Reformat tatimore dhe modernizimi i administratës tatimore në Kosovë
Viteve të fundit të shek.XX financat publike (tatimet, doganat) karakterizohen me reformat e shumta dhe të konsiderueshme në sistemet tatimore si në vendet e zhvilluara po ashtu edhe në ato në zhvillim, e veçanërisht tek vendet në tranzicion siç është edhe Kosova.
Reformat tatimore gjatë dekadës së fundit janë të fokusuara veçanërisht në segmentet e strukturës tatimore, duke shkuar sa më shumë nga ajo që të ketë lloje të ndryshme të tatimeve dhe shtrirje më të gjerë dhe sa më efikase në aspektin e realizimit të hyrave nga tatimet dmth. të ketë sa më pak hapësira për evazion tatimor.
Reformë tjetër që është aplikuar në vendet në tranzicion dhe në vendet e BE-së dhe po punohet që kjo reformë të zbatohet edhe në Kosovë është thjeshtësimi dhe qartësimi i sistemit tatimor, sidomos i ligjeve tatimore që ligjet të cilat aprovohen dhe zbatohen në Kosovë të jenë sa më të qarta dhe sa më lehtë të interpretueshme nga tatimpaguesit dhe poashtu si reformim in një rëndësie së veçantë është edhe reformimi i administratës tatimore.
Reformat tatimore në vendet e zhvilluara dhe në vendet në zhvillim janë nxitur kryesisht për këto arsye: evazioni i lartë tatimor, aplikimi i normave të larta (shkallëve tatimore) që negativisht ndikonin në motivimin për punë dhe ne deklarim vullnetar, relativizimi gjithnjë më i shprehur i sovranitetit fiskal nacional dhe bartja e një pjese të sovranitetit në sistemet e mëdha dhe të përbashkëta proceset integruese siç janë Bashkimi Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, ekonomia e hapur e tregut globalizimi dhe lëvizshmëria nga tatimet e ndryshme në profit siç janë: Tatimi në të Ardhura të Korporatave (TAK), Tatimi në Fitim (TF), Tatimi në të Ardhurat Personale (TAP), etj., nevojat për shndërrimin e sistemit tatimor në sistem neutral, ndryshimin e pikëpamjeve dhe koncepteve ekonomike që e theksojnë veçanërisht rolin e tregut të lire në vend të filozofisë intervencioniste të tregut.
Sipas koncepteve të ekonomisë së tregut që varet nga oferta dhe e cila thekson neutralitetin më të madh tatimor të tatimeve në konsum në krahasim me ato në të ardhura, struktura tatimore u zhvendos dhe u përqendrua prej tatimeve direkte – në të ardhura në tatimet indirekte-në konsum,por para së gjithash jo përmes rritjes së normës tatimore të këtyre tatimeve por përmes zgjerimit të përfshirjes apo bazës tatimore.
Për dallim nga reforma tatimore te vendet e zhvilluara, vendet e tranzicionit prioritet të veçantë i dhanë ndryshimit të strukturës së vjetër tatimore,duke i zëvendësuar ato me tatime që janë aplikuar në vendet e zhvilluara. Kështu që të gjitha vendet në tranzicion e aplikuan TVSH–në (Hungaria, Çekia, Polonia, Sllovenia, Kroacia, Bullgaria, Shqipëria, Maqedonia, po ashtu veproi edhe Kosova ). Pastaj në tatimimin e korporatave u aplikuan sisteme të reja tatimore, si TAK ose TF I cili vlen edhe për format e tjera të organizimit të biznesit.
Në tatimimin e personave fizik u kalua në tatimimin e të ardhurave globale përmes tatimit në të ardhura globale, në TAP.
Përkundër kësaj këto vende pak a shumë ballafaqohen me kapacitetet e kufizuara administrative tatimore,mungesë të sistemeve informative, mungesë e standardeve dhe sistemeve të kontabilitetit, zgjerimin e evazionit tatimor, moralin e ulët tatimor, motivimin e dobët material të punësuarve në këto organe, etj.
Prandaj sipas kësaj qe u tha me lart vijmë deri te një përfundim se formimi i shërbimeve të njësuara dhe efikase të administratës tatimore, reformimi dhe sigurimi i sistemit informativ, shërbime këto që duhet ti ushtrojnë ekspertët, është kusht i domosdoshëm për realizimin e qëllimeve kryesore të sistemit dhe të politikës fiskale.
Shërbimet profesionale të punëtorëve me kualitete të larta morale përfshijnë punët siç janë: përcaktimi i tatimit sipas formave të përcaktuara me ligj, llogaritja e tatimit, pagesa e tatimit dhe kontrolli i realizimit të të hyrave publike. Në kushtet e tanishme, shërbimet e të hyrave publike duhet të jenë bartëse të detyrave në zbatimin e sistemit dhe të politikës tatimore. Statusi i tyre, organizimi, kompetencat dhe mënyra e financimit të këtyre shërbimeve profesionale, duhet të jenë lëndë e një studimi të veçantë me pjesëmarrjen e ekspertëve të vendit dhe jashtë vendit.
Sistemi dhe infrastruktura ligjore tatimore është kusht i domosdoshëm për arritjen e qëllimeve fiskale çka dmth. se ligjet e të gjitha llojeve të tatimeve si për TAK, TAP, TVSH duhet të jenë të kuptueshme dhe lehtë të interpretueshme si për tatimpaguesit po ashtu edhe për zyrtarët tatimor që merren me zbatimin e ligjeve tatimore në praktikë.
Në këtë kuptim infrastruktura ligjore luan një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e një sistemi stabil tatimor dhe hapësira sa më të vogla për evazion tatimor.
Sistemi tatimor në Kosovë në përgjithësi po përballet me disa probleme qenësore pikësëpari me krijimin e një botëkuptimi shumëvjeçar se gjatë regjimit okupator serbë në Kosovë dmth. deri në vitin 1999 janë përdorur lloj lloj formash për evazion tatimor me arsyetimin se regjimi serb i ka arkëtuar në mënyrë të kundërligjshme të hyrat tatimore, prandaj problemet e vazhdueshme pas vitit 1999 e tutje me sistemin tatimor dhe rregulloret e ligjet e UNMIK-ut pothuaj se të gjitha të kopjuara nga vendet e tjera si nga vendet në tranzicion po ashtu edhe nga vendet e BE-së dhe mospërshtatja e këtyre rregulloreve -ligjeve me gjendjen aktuale në Kosovë duke marrë parasysh se pas viti 1999 ekonomia në Kosovë ka qenë pothuaj se tërësisht e shkatërruar.
Ndërsa që nga viti 2009 kemi hyrjen në fuqi të ligjeve të reja tatimore dhe aplikimin e normave të reja tatimore fillimisht ligji mbi Tatimin mbi të Ardhurat e Korporatave dhe ligji për Tatimin mbi të Ardhurat Personale dhe tash së fundi gjatë këtij viti (2010) pritet të hyjë në fuqi edhe ligji mbi TVSH-në me reformat e reja tatimore.
Reformat tatimore në Kosovë janë të domosdoshme si në aspektin e politikës tatimore po ashtu edhe në aspektin profesional nga organet tatimore dhe si përfundim për zbatimin sa më të efektshëm të reformave tatimore duhet të vazhdohet të punohet më shumë në përmbushjen e disa parakushteve :të sigurohet infrastruktura institucionale; aftësimi profesional i stafit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) me anë të trajnimeve të ndryshme me ekspert ndërkombëtar; shkëmbimi i përvojave me institucionet tatimore të vendeve të zhvilluara dhe vendeve në zhvillim që e kanë kaluar fazën e tranzicionit; vetëdijesimi i obliguesve tatimor; efikasiteti i funksionimit të sistemit bankar etj.
(Autori është master i shkencave juridike-financiare)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistorike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra
Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti