Pse heshtin “Elefantët” për rastin Kurti
Tani që sapo kaluan dy vjet nga Pavarësia e Kosovës, situata ne vend vazhdon te mbetet e keqe. Madje mund të thuhet se jo vetëm e njëjta, por edhe më keq, ngase tani populli ka filluar ta humb durimin dhe dita ditës po behet më pesimist për të ardhmen e vet. Kosova sipas raporteve të mekanizmave ndërkombëtar, ka ngel prapa në shumicën e segmenteve të jetës. Qeveria nuk kontrollon gjithë territorin e vendit, korrupsioni po lulëzon, pasi qe tanimë ka lëshuar rrënjë te thella. Në vend ka shumë zot shtëpie: EULEX që është shefi i të gjithë të zotëve të shtëpisë, Qeveria e Kosovës e cila kontrollon Kuvendin dhe paranë publike, strukturat paralele të serbeve dhe kush e kush tjetër më. Sa u përket këtyre tre të Zotëve të shtëpisë, tani më nuk është lajm se janë shumë funksional dhe veprojnë shumë legal, por durimi i qytetarëve po bie me të madhe.
EULEX nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës, Kosova nuk i njoh strukturat paralele, kurse strukturat paralele serbe nuk i njohin as Pavarësinë e Kosovës as EULEX-in. Është shumë kontroverse kjo mosnjohje nga njëra anë, ndërkaq nga ana tjetër aspak nuk e pengojnë njëra tjetrën. Qeveria trumbeton se po e lufton korrupsionin, që i bie konkretisht do ta luftojë vetveten, kurse EULEX thotë se do arrestohen “peshq të mëdhenj”, mirëpo as e para e as e dyta nuk po ndodhin.
Qytetaret e shtetit të ri, prit një ditë e prit një muaj, asgjë nuk po luan. Në ketë situatë Institucionet e vendit janë ato që do duhet ta luanin rolin e vet, sepse ato kanë dalë direkt nga populli edhe pse dihet se si dhe qysh kanë dalë. Misioni që ka ardhur për të shërbyer në një vend dhe as nuk e njeh, e as nuk e mohon Shtetin, po dështon. Çfarë epiteti tjetër mund ti jepet pos dështim këtij misioni, kur deri me tani rezultatet e punës së tij janë zero. Në ketë kontekst, ky mision ndërron drejtimin e rrugës për të cilën është e thirrur të ecën. Në vend që të hetojë dhe ti gjykojë vrasësit- policët rumunë, që vranë dy qytetarë të Kosovës dhe plagosën dhjetëra të tjerë, EULEX nxjerr në gjyq viktimën.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, si organizator i protestës së 2007-së akuzohet. Në ketë rast Kurti është viktima, pasi që viktimat e asaj proteste ishin mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kërkonin të drejtat e tyre qytetare, ku sipas konventave ndërkombëtare i takojnë çdo qytetari të çdo vendi. Kjo lëndë ishte marrë nga misioni paraprak UNMIK, i cili po ashtu ishte i dështuar në punën e vet në Kosovë. Në ketë kontekst duhet thënë se EULEX po gabon, madje ky ndërrim i kahut, jo vetëm se është i dështuar, por edhe shumë i rrezikshëm.
Po vjen lideri i ri
Albin Kurti, e refuzoj paraqitjen në gjyqin e EULEX-it me një arsyetim shumë korrekt dhe të drejt: “nuk vij në gjyqin tuaj sepse nuk ju njoh, as ju nuk e njihni pavarësinë e vendit tim as unë nuk ju njoh ju”. Në shikim të parë kjo duket e thjeshtë dhe mund të merret si një përgjigje e zakonshme, por nëse e analizojmë ketë, na del se këtu po vjen një fund i kësaj që jemi duke e duruar. Sipas thinjës së vjetër kineze se “çdo durim ka një fund dhe çdo fund sjell një fillim të ri”, na del se kësaj gjendje pa emër po i vjen fundi, kurse fillimi i ri do të vije siç e meriton Populli Shqiptar.
Vetë Albin Kurti, ndodhet në një situatë të vështirë, por duke e njohur personalitetin e tij, them se është i pathyeshëm, ashtu siç mbahej edhe kur ishte student ne vitin 1997. Kësaj radhe dhjetëra mijëra nënshkrime që u mblodhën në mbrojtje të tij për një javë, jo se vetëm dëshmuan se Albin Kurti po gëzon mbështetje më të madhe, por tani në ato lista janë edhe mijëra qytetare nga Shqipëria dhe shqiptaret jashtë Kosovës.
Ky fakt flet qartë se shqiptaret kanë filluar të ndjehen si komb dhe si një trup. Dhjetëra organizata të shoqërisë civile, nga gjithandej trojeve shqiptare, që po kërkojnë mbështetje nga mekanizmat shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës, jap të kuptosh se tani topi është në duart e shqiptareve dhe politika të kthej kokën dhe të punoj për popullin e vet. Në ketë situatë është për të ardhur keq nga “Elefantët”, të cilët heshtin dhe as bëjnë zë, sikur nuk po ndodhe gjë me Kosovën. Ndonëse kontrollojnë opinionin dhe mediet janë në shërbim të tyre, populli nuk po u beson më “elefantëve kosovarë”. Sa herë që i teket presidentit të Serbisë, vjen në Kosovë dhe madje as qe qanë kokën të pyet institucionet vendore. Ketë e dinë qytetaret se në çdo shtet, nëse do ta vizitosh, duhet të kesh një ftesë, ose të lejohesh nga qeveria e atij shteti që do të vizitosh. Viti 2010 do të sjell shumë ndryshime dhe ngjarje për Kosovën.
Siç po shihet Kurti po vjen e behet lideri i ri që do ta drejtoj vendin, ose do ti pengoj ata që e kanë humbur rrugën dhe shkojnë drejt një falimentimi të shtetit të ri.
Në rastin Albin Kurti, pse heshtin ELEFANTËT
Ndonëse është më vizionar dhe më i zgjuar se “elefantët”: Fatmir Sejdiu nuk deklarohet sepse është president i vendit dhe “respekton Kushtetutën”, kurse Hashim Thaçi është kryeministër dhe nuk mund të lejoj që t’ na prish me miqtë tanë ndërkombëtarë. Liderët e partive opozitare jo për gjë tjetër, por na jemi opozitë dhe mendojmë që të hyjmë në qeveri, fundja edhe na duam si këta të qeverisë të bëjmë pak pare. Çështja është shumë delikate dhe me ndërrimin e mendësisë politike do të ndërrojë edhe strukturat dhe personat që janë në krye të vendit dhe thjeshtë po të ndodhin këto ndryshime shumëkushi duhet të shkojë në burg, prandaj këtu zë fillin heshtja e elefantëve.
Është e pakuptimtë mos dalja në mbështetje në opinion e Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Bamir Topi, Kryeministrit Berisha dhe liderit Socialist Edi Rama, por fatkeqësisht kanë për tu marrë me një proces të përfunduar gjashtë muaj më parë. Sido qe të jetë kjo na bënë më optimist për një ndryshim të madh këndej dhe andej kufirit Shqiptaro-Shqiptar.
(Autori është magjistrant në politikat ndërkombëtare dhe çështjet e sigurisë në Universitetin e Brukselit)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhami-780x439.jpg)
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-4-780x439.png)
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti