Për etërit e sotëm
Dhe dorën në zemër, ne etërit për shumë gjëra i kemi të duart të majta, jemi të ngathët, nuk na shkojnë. Vështirë të adaptohemi nga Xheku xheklemen (po huazoj pak nga një poet imi i dashur shumë, Eqrem Basha), nga imazhi ynë i brendshëm, me kokën lartë, me brilantinë xixë mbi flokë, me kollaret verbuese, me shefpozitat, me këtë alamet potence që ia kemi grabitur jetës,… vështirë pra që ne, kjo luzmë kalorësish burokracie, të merret me një profanllëk mëngjesor: çuarjen këmbë të fëmijëve në çerdhe. Nuk e kap kolazhi ballkanik, e hedhë.
1. (tipi i parë)
Një art në vete është të jesh baba i mirë. Një art, mjeshtërinë e të cilit je i sfiduar ta mësosh, ta transformosh, ta improvizosh vazhdimisht, minutë për minutë. Është një mozaik ethesh, djersësh të ftohta netëve pa gjumë, sikletesh, frike dhe dëshirash. Një lumturi e trisht.
Edhe jeta e etërve të sodit nga koha përbëhet; nga mëngjese që nisin me betejat e vogla, të cilat zhvillohen në dhomën e ndejës nga taborret familjare të gjysmëjermëta me zhurmën e ëmbël fëmijërore, insistimet për filmin e vizatuar, apo dredhëzat që do të mund të jenë vyshkur në Farmville. Pastaj logu i betejave zhvendoset në banjo: lahen sytë, dhëmbët, krihen flokët, sekush duke vrapuar pas furçës e krehrit të vet, për të vazhduar me xhaketat, mbathjet dhe çantat që ngarkohen mbi shpinë.
(Ju veç mund të keni kuptuar që unë po flas për një shembull konkret. Vetën.)
Të dalësh me tre fëmijë të vegjël rrugëve të ngushta të lagjes, ndonëse vetë i dytë në përcjellje të tyre (kjo është një sfidë që babai qytetas i sotëm nuk e përballon dot vetëm, pa ndihmën e gruas!!) është një mbijetesë e përditshme. Jo më shumë se dyqind metra udhë, je vazhdimisht në rrezik jete, si të ecësh përmbi tela rryme. Dhe si pehlivan, me fëmijët (e madhja është 5 vjeçe!) përdore duhet kalosh përmes këtyre rrugëzash të atrofuara. Nga çmendia e ulur mbi automjete anonime që ikin me nxitim, duhet të kesh shumë guxim që të mos biesh në panik.
Nuk kam parë (në gjithë këtë jetë nomadi!!) ngasës autosh më idiotë se në Prishtinë. Ndoshta paskemi ne njëfarë raporti marramendës, ekscitues, me timonin. Ndoshta (po i referohem një teksti nga studimet) ai, timoni pra, paraqet për gjithë këtë farë soji havdall një mjet, dhe ngasja – një akt, plotësues të seksualitetit të mangët në jetën e këtyre rrotelëve të mekanikës së këtij qyteti. Përndryshe si t`i shpjegojë vetës, që njeriu nget me aq shpejtësi, përmes këtyre ngushticash të asfaltuara osmane, duke lënë pas zhurmën dhe tymin e pafund, si një ejakulim pervers maniakësh.
Por, ky nuk është kulmi. Ke parasysh, lexues i nderuar, rrugën që çon te dyert e çerdhes: është e shumta dy metra e gjerë. Shko, në të raftë rruga, kah çerdhja „Yllkat“ dhe e sheh, dhe po ta kishe atë fat nopran e të kaloje andej kah ora tetë deri në tetë e gjysmë…
Nëpër atë shteg të ngushtë që çon deri te dyert e çerdhes kalojnë automjete pa pushim, me etër (por, edhe nëna) që sikur mundohen t`i fusin fëmijët e tyre ashtu pa zbritur drejt e në dhomat e çerdhes. Sikur të dinin automjetet artin e ecjes nëpër shkallë (i lumtë atij arkitekti vizionar, që ka projektuar hyrjen me shkallët përpara!!) ato, kerret pra, sigurisht do të detyroheshin të ngjiteshin deri te holli i pranimit të fëmijëve, krejt brenda në objekt. (S`ka si të mos ta kujtojë Mc-Drive-in pasditja kur prindërit e tillë, të armatosur me kerre dhe paturpësi, vijnë t`i marrin fëmijët e tyre. Parkojnë te pragu. Dhe ndyrësia më e madhe: i lënë kerret ndezur. Ndodh që ndonjëri prej këtyre prindërish ketër (s`po i quaj majmunë) të punojë në Ministrinë e Ambientit).
Por, ky shteg i ngushtë më ka mësuar edhe diçka tjetër, diçka krejt të paimagjinueshme më parë: këta prindër dhe kerret e tyre janë elastikë. Se si hyjnë në dy metra shteg dhe kalojnë pranë njëri tjetrit nga dy kerre… këtë s`e kam kuptuar për këtë një vit e gjysmë prejse çoj fëmijët në çerdhe, dhe, siç duket, nuk do ta kuptoj kurrë.
Gjatë evolucionit Zoti ka huqur pak në specien tonë: për t`i çuar fëmijët në çerdhe në Prishtinë na janë dashur flatrat, fluturimi. Ndryshe, o Zot, s`po mund kalojmë dot përmes trotuarit tonë të pushtuar pa mëshirë (këtij Atdheu të gurtë e të pashpresë të ne zbatharakëve të gjorë!).
Ajo që është iso e këtij vajtimi pra, jemi ne këmbësorët, aq më keq: këmbësorë me fëmijë përdore, me nga dy a tre, dhe më së keqi: këmbësorë etër, baballarë.
Dhe dorën në zemër, ne etërit për shumë gjëra i kemi të duart të majta, jemi të ngathët, nuk na shkojnë. Vështirë të adaptohemi nga Xheku xheklemen (po huazoj pak nga një poet imi i dashur shumë, Eqrem Basha), nga imazhi ynë i brendshëm, me kokën lartë, me brilantinë xixë mbi flokë, me kollaret verbuese, me shefpozitat, me këtë alamet potence që ia kemi grabitur jetës,… vështirë pra që ne, kjo luzmë kalorësish burokracie, të merret me një profanllëk mëngjesor: çuarjen këmbë të fëmijëve në çerdhe. Nuk e kap kolazhi ballkanik, e hedh. Ka diçka të paadaptueshme në këtë pamje: një baba me dy fëmijë (a tre) përdore… në Prishtinë,…sot??!! Ke ndjenjën sikur ke ndërruar gjininë.
Në mos më keq, një imazh butësie i tillë përveçse mund ta pështirosë dikë me feminitetin që mbrunë në vete, konoton vetëm femrën.
2. (tipi i dytë)
Një mijë krerë pikëpyetjesh ngjiten të harbuara mbi kokën e një babai të papunë. Sikur gorgona, pikëpyetjet e therin secila më thellë e më keq të pafajshmin. Djersët e ftohta të natës pa gjumë, dertet që e çojnë natë për natë në shtrat dhe e ngrisin nga ai. Duart e ftohta të tyre.
Nuk ka gjë më zor në jetë se të jesh baba dhe i papunë. Duke parë fëmijët e tu, që nuk mund t`ua plotësosh minimumin e kërkesave; duke parë fëmijët e tu, që mbesin prapa ngase nuk kanë mundësi të ecin krah moshatarëve të vet; duke parë fëmijët e tu, që nuk kanë shanse të barabarta, nuk ke vend për qetësi. Në gjoksin e mbërthyer nga ankthe të tilla është shumë ngushtë, pa marrë parasysh ç`zemër e madhe rrah në të.
Ti zgjohesh dhe përpjekësh orë e çast. Del në mëngjes, mëngjes, kërkon punë. Me ata pak cent mbushje telefonike thërret miqtë, të cilëve ua ka dashur fati dhe punojnë në ministri, a komunë, mos po të ndihmojnë të bësh përpara, të punësohesh, të çlirohesh. Por, telefonat e tyre nuk hapen për ty. Bota është e shurdhër për fukaranë, sidomos kjo e sotmja. Sidomos kjo shoqëri, hienat që e sundojnë, e kanë çmoralizuar. Ndoshta gjithkund në botë është kështu. Por, nuk është mirë.
Ti mbetesh me vetminë tënde dhe telefonin shurdh, të rëndë sa bota, në duar.
Çka do të hanë sot familja??
Ti nuk ke turp të punosh, çfarëdo qoftë pune, se ti nuk e njeh krekojsen boshe, lavdet, snobet dhe manitë tribale të kokave ku varen kravatat.
Për bukën e përditshme të këtij Zoti kursimtar, ti shet gjakun tënd, vetëm e vetëm që të jesh baba i mirë dhe të shndërrosh atë gjak në një çikë lumturie të fëmijëve të tu. Ti punon, të shoh, dhe nënshtrohesh nga shefa dhe rreziqe të pamëshirë: herë je në shi e erë të fortë duke punuar pa asnjë mburojë në katin e dhjetë të një pallati që ndërtohet, herë je hamall në treg, roje nate, por rrallë ka punë për ty. Të pafund i ke vetëm dertet.
Ti kthehesh në mbrëmje në shtëpi, dhe të përpijnë mure të ftohta, lyer me ankthet e përditshme. Si të jesh baba i mirë në një natë mizore si kjo??
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLoredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti