Dosja D
Zhvillimet aktuale në Kosovë zbuluan një sekret: drenicofobinë
Drenica, një territor me 100 fshatra gjithmonë na e kujton historinë tonë të lavdishme ndër shekuj. Ajo mbetet simbol i rezistencës shqiptare që secilit pushtues i rezistoi me armë dhe penë.
Pushteti serb ia kishte shumë frikën Drenicë sa që vet mbreti serb Aleksandri pati propozuar që ky territor të shkatërrohej plotësisht. Sipas tij “vetëm me djegien e fshatit të fundit dhe me vrasjen e fëmijës së fundit në Drenicë, për opinionin tonë do të hiqet nga rendi i ditës çështja e shqiptare”.
Shkrimtari Hivzi Sylejmani për Drenicën shkruante se “Kurrë ky vend, kjo anë me male dhe lugina mesatare, kjo Drenicë e papërkulur, nuk ka dashur të dijë për asnjë pushtet përveç pushtetit të vet. Kurrkujt pra nuk i është nënshtruar”.
Mirëpo, çka është ajo që bënë që krahas tërë kësaj të kaluare të lavdishme, Drenica të mos pëlqehet nga dikush dhe madje-madje edhe të ofendohet në mënyrat më bizare.
Së pari, a mund të quhet i paditur një gjysh i cili fjalën e parë, nipit e mbesës i tregon: atdheun. Prindi që i dhuron fëmijën atdheut dhe fëmija që i falë jetën atdheut.
Me gjithë angazhimet primare për mbrojtjen ballë për ballë, për mbrojtjen e nderit shqiptar, Drenica i kushtoi rëndësi edhe arsimimit. Ajo dhuroi emra të njohur të dijes dhe penës. Le të përmendim Millosh Kopiliqin, Hasan Prishtinën, Xhemajl Abrinë (Pleqnar i Kosovës), Ymer Elshanin (shkrimtari më i mirë për fëmijë në ish Jugosllavi), Rifat Kukaj “Honore de Balzak” i personazheve për fëmijë, Adem Jasharin, etj.
Ismail Kadare me rastin e vizitë s së tij në Prekaz tha se “nga Prekazi mora kujtime që kanë nevojë të përsëriten, dhe se po të ekzistonte Çmimi Nobel për Liri, atë do ta meritonte Familja Jashari’’.
Ky shkrim, nuk ka për qëllim të nxisë nacionalizmin drenicak, por vetëm ua përkujton disave se kush është në të vërtetë Drenica e cila nuk e meriton që për shkak të politikave të përditshme të ulet dhe të nënçmohet në mënyrat më bizare.
Drenica nuk identifikohet me një ideologji të vetme ose me një person, sepse ajo ka një të kaluar të gjatë, shumëshekullore dhe në periudha të ndryshme ka ofruar ideologjitë dhe personalitetet më të duhura të kohës.
E ju nëse keni kaq fobi Drenicën, ju lutem, mundohuni që me vepra si të Drenicës, të ndryshoni të ardhmen, por asnjë herë mos e prekni të kaluarën, sepse ajo nuk mund të ndryshohet kurrë. Më thoni si mund të quhen “magjup” një popull që është munduar të ruajë identitetin e tërë popullit shqiptar. Drenica nuk ishte dhe as nuk është “CD shop e këngëve serbe”, por ishte makinë e krijimit të atdhetarëve.
Si mund të ofendoni njerëzit e vdekur të cilët dhanë jetën pikërisht për neve brezat e rinj, a nuk është turp…, a mendoni se ata janë gjyshërit, baballarët, nënat e njerëzve të Drenicës… Mund të thoni se “militantë të PDK-së votuan për të vdekurit”, por jo të ofendoni ata që s’janë më, në këtë mënyrë kaq mizore… Nuk është traditë e shqiptarit që të ofendojë ata që nuk mund të mbrohen (në këtë rast të Vdekurit).
Për fat të mirë, pavarësia nuk u shpall në Drenicë, sepse do të ishte quajtur “e vjedhur”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLeonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
Alaudini zbulon misterin e famshëm të nominimit Drilon-Gjesti: Votat e diasporës bënë diferencën dhe e larguan Gjestin nga gara
Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi
Xhuli: Thuaj edhe një herë atë që i the Gjestit, nga Kosova nuk do të të lëmë të gjallë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?