Komedi zgjedhore
… Në fakt, diplomatët e vendeve të fuqishme gjithnjë kanë ndikim në vende të vogla, por askund kjo nuk duket të jetë bërë aq publikisht dhe aq imponueshëm, drejtpërdrejt në popull. Askund diplomatët e huaj nuk marrin pjesë në fushatë. Zakonisht kjo bëhet përmes personaliteteve që pëlqehen në popull apo që dinë të fitojnë simpatinë e tyre…
Në versionin lokal, kjo do të quhej hajgare. Hajgare zgjedhore. Hajgare e qeveritarëve me popullin, kushtetutën dhe institucionet e këtij vendi. Por pasi që kësaj i ndihmoi me gjithë zemër edhe faktori ndërkombëtarë ne po e përdorim një term të njohur edhe për ata. Po e quajmë komedi. Komedi zgjedhore. Megjithëse, me këto kategori që i përmendëm më lart, në vendet e tyre nuk bëhet hajgare.
Në fakt, krejt kjo ishte një keqkuptim i madh. Falë pashkathtësisë së z. KRYE-ministër të realizojë skenarin, u desh disa herë të ndërhynin edhe faktorët ndërkombëtarë. Më i hutuari ishte populli. Rezultat i krejt kësaj doli të jetë kjo komedi, e cila në momente pati edhe elemente tragjike, sepse mori edhe jetën e një qytetari dhe u lënduan disa.
Por krejt në fund, pas procesit, kanë mbetur edhe shumë pikëpyetje. Nuk është krejt e qartë se çka do të bëjë KRYE-ambasadori me këto zgjedhje. Në fakt, që nga fillimi i procesit nuk ishte e qartë.
Vullneti i KRYE–ambasadorit nuk është i parëndësishëm për qytetarët e këtij vendi, sepse ai përfaqëson vendin i cili konsiderohet më meritori për suksesin e projektit të pavarësisë, të nisur fillimisht si projekt i bashkimit me trojet tjera etnike, por i përshtatur dhe modernizuar nga z. Rugova dhe lëvizja paqësore si lëvizje për pavarësi dhe, të përmbyllur në formën e luftës së armatosur me një entitet ç’fare e kemi … as mish as peshk, i cili pret të njihet nga një numër i mjaftueshëm vendesh për t’u pranuar në OKB. Dhe qytetarët e këtij vendi (e këtu përfshihet edhe autori i këtyre rreshtave) te populli dhe demokracia amerikane shohin shembullin që duhet ndjekur.
Dorën në zemër, KRYE – ambasadori, në disa raste u keqkuptua nga opinioni, pastaj edhe pas sqarimeve të dhëna gjendja nuk u paraqit më e qartë. Qysh para fushatës përkrahja për proceset korruptive rreth aeroportit dhe PTK-së, përkrahja e personaliteteve dhe subjekteve në fushatë, dhe deklarimi i hapur dhe i vendosur kundër subjekteve tjera në fushatë shumë kë e hutuan. Doli që populli i hutuar të ketë votuar pikërisht për të tjerët.
Edhe ditën e procesit, KRYE–ambasadori ishte aktiv në publikë dhe ka dhënë deklarata të cilat ndikuan në procesin e mëtejmë. Edhe pas procesit, po ashtu. Rinumërim pas rinumërimi dhe secilën herë dalin arsye për rinumërime të tjera. Deklaratat e shumta që synojnë mbulimin e marres së përgjithshme e kanë çaraveshë krejt lojën duke e shndërruar në një hajgare publike.
Po, me përmasat që i ka marrë më nuk arrihet të mbulohet marrja. Dikush përpiqet që marren me ia hedhë popullit, por qytetarët janë krejt të pafajshëm dhe jopërgjegjshëm për atë që ka ndodhë. Ata thjesht ishin të hutuar.
Krejt skenari me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme ishte i çuditshëm, i dyshimtë. Koha në fund do të jap informacionet se si rrodhi krejt kjo lojë, por krejt filloi mbrapsht dhe s’kishte si mbaronte mbarë.
Tash, kur krejt po qeshin me procesin më të suksesshëm zgjedhor që është mbajtur ndonjëherë në këtë vend, prapë del në skenë z. KRYE–ambasador duke lejuar dhe ndaluar gjëra konkrete lidhur me qeverinë, duke injoruar kështu institucionet dhe rrugët kushtetuese, duke e bërë krejt të qartë përse dështoi gjithçka. Sepse ka njerëz më të fuqishëm se kushtetuta dhe ligjet.
Ai madje më tepër po preferon një qeveri të arnuar (mbase nga KRYE–ministri në dorëheqje ) sesa zgjedhje të reja .
Edhe KRYE – administratori, personi me autoritet më të lartë në këtë vend, si duket aksidentalisht u bë pjesë e kësaj komedie, sepse shprehu preferencat e veta për një presidente femër. E keqja e krejt kësaj është që ai nuk e bëri publik edhe emrin e sajë, dhe kjo e nxiti TV Klan Kosova të spekuloj me emrin e Edita Tahirit. Kjo, edhe mund të jetë krejt e pafajshme në këtë lojë, pasi sipas informatave preleminare ajo nuk doli të ketë marrë vota as për deputete.
Dhe kjo ishte qershia mbi tortë, në këtë komedi zgjedhore kur të gjithë treguan shkathtësitë e tyre në përbuzjen e votës së qytetarit të këtij vendi dhe në keqpërdorimin e sajë.
Përfundimi se, ky popull mund të votoj (vetëm) për këdo që pëlqehet nga “Dragodani” ka filluar të ndikoj në imazhin e diplomacisë perëndimore në vendin tonë. Në fakt, diplomatët e vendeve të fuqishme gjithnjë kanë ndikim në vende të vogla, por askund kjo nuk duket të jetë bërë aq publikisht dhe aq imponueshme, drejtpërdrejt në popull. Askund diplomatët e huaj nuk marrin pjesë në fushatë. Zakonisht kjo bëhet përmes personaliteteve që pëlqehen në popull apo që dinë të fitojnë simpatinë e tyre.
Dhe, të ndodhur në grackën që e krijuan vet, KRYE-ministri aktual, bashkë me bashkëveprimtarët e vet, vendorë dhe ndërkombëtarë, ka mbetur krejt lakuriq dhe i pafuqishëm para opinionit, duke lutur partitë dhe personalitetet që i shau dhe i sulmoi deri dje, që të jenë aleatët e tij në pjesën e dytë të kësaj telenovele rurale.
Ndoshta edhe do të arnohet ndonjë parlament dhe qeveri dhe populli do të ketë kënaqësinë që këtë komedi ta përcjell edhe në seancat e parlamentit të ri, dhe të qeverisë së re e cila gjithsesi nuk do të ketë kredibilitet, por nëse e ka përkrahjen ndërkombëtare përkrahja e qytetarëve s’ka çka i duhet.
Në Ballkan madje, si është dëshmuar tashmë, më e rëndësishme është të kesh përkrahjen ndërkombëtare se sa vendore. Përkrahja ndërkombëtare është krejtësisht e mjaftueshme.
Kah po na çoni z. KRYE–ambasador?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Mesazhi brutal që Ruben Amorim i dha Rashfordit para se të transferohet tek Aston Villa
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje
Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos