Raporti famëkeq
Raporti i Dik Martit si duket ka zgjuar nga gjumi i thellë elitën tonë politike, juridike dhe intelektuale. Në Kosovë është bërë modë të kritikosh institucionet vendore, herë me vend, herë pa vend, por kësaj radhe kritika përveç institucioneve vendore adresohet edhe ndaj intelektualëve dhe juristëve shqiptarë. U bë zhurmë shumë e madhe për këtë raport, u alarmua aq shumë me reagime të njëpasnjëshme, të panevojshme do të thosha, pasi që në raste të tilla mjafton të deklarohen krerët e institucioneve si në Kosovë po ashtu dhe në Shqipëri fillimisht, e jo para tyre të reagojnë individualisht gjithsecili, kjo për faktin se jemi shtete dhe duhet të sillemi si shtete.
Për çudi para se Dik Martit të vinte me këtë raport shoqëria jonë në Kosovë po edhe në Shqipëri nuk kishte ngritur zërin sa duhet për të bëmat e shtetit serb gjatë luftës në periudhën 1998-1999. Çfarë bëmë ne si shoqëri për këto, çfarë kërkuam në të vërtet ne për gjithë atë humbje të njerëzve të atyre dëmeve materiale, ekonomike etj. Asgjë. Madje disa nga prijësit tanë të prirë për të qenë servil ndaj ndërkombëtarëve shprehin gatishmërinë e lartë të tyre për të hyrë në bisedime me palën serbe, edhe pse Serbia nuk na njeh si shtet. E si mund të bisedosh me dikë që nuk të njeh, vërtet absurd!.
Ku ishin politikanët, juristët, intelektualët tash e 11 vite. Fatkeqësisht puna e tyre në këtë drejtim ka qenë e zbehtë. Ka pasur disa tentativa për ngritjen e zërit për këto çështje, por fatkeqësisht janë shuar menjëherë për arsye nga më të ndryshmet. Pra në këtë rast duhet të jemi vetëkritik, derisa në flemë, të tjerët punojnë shumë në humbjen e imazhit të Kosovës para opinionit ndërkombëtarë. Mos të harrojmë tashmë jemi dy vende që përfaqësojnë popullin shqiptarë dhe më shumë se kurrë tash mund të ngrehim zërin për ndodhitë e vërteta për vuajtjet e shqiptarëve gjatë luftës 98-99, po edhe më herët. Pra, të kërkojmë atë që nga takon.
Ofendime ndaj neve si popull ka pas edhe ma herët siç kemi rastin në librin e Carla Del Pontes ku shqiptarët paraqiten si popull që jeton ende në periudha parahistorike, ndërsa reagimet për këtë rast kanë qenë të pakta. Raporti i Dik Martit vjen në një kohë të papërshtatshme dhe kjo tashmë është e ditur se qëllimi i tij final është prishja e imazhit të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, si dhe pengimin e integrimit të saj në Bashkimin Evropian.
Në fund mbesim me shpresë së Raporti i Dik Martit, i pabazuar në asnjë fakt, do të merr përgjigjen e duhur institucionale nga të dy vendet përfaqësuese të kombit shqiptarë, si dhe gatishmërinë për hetime ndërkombëtare si në Kosovë, duke mos lënë anësh edhe apelimin e institucioneve ndërkombëtare të vijnë dhe të hetojnë edhe në Serbi.
Pra në këto çështje me interes nacional duhet mobilizuar gjitha forcat politike, juridike dhe intelektuale, në mënyrë që të paraqesim para botës se çka në të vërtet ndodhi këtu gjatë luftës së fundit, pasi siç janë duke shkuar punët po dalim që ne kemi qenë sulmues, ndërsa pala serbe viktimë, gjë që nuk është e vërtetë. Mos të presim pra që të huajt dhe ata të cilët janë kundër popullit shqiptarët të na zgjojnë vëmendjen për çështjet tona nacionale. Le të jetë ky një mësim për të ardhmen. Zoti e bekoftë popullin shqiptarë dhe ruajt nga dashakeqësit e tij!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Islanda publikon listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet me Kosovën

Ancelotti starton me të gjitha forcat kundër Atleticos - formacioni zyrtar i Real Madridit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët