Bashkimi kombëtar është vendi ku ndahet lumi i patriotëve nga llymi i pseudopatriotëve
Në parim, lufta e mendimeve dhe kundërthëniet konstruktive brenda organizmave politikë çon gjithmonë kah progresi. Por ato bëhen të rrezikshme kur më nuk janë konstruktive. Në komentin tim do të merrem me dy personazhe të Lëvizjes Vetëvendosje. Me deklaratën e fundit të Glauk Konjifcës dhe me shkrimin e fundit të Salih Mehemetit.
Para se të kaloj në temat konkrete dua të konstatoj se Lëvizja Vetëvendosje aktualisht është shprehja më e lartë e Lëvizjes për Pavarësi e Bashkim Kombëtar të filluar nga Lidhja e Prizrenit të 1878. Lëvizja Vetëvendosje për 5 vite arriti të bëhet faktor i rëndësishëm për mbrojtjen e vendit nga agresionet anarkiste të bandave politike të brendshme dhe nga reaksioni pro sllavo-grek dhe aleatëve të tyre të jashtëm. Lëvizja Vetëvendosje me qëndrimin e vet heroik bëri që atë ta respektojnë miqtë dhe t’ia kanë frikën armiqtë, sa për likuidimin e saj armiqtë përdorën edhe vrasjet e burgosjet e rrahjet brutale të aktivistëve të saj. Merita të barabarta për këtë kanë Albin Kurti dhe aktivistët veteranë të Lëvizjes Vetëvendosje, sepse as Albin Kurti nuk do të e arrinte këtë që e ka arritur pa përkrahjen e këtyre aktivistëve dhe as Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ishte kjo që është pa Albin Kurtin! Duke i pas këto fakte parasysh u morra me analizën e deklaratave të fundit të dy aktivistëve të dalluar të Lëvizjes Vetëvendosje që dolën kohëve të fundit para opinionit me qëndrime të ndryshme, duke sjellë huti edhe në mesin e aktivistëve edhe në popull!
Nuk besoj se Lëvizja Vetëvendosje mendon si Glauk Konjufca, dhe pritet që Lëvizja Vetëvendosje të distancohet nga kjo deklaratë e ti!j Sepse në këto kushte Lëvizja Vetëvendosje mundet të marrë pjesë në pushtet vetëm nëse pajtohet me Kushtetutën e Ahtisaarit. Pra, sakrificat, vuajtjet nëpër burgje, rrahjet, plagosjet dhe vrasjet e aktivistëve të Vetëvendosjes që kanë ndodhur për realizimin e VETËVENDOSJES dhe për bashkim kombëtar, tani ai gjak i derdhur po u dashka të shndërrohen në shkallë për të shkelur mbi të drejtë ardhjes në pushtet. Përderisa Glauk Konjufca thotë se: "…Bashkimi kombëtar, (tani na u bë) synim afatgjatë i ‘Vetëvendosjes…", kjo dëshmon se deri me tani edhe Lëvizja Vetëvendosje e ka keqpërdor "bashkimin kombëtar" si demagogji, për të fituar mbështetjen e patriotëve rreth saj. Bashkimi kombëtar nuk bëhet me “plane afatgjata e afatshkurtra” por kjo do punë të përditshme intensive, pavarësisht se kur do të realizohet. Shtyrja e BASHKIMIT KOMBËTAR me plane AFATGJATA, është heqje dorë nga bashkimi kombëtar dhe barazim me ato parti politike që në kohen kur nuk ishin në pushtet na gënjenin se janë për bashkim kombëtar dhe kur erdhën në pushtet e nënshkruan një Kushtetutë që e ndalon bashkimin kombëtar. Në zgjedhjet e kaluara Lëvizja Vetëvendosje, partive të tilla ua nxori një gomar me një pllakat “VOTONI PËR MUA”! Prandaj, askush nuk pret një ndryshim të tillë radikal të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje po harton strategjinë e pjesëmarrjes në zgjedhje, dikush e keqpërdori mungesën e përvojës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe përmes “misionarëve” të vet po bën përpjekje t’i godasq ata nga brenda. Pjesëmarrja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje nuk do të thotë se ajo është përcaktuar që të shndërrohet në parti klasike politike, sepse ka edhe forma tjera të pjesëmarrjes në zgjedhje, pa pasur nevojë që Lëvizja Vetëvendosje të heqë dorë nga Manifesti i vet!
Salih Mehmenti është njeri nga aktivistët më inteligjent të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe njeri i cili është konfrontuar me milicët e Sheremetit, me hienat e SHIK-ut e me kojotët e UNMIK/EULEX-it dhe ka shkuar edhe nëpër burgje, dhe ka mundur të vritet duke marrë pjesë në aksionet e Lëvizjes Vetëvendosje në radhët e para. Prandaj, pavarësisht nga tentativa për atentat politik ndaj tij, ai nuk ka nevojë të veprojë si njeri jashtë Lëvizjes Vetëvendosje, sepse ai është pjesë vitale e saj! Ai është në mbrojtje të Manifestit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe nuk mund të përjashtohet nga ata që e shkelin Manifestin e Lëvizjes Vetëvendosje! Prandaj, ai duhet të koncentrohet kundër devijimeve dhe të devijuesve e jo te distancohet nga Lëvizja Vetëvendosje, sepse kjo nuk është mbrojtje e parimeve!
Vet fakti se Salih Mehmenti është njeri nga aktivistët me inteligjentë të Lëvizjes Vetëvendosje, kjo krijoi frikë dhe xhelozi ndaj tij edhe brenda konkurrentëve karrieriste, si dhe zgjoi interesin e strukturave të SHIK-ut dhe të shërbimeve të huaja agjenturore që Salih Mehmenti të eliminohet nga Lëvizja Vetëvendosje me akuza staliniste, me qëllim që ai të bëhet kundërshtar i kreut të Lëvizjes. Ky ishte një komplot i përgatitur mire nga SHIK-u dhe agjenturat e huaja, dhe viktimë e këtij komploti janë edhe Albin Kurti edhe Salih Mehmeti, por para së gjithash viktima më e madhe është Lëvizja Vetëvendosje dhe anëtarësia e saj e përkushtuar.
Sa më shumë të afrohen zgjedhjet aq me shumë do të punojnë fabrikat e intrigave në prodhimin e intrigave përçarëse ndaj personaliteteve më besnike të kombit që gjenden brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo ka ndodhur në vitet 1961, 1981, 1991, 2001 dhe do të ndodhë edhe në 2011! Dihet se me çfarë akuzash të poshtra janë akuzua e akuzohen edhe sot Adem Demaçi, me çfarë akuzash janë akuzua Abdullah Prapashtica, Ali Lajçi, me çfarë akuzash janë akuzua Adem Jashari e UÇK dhe me çfarë akuzash po akuzohet Albin Kurti, Salih Mehmeti e Lëvizja Vetëvendosje etj. Në përpjekje që të goditet nga brenda lëvizja për pavarësi e bashkim kombëtar nga ana e qarqeve reaksionare. Por, Lëvizja Vetëvendosje do ti bëj ballë edhe kësaj lufte speciale të reaksionit të brendshëm dhe atij të jashtëm duke dalë edhe më e kalitur edhe më e pjekur.
Është e qartë se jo vetëm Salih Mehmeti, por po të organizohej një referendum brenda Lëvizjes Vetëvendosje shumica e anëtarësisë do të ishin kundër shndërrimit të Lëvizjes Vetëvendosje në parti politike. Pra ky konfrontim, nuk ka motive tjera pos të ndarjes parimore brenda Lëvizjes Vetëvendosje, në ata (si Salih Mehmeti) që duan të vazhdojnë zbatimin e Manifestit te Lëvizjes Vetëvendosje deri në fund dhe në ata (si Glauk Konjifci) që Lëvizjen Vetëvendosje duan ta shndërrojnë në parti politike për të ardhur vet në pushet – jo si lëvizje, por si individë. Pra, “spastrimet” staliniste me akuza të rrejshme ndaj një grupi aktivistësh të dalluar ndodhi me këto motive. Për këto arsye kjo pjesë e udhëheqjes sektare që do të ngjitet në pushtet, ndërmori masa për eliminimin e tyre, sepse ata paraqisnin pengesa për të ardhur në pushet. Ky mospajtim parimor për shkak të mendimeve të ndryshme nuk ka pas nevojë të eskalon në akuza të ndërsjella, por të vazhdohet debati deri te një zgjedhje frytdhënëse.
Prandaj Albin Kurti dhe Salih Mehmeti duhet të ulen së bashku dhe të korrigjohen, sepse janë te dy viktima të një komploti të një kuzhine shtrigash e shtriganësh intrigantë e komplotistë. Por, nëse nuk mund të arrijne një marrëveshje, atëherë ata kanë dy rrugë:
1) Njëra qon kah ndarja e Lëvizjes Vetëvendosje në dy krahë:
– Krahu i cili do të vazhdojë zbatimin e Manifestit të Lëvizjes Vetëvendosje në krye me Salih Mehmentin dhe
– Krahu që do t’i prinë Partisë Politike – të Lëvizjes Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin.
2) Ose ky konfrontim parimor do të sjellë shuarjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe krijimin e një organizmi të ri, i cili do të e vazhdojë luftën për pavarësi e bashkim kombëtar. Pra, rreziku është i madh, për Lëvizjen Vetëvendosje, por jo edhe për Lëvizjen për Pavarësi Bashkim Kombëtar, sepse ajo ka vepruar edhe para ekzistimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe do të veprojë edhe pas shuarjes së saj eventuale!
Mendoj se Salih Mehmenti dhe Albin Kurti duhet të ndërprejnë konfrontimet dhe së bashku, si dy aktivistë të dalluar të Lëvizjes Vetëvendosje të këshillohen me Adem Demaçin dhe ta respektojnë vendimin e tij. Kjo duhet të ndodhë shpjet dhe opinioni të qartësohet sa më shpejt për qëndrimet e marra! Këshilla ime personale është që të gjendet rruga që forcon bashkimin dhe bllokon përçarjet, sepse përparësi absolute duhet t’i jepet përmbysjes së këtij pushteti aktual reaksionar të EULEX-it dhe të vasalëve vendorë që po synojnë që të copëtojnë dhe shkatërrojnë kombin dhe atdheun tonë duke e vënë atë të tërin nën një sundim të përhershëm kolonial të Perandorisë Globaliste të Bashkimit Evropian!
Por, koha ka dëshmuar se sa herë që një gjeneratë ka fillua vendnumërimin në drejtim të bashkimit kombëtar, populli e ka nxjerrë një forcë të re nga gjiri i vet! BASHKIMI KOMBËTAR është vendi ku bashkohet dhe ku ndahet lumi i patriotizmit nga llymi i pseudopatriotizmit!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhami-780x439.jpg)
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_17-4-780x439.png)
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen
![Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-4-780x439.png)
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
![Krisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/krisa-780x439.png)
Krisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja
![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti