajo. Ku i dihet, ndoshta dhez këtë herë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat", Julian Deda kritikon ashpër lojën e Gjestit
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër