Enciklopedi për fqinjët e mi
Në lagjen ku banoj unë ka shumë zhurmë. Tërë kohën ka zhurmë. Pa ndërprerë e pa orar. Në orën 7 në mëngjes, në orën 8, pastaj në orën 15, 17, në orën 20 dhe në orën 23 të mbrëmjes, por edhe në orën 3 të mëngjesit, për të vazhduar përsëri në orën 7 të mëngjesit. Dikush mund të pyes “si është e mundshme”? Kësaj pyetje as unë nuk ia di përgjigjen tash e 35 vjet. Zhurma këtu nuk është vetëm përshkrim i tonit, por edhe i bërllokut, i takeve, i kalamajve që hedhen jashtë pa përkujdesje prindërore dhe i gjërave të tilla.
Prishtina është qytet, është copë betoni, ku nuk do të ishte çudi nëse një numër i konsiderueshëm i popullatës të jetojnë “me allti në kukë”. Dua të them, jetesa në qytet dhe në fshat i ka dallimet e veta specifike. Por, një pjesë e popullatës së qytetit, në këtë rast, të Prishtinës, nuk përfillin asgjë, as banorët “autokton” të Prishtinës, as rrugët e saj, as shkollat, as vend-parkimet, as vendet për lojë, as kafiteritë, e as sjelljen me njerëzit tjerë. Shkurt, një pjese e popullatës së Prishtinës ka prirje që të konfiskojë ose të shkatërrojë çdo gjë që gjen para vetes.
Këta njerëz vazhdojnë të mos respektojnë por edhe të detyrojnë të tjerët të mos e respektojnë ligjin jo vetëm në Prishtinë, por askund në Kosovë. Kështu, këta njerëz lehtësisht kalojnë e bëhen vagabondë e gangsterë.
Dua të them, Prishtina është rast i gjallë që mund të shihet e të preket dhe që e arsyeton atë që vazhdimisht deklarohet që shqiptarët e veriut (kosovarët) vazhdojnë të mos kenë ndjenjë se ky vend, ky shtet, pra Kosova, u takon të gjithëve e jo vetëm një pjese të saj (rëndom politikanëve dhe gangsterëve të tyre), pra kosovarët kanë mungesë të ndjenjës për shtetformim, për të themeluar e mbajtur shtëpi. Prishtina është argument që shqiptarët e veriut (kosovarët) po dalin të jenë njerëz me veti shkatërruese të natyrshme, ose që këtë punë e bëjnë në mënyrë të pavëmendshme e të pavetëdijshme, plus që u vjen mërzi t’ua përmendësh. Shkurt dhe thjeshtë, shqiptarët e veriut (kosovarët) ende nuk dinë, ose refuzojnë të mësojnë të jetojnë pa dikë mbi kokë.
Krejt këto gjëra i pata parasysh nga debati për një Enciklopedi maqedonase e cila i quante shqiptarët atje ardhacakë nga mali dhe pushtues. Në fakt, për këtë ilustrim, shumë lehtë mund të merret shembulli i pjesës së Shkupit ku jetojnë maqedonasit dhe pjesës ku jetojnë shqiptarët. Por, unë, megjithatë, nuk jetoj në Shkup.
Kështu, duke e pasur parasysh atë që ndodhi, po ndodhë e vazhdon të ndodhë në Prishtinë, shtrohet çështja: a e kanë keq ata dreq letrarë nga Maqedonia që shqiptarët i quajnë njerëz të malit dhe pushtues? A e kanë keq ata maqedonas që shtetin e tyre fals e bënë realitet? Ose, si është e mundshme që krejt ai mund që u bë për pavarësi e shtet të Kosovës të shkatërrohet në Prishtinë pa pra? Në fakt, unë po i referohem vetëm Prishtinës, por e njëjta ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë edhe në Gjilan, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjakovë dhe në qyteza e vendbanime të tjera.
Ose, a ka ndodhur ky shkarkim i mllefit ndaj Prishtinës dhe prishtinasve për shkak të varfërisë dhe situatave të ngjashme ekonomike? Jo, sepse askush nuk i ndalon ndërtimet dhe zhvillimet në vendin prej nga vijnë.
Kështu, Enciklopedia maqedonase (ajo e vjetra) ndoshta duhet të përkthehet edhe në gjuhën shqipe e t’u dorëzohet edhe fqinjëve të mi. Le ta kenë e ndoshta gjeneratat e ardhshme mund ta lexojnë e ta studiojnë, por tinëz.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës