Mohimi i zarfit
U desh goxha kohë që zyrtarisht të mohohet ekzistenca e zarfit. Tash qytetarët e kanë të qartë: presidentja e vendit nuk ka dalë prej zarfit. As unë nuk besoj se presidentja e vendit të ketë dalë nga zarfi. Mendoj që edhe kritikët para se të diskutojnë mundësinë e daljes nga zarfi duhet të konstatojnë ekzistimin ose jo të institucionit kushtetues të zarfit. Zarfi me kushtetutë nuk njihet si instrument suprem mbi pushtetin legjislativ, ekzekutiv, madje as gjyqësorë në Kosovë. Ai si i tillë nuk njihet as me kushtetutën amerikane.
Nëse ka ekzistuar apo është përdorur si instrument joformal, atëherë duhet diskutuar dhe sqaruar për prezencën e përfaqësuesve krejtësisht formal ( zyrtarë) në atë takim.
Se presidenten nuk e ka zgjedhë populli, e madje as me vullnetin e lirë të përfaqësuesve të tij edhe kjo është krejtësisht e njohur tashmë. Në radhë të parë të gjithë pajtohen se në Kosovë nuk ka pasur zgjedhje të rregullta, dhe edhe pse shumica e fakteve për këtë tashmë duket të jenë zhdukur apo heshtur, megjithatë tash pas regjistrimit të popullsisë me gjasë po dalin edhe fakte tjera të cilat po i bëjnë qesharake pretendimet për numrin dhe përqindjet e votave.
Përndryshe mendoj se presidentja për dallim prej presidentëve të mëparshëm ka shumë më tepër gjasa të mbijetojë, sepse përpos sharmit ajo e ka edhe ndjenjën më të zhvilluar për hierarki. Ka shumë gjasa që ajo të jetë edhe presidentja e parë e zgjedhur e këtij vendi duke parë suitën me të cilën menjëherë e kanë rrethuar ata që e zgjodhën. Populli natyrisht se do të votoj, edhe ata që rrinë te kutitë do të na tregojnë gjithsesi se si ka votuar populli. Në besë. Si deri tash.
Reagimi dhe mohimi i zarfit pikërisht tash, mbase koincidon me deklarimet rreth kandidimit të mundshëm të zonjës presidente edhe në zgjedhjet presidenciale të drejtpërdrejta. Mos me këtë po i tregohet z.Pacolli se pas kyçjes në marrëveshje të zotit Mustafa, pretendimet e tij që të jetë kandidati i vetëm i pozitës mund të jenë krejtësisht jorealiste.Ajo çka mund të jetë një nga arsyet e mundshme për këtë reagim me të cilin luhet me shpresat presidenciale të z. Pacolli është edhe pretendimi i AKR të marrë dy ministri plus, dhe mbase atë të infrastrukturës, përmes së cilës do të fuqizohej ndikimi i tyre në privatizimin e kompanive të mëdha.
Por edhe pas kësaj deklarate dalin “cpirra” tjera, Nëse zarfi nuk ka ekzistuar dhe presidentja e vendit është zgjedhur si kompromis, përse nuk është deklaruar se propozim i kujt ishte ajo? A ishte e preferuara e PDK? e LDK? e CD? Është e qartë se AKR nuk e kishte propozuar, e as Vetëvendosja!
Kjo paqartësi ka ndikuar në krijimin e një imazhi të paqartë dhe të qelqtë të presidentes së vendit e cila dorën në zemër po rrinë shumë më hijshëm dhe dinjitetshëm në karrigen e presidentit se paraardhësit e sajë. Apo kjo është vetëm reflektim i faktit se ajo shumë më qartë e din kush është shefi dhe nuk përzihet mbase në punët që i ka të përshkruara me kushtetutë?
Gjithsesi përkundër kompetencave të pakta presidenciale, ajo me çka do të ballafaqohet stafi i presidentes për marrëdhënie publike është lufta për ta evituar perceptimin e saj si një kukull në duar të fuqishme të interesave të ngushta ndërkombëtare dhe vendore. Tashmë ka tendenca nga jashtë që Kosova të shihet si një “banana republikë”.
Në fund të këtij rreshti pikëpyetjesh mbase natyrshëm do të tingëllonte preferenca ime qytetare për transparencë: kush e propozoi si kandidate për këtë post, emrin e presidentes aktuale? Kjo do të qartësonte shumëçka. Duhet të dihen meritat dhe përgjegjësitë të kujtdo qofshin ato.
Se nuk ka ekzistuar zarfi, kjo tashmë është e qartë. Besoj që shpejt edhe zoti Pacolli do të bindet për këtë dhe do të dalë e të thotë se është keqkuptuar, se nuk ka pa kurrfarë zarfi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në
Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos