Mjerimi i mentaliteteve
Dikur Marksi fliste për mjerimin e filozofisë, pastaj Poperi për mjerimin (historicist) të Marksit. Sot lirshëm mund të flitet për mjerimin e mentaliteteve politike, me theks të veçantë në Ballkan, në veçanti në Shqipëri e Kosovë. Të dashuruar aq fort në demokraci, por në pamundësi për ta kaluar tranzicionin e tejzgjatur, shpesh na rastis të organizojmë gjithfarë zgjedhjesh: të parakohshme e të jashtëzakonshme, të rregullta e të parregullta, të përsëritura e të kohëpaskohshme, thjesht zgjedhje pa zgjidhje. Dhe nga zgjedhjet që nuk ofrojnë zgjidhje, dalin pastaj shumë debate: u vodhën – nuk u vodhën, kishte e s’kishte parregullsi… Një herë lodhemi nga fushata e tensionuar, bezdisemi nga premtimet e kota, neveritemi nga tifozeria absurde, kurse më pas sërish fillon zhurma; kësaj radhe e të pakënaqurve, të cilët duke mos gjetur arsyetime për humbje përpara elektoratit, përpiqen që fajin ta projektojnë te fituesi, duke e shpallur atë vjedhës të votave. Kjo ndodhi në Shqipëri, u përsërit edhe në Kosovë.
Partitë humbëse fillimisht i piketuan dy-tri vende për parregullsi, vazhduan më pas me pesë-gjashtë të tjera, për të ardhur përfundimisht në kontestimin e tërë procesit zgjedhor, edhe pse nga vëzhguesit ndërkombëtar u vlerësua kryesisht konform standardeve normale. E njëjtë ishte edhe logjika e Partisë Socialiste në Shqipëri. Zaten pas gjithë atyre brohoritjeve për fitore, partitë humbëse s’mund të kishin alibi tjetër. Shpëtimi u gjet te ‘formula Rama’.
Pa dyshim se si çdo proces zgjedhor edhe ky i fundmi në Kosovë, ka pasur parregullsi, madje edhe vjedhje: ku më pak e ku më shumë. Vodhën të gjithë, kush sa mundi. Megjithatë, kjo vjedhje do të duhej të dënohej fuqishëm jo vetëm deklarativisht, por edhe penalisht, sepse është vjedhja më e keqe e mundshme. Por, të akuzohet lideri i partisë ose partia për vjedhjet që bëjnë ithtarët e partisë, është një nonsens në vete, përveç nëse ka fakte që dëshmojnë se ato kanë qenë të porositura prej tij. Për këtë janë instancat e caktuara ligjore, prandaj të pakënaqurit s’është e nevojshme të bëjnë spektakle mediatike, por t’i drejtohen me ankesa organeve kompetente (PZAP-it). Partitë e pakënaqura nga rezultati zgjedhor duhet të kthjellen nga dalldia parazgjedhore dhe të dalin në rrafshin real paszgjedhor.
Mund të kërkohet përsëritja e votimeve ku mendohet të ketë pasur parregullsi, por jo edhe përsëritja e zgjedhjeve në përgjithësi. Me këtë kërkesë partitë humbëse sikur duan t’i arsyetohen elektoratit të tyre se realisht janë fitues moral dhe se fituesi është moralisht i komprometuar. Po ashtu duan të tregohen se e kanë pasur fitoren reale në duar, por se ua kanë rrëmbyer prej duarve hajdutët. Ato duhet ta kuptojnë se për qejfin e tyre s’mund të organizohen sërish zgjedhje, të cilat realisht ata edhe nuk i duan njëherë, por simulojnë se i duan. Ata fare mirë e dinë se kërkesa e tyre ka kosto të madhe dhe është e parealizueshme, prandaj për më tepër është lojë emocionale, përmes së cilës në mënyrë të tërthortë i thuhet opinionit: ‘ja ne po kërkojmë sërish mejdan – por ‘hajdutëve’ po u mungon guximi. Me këtë ata e përdorin mekanizmin e projeksionit, duke ia veshur fajin e mossuksesit të tyre të tjerëve.
Gjersa Kosova ende ndodhej nën vlimet paszgjedhore Dick Martit një eurodeputet zviceran i njohur me qëndrimet e tij antishqiptare dhe proserbe e proruse, i cili ishte shprehur kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, kundër UÇK-së, kundër pavarësisë së Kosovës, doli me akuza të rënda, duke e quajtur kryeministrin në largim Thaçi bos të kriminalitetit, narkomafias, armëve dhe trafikant të organeve njerëzore. Ishin këto vetëm fjalë të kopjuara nga libri i ish-prokurores Karla Del Ponte të cilat Tribunali i Hagës, i hodhi poshtë në mungesë të provave. Tentativat e Martit për t’i baraspeshuar veprimet e çlirimtarëve me veprimet e çetnikëve, erdhën mu në kohën e turbulencave ndërshqiptare për t’i fryrë më tepër zjarrit të urrejtjes. Dhe ishin për t’u rrëqethur komentet e shumë kokave sterile shqipfolëse në internet, që përkrahnin mashën serbe Dik Martin, duke e quajtur ish-përfaqësuesin politik të UÇK-së me lloj-lloj fjalë ofenduese dhe duke shfaqur kënaqësinë për publikimin e kësaj shpifjeje. Çfarë t’u bësh aq kokrra mend kanë!!!
Se sa patologjike është urrejtja politike ndër shqiptarët, dëshmon kjo verbëri, që nuk di të shoh larg hundës. Akuza ndaj Hashim Thaçit dhe shokëve të tij, njëherësh është edhe akuzë ndaj UÇK-së, ndaj Adem Jasharit, ndaj historisë së lavdishme çlirimtare, është argumenti më i fuqishëm serb përpara botës për masakrat e bëra e kryera ndaj shqiptarëve. Nëse i tillë qenka Thaçi, indirekt ashtu mund të ketë qenë edhe Adem Jashari. Prandaj përse gëzohen disa mjeranë shqiptarë nga këso shpifjesh bajate antishqiptare?!
Një pjesë e shqiptarëve nuk kanë vizion politik, por kanë urrejtje psikopatologjike, nuk kanë simpati politike, por kanë interesa politike. Dhe kjo nuk vlen vetëm për disa shqiptarë të thjeshtë. Mungojnë prononcimet e shpejta dhe energjike të partive shqiptare kundër kësaj akuze për të dëshmuar para faktorit ndërkombëtar unitetin, të paktën në këtë pikë kur është cenuar dinjiteti kombëtar dhe historia shqiptare. Heshtja e tyre sikur flet për fshehjen e ngazëllimit.
Thuhej se shumica e shqiptarëve e duan ish-presidentin historik të Kosovës Rugova. Zgjedhjet e fundit e demantuan këtë. Ish-simpatizantët e dr.Rugovës të paktën për hirë të tij, nuk e panë të arsyeshme ta votonin djalin Ukën në shenjë respekti për babain e ndjerë. Me këtë dua të them se nuk flitet aq për dashuri e simpati sa për interes momantal. Dhe pikërisht është interesi momental, strumbullari rreth të cilit sillet egoja politike e shumicës së shqiptarëve. Atëherë dr.Rugova ishte sublimim i arritjes së pavarësisë në mënyrë paqësore, në idenë e së cilit gjetën prehje iluzionet e një pjese bukur të madhe të popullatës që e shihnin ish-presidentin si Mesia i Premtuar që me ndihmën e (Zotit ose) faktorit ndërkombëtar do ta sjell lirinë paqësisht. Kur ndodhi kryengritja e UÇK-së dhe disa ëndërrimtarëve syhapur iu prish rehatia, filluan t’i urrenin çlirimtarët. Ajo urrejtje është ende e pranishme, ndonëse jo aq sa atëherë.
Transferemiet ndërpartiake e dëshmojnë këtë që po e them: se s’ka parime, s’ka sinqeritet, s’ka profilizime, por ka interesa të ngushta, ka pazarllëqe dhe shtyrje me bërryla. Është kjo kohë e zorshme për t’u sfiduar, në veçanti më së vështiri e kanë njerëzit e ndershëm (nëse kanë mbetur ende të tillë) ose më mirë të them njerëzit e dobët, të cilët në këtë garë të mbijetesës politike humbin mu ashtu siç është përcaktuar nga teoria darviniane; pra për shkak se u mungon potenciali. Kjo madje shtrihet edhe në rrafshin brendapartiak, ku elitat bëjnë çmos për t’i mbajtur pozicionet që kanë, kurse të tjerët gjithashtu bëjnë çmos për t’u ngjitur majave.
Zgjedhjet e fundit në Kosovë dëshmuan dobësinë e sistemit zgjedhor dhe me fjalë të tjera edhe dobësitë e sistemit demokratik në përgjithësi. Është folur që për t’i evituar këto mangësi të përdoren kamerat, por për ata që kanë prirje hanie vjedhja mund të ndodh në numërimin e votave. Mbi të gjitha mungon edukimi politik e kulturor i qytetarit, prandaj edhe nëse shfrytëzohen të gjitha mekanizmat, prapëseprapë do të gjenden zgjidhje për t’i bërë zgjedhjet e pandershme.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLeonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
Alaudini zbulon misterin e famshëm të nominimit Drilon-Gjesti: Votat e diasporës bënë diferencën dhe e larguan Gjestin nga gara
Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi
Xhuli: Thuaj edhe një herë atë që i the Gjestit, nga Kosova nuk do të të lëmë të gjallë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?