Fat kosovar
5 korrik 1990 – 5 korrik 2010. Ose: nëntë tablo në miniaturë për një sagë familjare
5 KORRIK 1990, PARADITE:
Nga radio-kasetofoni JVC i veturës po emetoheshin lajmet e fundit të Radio Prishtinës nga Seanca e Kuvendit të Serbisë. Seanca ishte e jashtëzakonshme dhe vinte si kundërpërgjigje ndaj një tjetre, mbajtur në jug, ku “kolegët” delegatë nga Kosova kishin shpallur Deklaratën Kushtetuese për Kosovën si njësi e barabartë në federatën/konfederatën e RSFJ-së. “Çka do të bëjnë tash?!”, më shumë me veten se me ne fliste babi, Flamuri, teksa ngiste veturën. Ne, tre fëmijët, e strukur në ulëset e mbrapme shikonim drejt nënës për të parë reagimet e saj. Ishim nisur, si zakonisht, që t’i shfrytëzonim pushimet e festave të 4 dhe 7 korrikut për të shkuar te dajët në Ulqin. Me të arritur në Rozhajë, vetura ndalet për të pritur familjen e tezes Drita që vinte nga pas. Babi me burrin e tezes, Aliun, diskutojnë për vendimin e saposhpallur në radio, se Kuvendi i Serbisë e shpall të jashtëligjshëm Kuvendin e Kosovës, bashkë me vendimin e 2 korrikut, dhe paralajmërojnë masa të jashtëzakonshme për “krahinën”. Dukshëm të mërzitur, kthehemi sërish në vetura.
Gjatë rrugës dëgjohet vetëm zëri i Radio Prishtinës. Kur, papritmas, altoparlantët lëshojnë një zhurmë të çuditshme dhe ndërpritet transmetimi. “Këta nuk janë në vete, diçka e madhe po ndodh”, sërish babi. Ndalemi sërish buzë rrugës, në atë që njihej si Ivangrad, më vonë Berane, dhe me t’u takuar me Aliun, del se në të dy automobilat ka mbizotëruar mendimi i njëjtë. “Duhet të kthehemi. Po duket po kërcet lufta”. Vëllau Dritëroi 18-vjeçar thotë se do të shkojë të luftojë. Unë, 12, them se ne nuk kemi as armë në shtëpi. Askush nuk e zë ngoje plazhin e huqur. Vetura Peugeot 204 e blerë nga prindërit fringo i ri, njëkohësisht edhe si status i një çifti të ri përparimtar profesionistësh për një jetë premtuese përpara, tash nuk çonte drejt detit, simbolit të paqes. Ishte kthyer dhe po gjarpëronte mes maleve, simbolit të rrezikut dhe të të papriturës, prapa drejt Kosovës, e cila paralajmëronte një periudhë të mbushur me gjithçka – vetëm me përparim e paqe jo.
5 KORRIK 1990, PASDITE:
Ishim mbledhur në shtëpi të gjyshes Zake që të ishim sa më shumë familjarë bashkë. Atë pasdite kisha mësuar mbase për herë të parë se si mund të jetë që ta shohësh një njeri për herë të parë dhe menjëherë ta urresh. Televizioni i Prishtinës, ashtu si dhe Radio Prishtina, kishte ndërprerë transmetimin për disa orë, për t’u kthyer më vonë prapë në etër. Hajrije Spikerica, emër me të cilin do ta njihnim më vonë, me një shqipe të ngjashme me atë të jevgjëve nga paralagjet e Prishtinës, po mundohej të kumtonte ato që ishin shkruar me një sintaksë të serbishtes në letrat që kishte përpara. Ditari II i RTP-së, fliste për një ditë krejt të zakonshme, pikërisht për të kuptuar krejt të kundërtën: asgjë nuk do të ishte më si më parë!
SHTATOR I VONË 1990:
Përjashtimi do të vinte së pari në formë mediale. Lajmi kishte dalë në gazetë. “Politika” e Beogradit kishte botuar shkrimin “Kosovo, nacionalisti na organima pravosuđa” (Kosovë, nacionalistët në organet e judikaturës”). Babi kishte lexuar emrin e tij në cirilikë. Aty thuhej se ai, si i vetmi nga Prokuroria e Qarkut të Pejës – por bashkë me 60 prokurorë e gjykatës të tjerë shqiptarë nga krejt Kosova – përjashtohej nga puna për shkak të imponimit të qëndrimeve nacionaliste në drejtësinë e Kosovës dhe angazhim kundër Serbisë. Shkasi i fundit – bojkotimi i punës në shenjë proteste ndaj politikave të Beogradit më 3 shtator. Mënyrë origjinale për t’u kumtuar ndërprerja e një karriere gati 20-vjeçare – me shkrim në gazetë. Disa ditë më vonë vendimi do të vinte edhe i shkruar dhe i protokolluar, në serbishte. Shfaqej në kumtim të fillimit të fushatës së spastrimit të gjerë të gjithçkaje shqiptare në Kosovë.
I dhashë vetes një premtim të heshtur: nuk do t’i kërkoj kurrë më para xhepi babit. Ai, gjatë gjithë asaj kohe, u përpoq shumë për të kundërtën. Siç mundi e diti.
DHJETOR, 1990:
Bashkë me mijëra qytetarë tjerë, ndodhesha në edhe një varrim të një ushtari shqiptar të (vetë)vrarë në Armatën Popullore Jugosllave. Dëgjova një dialog me qëndrime të kundërta mes dy miqve të babit. Njëri: “Kali para se të ngordhë, i qet edhe disa shqelma”. Tjetri: “Vallahe, përgatitu për shtigje të gjata, ndoshta 10 vjet”. Unë: “Çfarë dase ky i pari. Ky i dyti krejt debil”. Në mbrëmje, Radio Zagrebi fliste për situatë të tensionuar mes Sllovenisë e Kroacisë në njërën anë, dhe Serbisë në tjetrën. Mendova: “Çka nëse i del parashikimi debilit!”
27 MARS 1999, PASDITE:
Peugeot-ja ishte ndërruar ndërkohë me një VW Passat, i cili ishte blerë në Gjermani, jo i ri, nga paratë e mbledhura nga bizneset e vogla të suksesshme ose të dështuara të babait dhe vëllait. Tash Passati po e dërgonte familjen drejt Ulqinit. Jo drejt detit – drejt shpëtimit.
Paradite, njësite të përziera policore dhe ushtarake serbe, kishin vrarë 47 shqiptarë, fqinjë tanë në lagjen Dardania. Të tjerët i kishin dëbuar: drejt Malit të Zi, ose Shqipërisë. Gjashtë ditë më herët, djali i axhës Qazim, Ari, ishte vrarë nga një granatë e hedhur në kafe-galerinë “Koha” në Prishtinë, në një natë kur ishin bërë disa sulme të ngjashme. Ari, disa ditë më herët ishte punësuar në një organizatë të huaj humanitare, kurse atë natë, për shkak të frikës, kishte ndërruar vendpritjen e xhipit të punës, që zakonisht ishte te semaforat e Dardanisë, në kërkim të një vendi më të sigurt. Në një ironi fati, i kishte dalë e kundërta.
Axha Qazë ka mbetur i kapur nga kamera e RTP-së, teksa si delegat i Kuvendit të Kosovës, po polemizonte deri në prag të rrahjes me një koleg serb gjatë seancave të përgatitjes së Deklaratës Kushtetuese. Do të votonte ndryshimet më 2 korrik dhe 7 shtatori do ta gjente në Kaçanik, duke shpallur Kushtetutën e Republikës së Kosovës, për të ikur pastaj në ekzil. Në ditën e parë të asaj pranvere, Beogradi më në fund po ia kthente borxhin, duke e prekur aty ku dhemb më shumë – në të birin.
Me t’u kthyer nga varrezat e Dragodanit, ku e lamë Arin, babi më luti që të kthehesha bashkë me të për Pejë, që familja të jetë bashkë “çfarëdo që të ndodhë”. Përgjigja ime tipike e 20-vjeçarit sa idealist aq edhe naiv: “Disa po luftojnë me armë, unë do të rri të luftoj me penë”. Axha Ramiz, si shkrimtar e gazetar, s’pati se si të mos më përkrahte. Nëna Esmaja sa s’ishte shastisur kur kishte parë se unë nuk isha kthyer me të.
Puna me penë do të ndërpritej thuaja paralelisht me rënien e bombës së parë të NATO-s mbi Golesh. Militarët serbë do të shkatërronin gjithçka në zyrat e “Kohës ditore”, duke e lënë të vrarë rojën, Bacën Rexhë.
2 MAJ 1999:
Lufta me penë do të mund të rifillonte vetëm në Tetovë. Kisha kaluar gati një muaj e gjysmë duke u fshehur te halla Lule, në një nga blloqet me banorë të padëbuar të ndërtesave në Breg të Diellit. Kisha vendosur të rrezikoj vetë dhe të mos i rrezikoja edhe familjen e hallës, duke marrë një nga autobusët që çonin drejt Maqedonisë. Në qytetin perëndimor të Maqedonisë gjeta një pjesë të kolegëve që kishin dalë të bashkoheshin për të botuar projektin “Koha Ditore në Ekzil”. “Na u shtua edhe një”, tha Agroni. Më tregoi se shefi i madh, Vetoni, vazhdonte të ishte në Prishtinë, duke ndërruar vendstrehimet.
Disa ditë më vonë, komshiu Riza, një ndër shqiptarët e paktë që ia kishte dalë të rrinte në Pejë, do të shënonte në ditarin e tij të luftës: ”11 maj: Sot u dogj edhe shtëpia e Flamurit… Më parë janë plaçkitur të gjitha gjërat e vlefshme. Ka qenë shtëpi shumë e bukur…”.
16 QERSHOR 1999:
Bashkë me gazetaren e “New Yorker”, Elisabeth Rubin, dhe kolegen, Garentina, ia kishim dalë ta bindim një taksist para Grandit, që të na dërgonte drejt Pejës. Qyteti thuhej të ishte aq shumë i shkatërruar, sa që disa kishin filluar të thoshin se mbase nuk do t’ia vlente të ndërtohej fare në atë vend. Nga ana tjetër, Mali i Zi, ishin nisur drejt Pejës babi dhe nëna. I gjetëm para shtëpisë, ose para gërmadhës që kishte mbetur në vend të saj. E shikoja shtëpinë e djegur dhe njëkohësisht mendoja se si mund të ishte ky një ndër çastet më të bukura të jetës. Qeshja. Prindërit më shikonin me habi. Nuk kishin ditur se si do të reagoja duke parë se gjithçka që kishim pasur – me gjithë koleksionet e mia të librave, fotografive, CD-ve dhe kasetave – kishin humbur përgjithmonë. Unë, llogarisja: se ata do ta kishin tepër të vështirë për t’u përballur me mërzinë tonë. Më herët kishim mësuar se ishin djegur tërësisht edhe gjashtë shtëpitë e tjera të familjes së gjerë në Pejë “Një është me rëndësi”, u thashë. “Jemi gjallë dhe sërish në shtëpinë tonë, kurse ata që i kanë shkaktuar këto – nuk po i shoh më nëpër qytet”.
Dy muaj më vonë babi dha betimin si kryeprokuror i Qarkut të Pejës. Para tij qëndronte Bernard Kouchner. Teksti origjinal i fjalimit ishte në gjuhë të huaj, angleze, të cilën babi nuk e kuptonte krejtësisht, por po i pëlqente shumë.
Ditën tjetër, sërish po e lexonte emrin e vet në gazetë. Veçse kësaj radhe gazeta ishte në shqipe, dhe artikulli më nuk ishte në funksion të trasimit të rrugës për veprime kundërthënëse politike. Gazetë në serbishte nuk mund të gjeje në qytet.
QERSHOR 2000:
Donika, motra, na e kishte dhënë një si ultimatum. Ndonëse e fejuar, e kishte shtyrë martesën përgjatë luftës, nuk donte që një ndër ditët më të veçanta të jetës ta bënte në kushte tmerri. Tash sërish kishte një arsye. Nuk donte të shkonte nuse, duke dalë nga shtëpia ku ishim strehuar përkohësisht. “Vetëm nga shtëpia jonë”. U kishte marrë plot gjashtë vjet prindërve të mi që ta ndërtonin shtëpinë e re për herë të parë. Tash, kur ishim bërë pesë kontribuues të buxhetit familjar, u rindërtua pesë herë më shpejtë. Donika doli nuse e bukur, nga shtëpia e re dhe, sërish – e bukur. Zakonet, pa asnjë drojë më: shqiptare.
Shumica e shtëpive në Pejë, tashmë, ishin rindërtuar, po ashtu.
5 KORRIK 2010:
Delegatët e 2 korrikut dhe 7 shtatorit dalin në dokumentarë dhe japin shumë intervista nëpër televizione, gazeta e radio. Me meritë kujtohen si heronj. Të Kosovës së djeshme dhe shembuj për Kosovën e sotme. Ndonëse nuk kishin qenë gjëkundi të ftuar në solemnitetet e një date tjetër të rëndësishme, dy vite më parë, më 17 shkurt.
Babi ka ditën e fundit të punës. Doli në pension, por ashtu siç kishte ëndërruar gjithmonë – si kryeprokuror i Qarkut në shtetin e quajtur Republika e Kosovës. Ishte një rrugë e gjatë, jo e lehtë.
Presidenti i Serbisë, sakaq, kishte kërkuar që të nesërmen të mbahej një seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për t’u ankuar për një incident të ndodhur në veri të Kosovës, në vazhdën e përpjekjeve të minimit të perspektivës së shtetit më të ri në Evropë.
Gruaja Zana ma dha sihariqin: Donika ka lindur vajzë. Bebja Bora e çon në pesë numrin e fëmijëve të ne të treve. Më nuk na zë një veturë për të shkuar bashkë në pushime.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-3-780x439.png)
"A e di problemin që kam në mitër, idiote", eskalon debati mes Eglit dhe Valbonës
![Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-32-780x439.jpg)
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
![Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KQZ-ja-kamerat-vezhguese-ne-vendvotime-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/251514131-e1739017538986-780x439.jpg)
“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID
![Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-5-780x439.png)
Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti